Author: Hamdi Kumanova

Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski në pushimoren e MPB-së në Ponikvë-Koçanë, i vizituan fëmijët dhe familjet e pjesëtarëve të policisë rë cilët kanë humbur jetën, ku kishin drekë të përbashkët dhe shoqërim në kuadër të qëndrimit disa ditor të fëmijëve në pushimore. Në takim ministri Spasovski shprehu kënaqësinë që ka mundësi të takohet me fëmijët dhe familjet e pjesëtarëve të MPB-së të cilët kanë humbur jetën, aktivitet i cili tani më është tradicional, dhe të bisedojnë për çështje aktuale të rëndësishme për ta, me këtë rast duke theksuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.02.2022) realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për mosdhënie të përparësisë të kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë. Gjatë këtij aksioni gjithsej janë sanksionuar 98 shoferë, prej të cilëve 44 në territorin e Shkupit, 20 në territorin e SPB Tetovë… Poashtu janë sanksionuar edhe 148 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. MPB-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete të këtilla dhe të ngjashme dhe ju drejton apel shoferëve të ju japin përparësi kalimi këmbësorëve përkatësisht ti…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzoi kryetarin e mëparshëm të Gazi Babës Borçe Georgievski se ka keqpërdorur procedurat e tenderit në mënyrë të ngjashme si kryetarët e mëparshëm të komunave të Butelit dhe Kisella Vodës, shkruan Alsat. VMRO-ja akuzon se kompania “Elektromikica” është përzgjedhur në tender në vlerë prej 11 milionë denarë, e cila ka ofruar çmimin më të ulët, por nga ajo pastaj janë blerë produkte me çmim shumë më të lartë. “Ky furnizim ka shumë diferencë në çmimet e produkteve identike, disa prej të cilave janë me çmim jashtëzakonisht të lartë, ndërsa ato që nuk janë porositur kurrë janë me çmim 5…

Lexo më Shumë

Në takimet e zhvilluara në Këshillin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, u diskutua për Marrëveshjen Kolektive, duke vlerësuar që deri në mesin e muajit mars do të ketë një të tillë në Maqedoninë e Veriut transmeton Portalb.mk. “U mbajt seancë e Këshillit të SASHK-ut, ku u diskutua për çështjet aktuale në përgjegjësi të SASHK-ut. Më së shumti theksi u vendos në çështjen e harmonizimit të rrogave në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme, konviktet e nxënësve dhe studentëve sipas Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive”, sqarojnë nga Sindikata. Ata vlerësojnë që përmes dialogut social do të arrihet deri te zgjidhja,…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka kërkuar heqjen e TVSH-së për këtë sektor. E nëse një gjë e tillë nuk bëhet, ata paralajmërojnë ngritjen e çmimeve. Rikthimi i TVSH-së në 18 për qind do t’i detyrojë gastronomët të dalin në protestë, kështu ka thënë Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, në një intervistë për Ekonomia Online. “Kemi kërkuar që të largohet TVSH-ja. Ka ulje të aftësisë blerëse të qytetarëve. Ka 40% ulje të konsumit. Ka rritje të inflacionit, rritje të çmimeve. Bizneset gjenden në një situatë ku duhet ta ruajnë konsumatorin. Në anën tjetër duhet ta ruajnë përparësinë e…

Lexo më Shumë

Në ditën e sotme në vitin 2019, për herë të parë është ngritur flamuri i NATO-s para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook. “NATO do të thotë siguri, por në të njëjtën kohë hapë edhe perspektiva të reja. Stabiliteti rajonal, si dhe bashkëpunimi i avancuar me fqinjët dhe aleatët në NATO, por edhe fakti se jashtëzakonisht shpejtë e kemi përfunduar integrimin ushtarak, më bën posaçërisht krenar”, publikoi Kovaçevski. Në profilin e tij në Facebook kryeministri Kovaçevski, porosit se RMV mbetet e përkushtuar në pjesëmarrjen ne operacionet dhe misionet…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë destinacion dhe vend strategjik i mafias ndërkombëtare për transitin e drogës për në Evropë. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Nikolla Dujovski, sipas të cilit lëndët narkotike janë lehtë të arritshme edhe për të rinjtë në vendin tonë, shkruan Alsat. “Ne nuk kemi asnjë aksion posaçërisht në shkollat e mesme përmes së cilëve përgjegjësit për parandalim në MPB, në punën dhe politikën sociale, organizatat joqeveritare do të zbatojnë fushatë parandaluese që të rinjtë mbahen larg. Nuk është e mjaftueshme të dëgjojmë se dikush është dënuar me dënim me kusht me burg ose me dënime afat…

Lexo më Shumë

Në Institutin e Radiologjisë në Shkup pritjet janë më të gjata se në Ambasada. Këtë e dëshmojnë edhe pacientët që për një termin presin deri në 6 muaj, pastaj për rezultatin e angiografisë presin dhe 1 muaj, shkruan Alsat. “Në ora 12…! Për termin, nëse më besoni kam pritur 6 muaj! Nuk kam koment më tepër.” Radhë të pacientëve që kanë probleme serioze shëndetësore detyrohen të bëjnë terminë me prioritet. Ata që nuk kanë lidhje me mik këtu thonë se s’ju mbetet rrugë tjetër përpos tu drejtohen klinikave private ku shërbimet radiologjike kushtojnë disa herë më shtrenjtë. “Për momentin me…

Lexo më Shumë

Në Shkup dhe Sofje vazhdon dialogu i ripërtërirë për tejkalimin e çështjeve të hapura politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski thotë se në dialogun me Sofjen pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturor-gjuhësor mbesin të pandryshuara. Çështjet historike duhet të zgjidhen nga këndështrimi historik profesional, mendon kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski. “Çështjet historike i lëmë t’i zgjidhin eskpertët historikë profesionistë, por njëherësh ju siguroj se pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbesin të pandryshuara, të qarta dhe të fuqishme, si deri më…

Lexo më Shumë

Të dielën (13 shkurt) bëhen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 bashkëqytetarë të Gostivarit, kjo pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit, transmeton TV21. Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi. Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskërcë, Në ora 17:30 do të ketë tubim te parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkëndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre. 13 shkurti…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për të Ardhura Publike mbrëmë kanë realizuar aksion koordinues kontrollues në objekte hotelerike dhe kazino në territorin e Tetovës dhe rrethinë, transmeton TV21. Nga MPB-ja njoftojmë se gjatë kontrolleve janë mbyllur katër objekte në bazë të nenit 64 të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje ngjitëse. Në dy objekte janë konstatuar shkelje në bazë të Ligjit për mbrojtje nga duhanpirja, kurse për tre objekte është kërkuar dokumentacion shtesë në përputhje me Ligjin për veprimtari hotelerike, kështu që procedura për të njëjtit vazhdon deri në kontrollimin e tërësishëm të…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021 është regjistruar rritje e eksportit dhe importit të mallrave në krahasim me vitin e kaluar, por përsëri është regjistruar deficit tregtar prej 2.7 miliardë euro, transmeton Portalb.mk. “Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-dhjetor të vitit 2021, është 6 922 573 000 euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 19.8 %. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 9 638 290 mijë euro, që është për 26.9 % më shumë , krahasuar me të njëjtën…

Lexo më Shumë