Author: Hamdi Kumanova

As në këtë të hënë, pas koordinimit të zakonshëm të grupeve parlamentare me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, nuk ka pasur marrëveshje për zhbllokimin e punës në komisionet parlamentare të cilët bllokojnë edhe procedurat në seancat plenare, shkruan Alsat. Rreth shtatë komisione janë pothuajse jofunksionale. Kjo pasi disa deputetë kaluan nga ligjvënësi në pushtetin lokal pas zgjedhjeve lokale kurse pati edhe kalim të partive nga pushteti në opozitë, siç bëri lëvizja Besa, dhe nga pozita në pushtet, siç bëri Alternativa. Kështu që përbërja e komisioneve, nuk pasqyron situatën e re pushtet-opozitë. Pushteti më nuk e ka shumicën në disa…

Lexo më Shumë

Rreth 400 metra katrorë kallam janë djegur në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të Qendrës së Skautizmit në Strugë, njoftojnë nga SPB-Ohër. Zëdhënësi Stefan Dimoski ka bërë të ditur se zjarri është raportuar në polici 46 minuta pas mesnatës së 13 shkurtit. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Struga. “Në Sektorin për kontroll të brendshëm – Strugë, dje në orën 00:46 është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të Qendrës së Skautizmit në Strugë, ka shpërthyer zjarri në kallamet, nga ku nuk ka të lënduar”, tha Dimoski. Me urdhër…

Lexo më Shumë

Kalimi hekurudhor në fshatin Llopat, në shtrirje Kumanovë-Shkup ka filluar të funksionoje, ka njoftur Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave. Ky kalim nuk ka funksionuar për shkak defektit në mjetet e ndalimit dhe sinjalizimit të komunikacionit rrugor për udhëtarët të cilët udhëtojnë me automjete. Personi përgjegjës në Stacionin Hekurudhorë në Kumanovë ka theksuar se defektet e sinjalistikës dhe rampa janë zgjedhur dhe janë funksionale. Ditë më parë zgjidhjen e këtij problemi e ka premtuar zv.kryeministri Artan Grubi, i cili tha se kishte qene i painformuar per kete problem deri ne momentin qe i’u prezantua nga gazetaret. “Është hera e parë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Natalia Zadorozhnyuk në Panel diskutimin e CIVIL-it në temë “Kriza ruso-ukrainase dhe Maqedonia e Veriut”, që u zhvillua më 9 shkurt, deklaroi se, në lidhje me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, Ukraina pret mbështetje të qartë dhe pa mëdyshje politike nga Maqedonia e Veriut por edhe që vendi ynë t’i bashkohet sanksioneve ekonomike kundër Rusisë që u vendosën nga Bashkimi Evropian (BE) në vitin 2014, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalia Zadorozhnjuk; Foto: Ambasada e Ukrainës në Shkup “Presim t’i bashkoheni sanksioneve të Bashkimit Evropian. Nuk mund…

Lexo më Shumë

Tre raste të reja me nën variantin e ri të Omicron janë konfirmuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Gjatë javës së kaluar laboratori i Virologjisë dhe Diagnostikimit Molekular në Institutin e Shëndetit Publik – Shkup ka realizuar një sekuencë prej 41 mostrave pozitive të Covid-19. Sipas ISHP-së, në 35 mostra është vërtetuar Ba.1 sublime e Omicron, ndërsa në tre persona është regjistruan nën varianti e linjës B.1.1.529 e Omicron SARS-CoV-2, e njohur si “stealth” Omicron (dy janë nga Shkupi dhe një nga Strumica)./abcnews.al

Lexo më Shumë

Në dhjetor të vitit të kaluar vendin e kanë vizituar 39.222 turistë prej të cilëve 53 për qind janë vizitorë vendas, ndërsa 47 të huaj të cilët kanë realizuar 78.237 bujtje me ç’rast 52,9 turistë vendas, ndërsa 47,1 për qind të huaj. Të dhënat nga Entit Shtetëror të Statistikës, tregojnë që në vitin 2021 numri i turistëve është rritur për 50.3 për qind në krahasim me vitin paraprak. Te turistët vendas ka një rritje për 16,9 për qind, ndërsa te mysafirët e huaj është për 148,7 për qind. Numri i bujtjeve në vitin 2021 është rritur për 36,3 për qind…

Lexo më Shumë

Një grup i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, po qëndron në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut nga data 5 shkurt. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 30 persona të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë përmes Aeroportit të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se “bëhet fjalë për një grup fetar hebre që është vazhdimisht në lëvizje pasi është detyruar të largohet nga shumë vende si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika”. Sipas Policisë, grupi përfshin shtetas amerikanë, kanadezë, belgë dhe amerikano-jugorë. Detaje mbi arsyet e largimit të tyre…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar në Tabanoc zyrtarët policor kanë zbuluar 5 teste PCR të falsifikuara dhe 3 automjete të cilët kanë transportuar pasagjerë pa dokumentacion përkatës. Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se O.B. (51) nga Shkupi, T.T. (28) nga Shkupi, D.M. (28) nga fshati Tromegjë, rajoni i Kumanovës, D.G. (56) nga Koçani M.P. (61) nga Shkupi kanë paraqitur teste të falsifikuara PCR. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse. Gjithashtu gjatë kontrrollit të një autobusi me targa të Shkupit të drejtuar nga H.P(54) nga Shkupi si dhe në një automjet të pasagjerëve të drejtuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i ftuar në emisionin “Studio 10” në TV24 bëri të ditur se problemi me krizën energjetike është serioz dhe të gjitha komunat do të përballen me të. Ai bëri thirrje që shteti të gjejë mënyra për subvencionimin e llogarive të komunave, për përballje me krizën energjetike. Ai shtoi se Kumanova ka para për rrymën vetëm për tre muajt e parë të vitit 2022. “Nëse shohim që gazi është rritur katërfish dhe në një muaj tashmë janë shpenzuar fondet që janë planifikuar për katër muajt e ardhshëm, atëherë do të hasim në problem serioz…

Lexo më Shumë

Laboratori i Virologjisë dhe Diagnostikimit Molekular në Institutin e Shëndetit Publik – Shkup gjatë javës së kaluar ka realizuar një sekuencë prej 41 mostrave pozitive të Covid-19. Të dhënat janë mbledhur nga data 29.01 deri më 06.02.2022. Sipas ISHP-së, në 35 mostra është vërtetuar Ba.1 sublime e Omicron, ndërsa në tre persona është regjistruan nën varianti e linjës B.1.1.529 e Omicron SARS-CoV-2, e njohur si “stealth” Omicron (dy janë nga Shkupi dhe një nga Strumica). Sipas mostrave, mund të konstatohet se në vend ende qarkullon varianti Delta, i cili është vërtetuar në 3 mostra, ndërsa në dy mostra është regjistruar…

Lexo më Shumë

Këtë javë vazhdon dialogu intensiv ndërmjet grupeve të punës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat i dakorduan kryeministrat e të dy vendeve Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov. Pas bisedave të javës së kaluar në Sofje, është planifikuar edhe takim i ri për pakon e çështjeve politike, këtë herë në Shkup. Të dy vendet i definuan çështjet prioritare për të cilat do të kërkohet zgjidhje. Për palën maqedonase janë çështjet e identitetit në kornizën negociuese si zgjidhje evropiane, ndërsa për palën bullgare çështja e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Takimi i dytë i ekspertëve të Ministrive për Punë të…

Lexo më Shumë