Author: Hamdi Kumanova

Pensionet vështirë se i mbulojnë shpenzimet në rritje në muajin aktual, thonë pensionistët. Për t’i mbuluar faturat dhe ilaçet e nevojshme janë të detyruar të shkurtojnë nga ushqimi. Qytetarët që arritëm t’i anketojmë thonë se nuk jetohet me pension 12 mijë denarësh, kërkojnë rritje të pensioneve që të mbulohen të gjitha shpenzimet. “Është shumë shtrenjtë, nuk mund t’ia dalim me pensionet, pensionet tona janë të ulëta. të jenë të paktën 20 mijë denarë, t’i paguajmë rrymën, ujin, telefonin, ndryshe do të heqim dorë nga shumë gjëra, edhe nga telefoni edhe nga rryma. As edhe lëng nuk mund të blesh tani,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.338 testime për coronavirus, ndërsa 920 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 502, Manastir – 54, Kumanovë – 48, Veles – 40, Tetovë – 35, Prilep – 31, Kavadar – 27, Shtip – 24, Kërçovë – 20, Strumicë dhe Gostivar – 18, Ohër – 16, Negotinë – 14, Gjevgjeli – 1 , Koçani – 11, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë – 8, Struga – 7, Resnja – 5, Demir Kapi, Vinica dhe Dibra – 4, Bogdanci dhe Kratovë – 3, Dellçeva – 2,…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara në media, për një grup qytetarësh që lëviznin në këtë qytet, për të cilët pretendohet se janë pjesë e ndonjë sekti. SPB Kumanovë thotë se grupi i personave të vërejtur në Kumanovë është grup i pjesëtarëve të bashkësisë fetare hebreje. “Këta persona i respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë plotësisht të ligjshëm këtu dhe janë me qëndrim të përkohshëm në vendin tonë. Grupi përfshin amerikanë, kanadezë, belgë dhe qytetarë të Amerikës së Jugut, ata kanë pasaporta ose dokumente të ligjshme dhe kanë…

Lexo më Shumë

Me profesion është efektiv në policinë e Tetovës që prej 19 vitesh, por hobi i tij janë inovacionet, sidomos ato elektrike por edhe elektronike. Aparaturat e vjetra të kuzhinës dhe banjos të cilat ne i hedhim, për Ali Kasamin janë repromaterial. Kryesisht përdor elektromotorët për makinat më të mëdha, por edhe pjesët tjera elektronike. “Kam bë disa inovacione, makina për përzierjen e ajvarit, që më herrët është bë me dorë, ndërsa tani me rrymë. Kam bë djep me rrymë, sepse përpara është përkund me dorë e tani me energji, gjithashtu punoj edhe logo tre dimensionale që këtu nuk ka tek…

Lexo më Shumë

Hatixhe Ismaili, nënë vetushqyese nga Maqedonia e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo kategori e grave mbetet e padukshme për institucionet e shtetit, kur ato u drejtohen për çfarëdolloj ndihme. Ajo tregon se e ka pasur shumë të vështirë marrjen e kredisë për banesën ku jeton me dy fëmijët e saj, për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme, si garanci për të mbuluar këstin e kredisë. Ismaili thotë se është paradoksale që sa herë konkurron të shfrytëzojë çfarëdolloj ndihme për shkollimin e fëmijëve, në atë rast nuk evidentohet që një pjesë e madhe e pagës së saj…

Lexo më Shumë

Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes janë në korrelacion të drejtpërdrejtë, thotë gazetarja Marinela Veliçkova, korrespondente nga Maqedonia për Agjencinë Telegrafike Bullgare, e cila së fundmi hapi zyrën e saj në Shkup, shkruan Alsat. Pikërisht për shkak të lajmeve të rreme, derisa po zhvillohen bisedimet midis dy vendeve, Veliçkova thotë se roli i saj është të përcjellë informacione të sakta nga vendi për opinionin në Bullgari. Ato do ishin lajme agjencish pa komente shtesë, të cilat do të “udhëtojnë” drejtpërdrejt nga Shkupi në Sofje, e jo përmes agjencive nga vende të treta. “Sa më i shtrembëruar të jetë një…

Lexo më Shumë

Shtëpi të mëdha por pothuajse çdo e dyta me roleta të lëshuara dhe me dry në derë. Ky është imazhi pothuajse në të gjitha fshatrat e rajonit të Strugës, shkruan Alsat. Nga Labunishta në Podgorci e Oktis, nga Radolishta në Dellogozhdë, banorët po largohen nga vendlindja. “Në Dellogozhdë, një nga fshatrat më të mëdha të Strugës, me dikur 4500 banorë, sot jetojnë mezi 1500. Shumica e tyre janë të moshuar. Banorët thonë se familje të tëra janë shpërngulur jashtë vendit” Banorët e Dellogozhdës thonë se fshati ka vdekur dhe askush nuk sheh më jetë në të. “Vitet e fundit të…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Serbisë kanë porositur sasi të mëdha ushqimi nën efektin e krizës Ukrainë-Rusi, tha të premten presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani i pyetur se a do të veprojë edhe vendi jonë kështu, ai u shpreh se vendi jonë është në NATO, dhe kjo garanton siguri, transmeton Portalb.mk. Duke folur gjatë një debati të drejtpërdrejtë në TV Prva pro-qeveritare të premten, Vuçiq tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur, transmeton CNN, “Në një kohë kur e gjithë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të kontrolleve të përbashkëta mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektoratit për Punë dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike, gjatë mbrëmjes së që lëmë pas kanë kapur 39 persona në objekt hotelerik të cilët nuk posedonin certifikatë të Kovid-19, transmeton TV21. Siç njoftojnë nga MPB-ja, te dy persona janë vërtetuar certifikatë fals të vaksinimit dhe janë kapur 26 fëmijë pas orës 00:00. “Një fëmijë është kapur edhe me thikë”, qëndron më tej në njoftim. Janë mbyllur tre objekte hotelerike dhe janë arrestuar 31 persona, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

“Për tre vjet nga fatkeqësitë kanë vdekur 75 qytetarë tanë, kurse nuk ka asnjë kallëzim as përgjegjësi politike nga LSDM-BDI”, kështu nis reagimi i VMRO-DPMNE-së sot, kur po bëhen 3 vjet nga aksidenti në Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona që udhëtonin nga Shkupi për në Gostivar, pasi autobusi “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupi. “Për tre vjet, kanë ndodhur 3 fatkeqësi të mëdha ku jetën e humbën 75 persona, kurse pushteti nuk zbuloi asnjë rast, dhe për asnjë nuk ka përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale. Vitin e kaluar në Tetovë të gjallë u djegën 14 qytetarë tanë…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë nga stacioni policor Gazi Babë dje në ora 11.30 në rrethin e fabrikës kanë privuar nga liria S.I (27), A.M (28), S.A (32), të gjithë nga Shkupi dhe J.K (43) nga Kumanova. Siç thonë nga MPB, këta katër persona janë gjetur duke kryer veprën penale “vjedhjes”. “Sendet e vjedhura janë gjetur në automjetin e pasagjerëve “Yugo”, me targa të Shkupit, me të cilin kanë kryer vjedhjen dhe i janë kthyer pronarit. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të parashtrohen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në brifing me gazetarët sërish bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend. “Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, tha Osmani. Osmani potencoi se në territorin e Ukrainës ka rreth 100 shtetas tanë. “Nuk duam aspak të krijojmë pasiguri dhe frikë në Ukrainë, jemi në koordinim të tërësishëm me aleatët tanë të NATO-s”, tha Osmani.

Lexo më Shumë