Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski në pushimoren e MPB-së në Ponikvë-Koçanë, i vizituan fëmijët dhe familjet e pjesëtarëve të policisë rë cilët kanë humbur jetën, ku kishin drekë të përbashkët dhe shoqërim në kuadër të qëndrimit disa ditor të fëmijëve në pushimore.
Në takim ministri Spasovski shprehu kënaqësinë që ka mundësi të takohet me fëmijët dhe familjet e pjesëtarëve të MPB-së të cilët kanë humbur jetën, aktivitet i cili tani më është tradicional, dhe të bisedojnë për çështje aktuale të rëndësishme për ta, me këtë rast duke theksuar se ai dhe udhëheqësia e MPB-së janë miq të tyre dhe përkrahës dhe se partneriteti me shoqatën “Heronjët e Maqedonisë 2001-2015” dhe të gjithë anëtarët e kësaj shoqate do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Nuk ka shtet në themelet e të cilit nuk është e vendosur jeta e bijëve më të mirë të tij. Ata janë heronjët tanë ndaj të cilëve u kemi borxh, kjo kthehet vetëm me vepra, me vepra humane dhe fisnike, me gjthë ato të mira, pastër dhe me nder për atë që ata e dhanë jetën e tyre. Kjo më obligon mua si ministër, si udhëheqësi e MPB-së, por edhe të gjitha institucione tjera të jemi së bashku me ju, si më të afërmit e tyre, dhe të bëjmë gjithçka në kompetencat tona, kur për këtë ekziston baza ligjore, të përgjigjemi pozitivisht ndaj kërkesave tuaja”, tha sot ministri Spasovski në Ponikvë para fëmijëve të pjesëarëve të cilët kanë humbur jetën.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”



