Author: Hamdi Kumanova

Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës i dënuar në lëndën gjyqësore “Organizatorë të 27 prillit”, Spiro Ristovski, pas shtatë muajve do të del nga paraburgimi në shtëpi. Siç raporton “A1on” ai ka ofruar garanci te Këshilli Penal dhe është pranuar, ndërsa nuk dihet ende sa është velra e pronës së ofruar si garanci. “Duke vepruar me propozim të të akuzuarit, u soll vendimi ku pranohet propozimi për heqjen e masës së paraburgimit me garanci me pronë”, thonë nga Gjykata Penale. Ristovski kaloi disa muaj në paraburgim shtëpiak edhe pse është i dënuar me 6.3 vite burg, ndërkaq javën e kaluar u…

Lexo më Shumë

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se masa për mbajtjen e maskave në shkollat nuk është diskutuar aspak në seancën e sotme. “Qëndrimi i OBSH-së dhe të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve është se hapësirat e mbyllura, pra edhe në shkolla, nga mosha 6 vjeare e mbi, duhet të mbajë maskë”, kanë thënë nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Ata shtojnë se rekomandimet dhe protokollet për ndjekje të mësimit me prezencë fizike janë të vendosur në bazë të këtyre qëndrimeve. Në lidhje me skriningun e nxënësve, nga Komsioni kanë thënë se nevojitet pajtueshmëri e prindërve. “Vlerësojmë se metodologjia e skriningut…

Lexo më Shumë

Certifikata për kalimin e Covid19 të vlejë 6 muaj dhe jo vetëm 45 ditë siç parashikojnë rregullat e tanishme, propozon Komisioni për Sëmundje Infektive. Sipas tyre, ky rekomandim vjen me qëllim që të njësohen protokollet me vendet e Evropës dhe botës. Certifikata për kalimin e infektimit me Covid19 zëvendëson certifikatën e vaksinimit kudo që ajo kërkohet. ZLLATE MEHMEDOVIQ, KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE “Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që Certifikata për kalimin e Covid19, në vend se 45 ditë sikur deri tani, të vlejë 180 ditë, duke e llogaritur nga data e testit pozitiv”. Komisioni për Sëmundje Infektive ka analizuar gjithashtu…

Lexo më Shumë

Me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 5 për qind e qytetarëve. Nga 335 të vdekur në janar, 6 pacientë ishin me tri doza, por që kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Alsat. Rekomandimi i Komisioni për Sëmundje Infektive është që gjitha rastet e vdekjeve të konstatuara nga kovid, të evidentohen edhe sëmundjet shoqëruese si obeziteti kanceri, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, ata rekomandojnë që me imunitet të plotë të llogariten vetëm ata që kanë marrë dozën e III. Nëse kjo metodologji ndryshon, del që imuniteti kolektiv ka rënë në 5%, dhe jo siç përllogaritet tani me…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik publikoi raportin javor për gjendjen me COVID-19, dhe për një javë nga 31.01 deri më 06.02 janë regjistruar 9.982 raste të reja me COVID-19 në 35 qytete që është ulje për 16.2% në krahasim me javën e kaluar. Sipas raportit javor, gjatë kësaj periudhe janë testuar 33.421 materiale në laboratore që është për 13.2 për qind më pak nga java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 53%. Sa i përket moshave, janë infektuar persona nga të gjitha grupmoshat, por më e prekura janë personat mbi 60 vjet me…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja larg konsensusit brenda bllokut politik maqedonas për shfuqizimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, shkruan Alsat. Pas deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski se modeli i Qeverisë së Përzhinos mund të hiqet por me kushtin që zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt, VMRO-DPMNE-ja sot ka përsëritur qëndrimin se nuk ka rrugëdalje tjetër na ky qorrsokak pos zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, gjithçka tjetër është zvarritje dhe ngufatje në probleme të reja. Qëndrimi jonë është se zgjedhjet duhet mbajtur sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Marija Miteva,…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurë Penale, sot depozitoi kallëzim penal kundër Ljubica Jançevës, ish-kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Petre Shilegovit, ish-kryetari i Qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për një kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale „Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar“ nga Neni 353 fq.5 vv me fq.1 të Kodit Penal. – Ljubica Jançeva, në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar detyrën e saj zyrtare, nga mjetet e Buxhetit të Qytetit të Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festim…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se në koordinim me Prokurorinë Publike në mënyrë intensive po punon në zbardhjen e rastit dhe vërtetimin e arsyeve për aksidentin e trafikut gjatë mbërmjes së kaluar në afërsi të Qeverisë së RMV-së. Siç inormuam më herët, mbrëmë rreth orës 19:15 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin e blv.”Ilindeni” dhe blv. “Shën Klimenti i Ohrit” ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjeteve “skoda” i drejtuar nga J.B. (38) nga Shkupi, automjetit “fiat”, i drejtuar nga D.P. (45) nga Shkupi dhe automjetit “kia” i drejtuar nga A.T. (36) nga Shkupi, të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç sot deklaroi se është ende herët që të hiqet kushti për certifikatë vaksine për qarkullim në ambiente të mbyllura. Mehmedoviç tha se në vendet e Evropës kjo gjë po ndodh pasi atje imuniteti kolektiv por edhe imunizimi përmes vaksinës është më i lartë. “Ende është herët, ende jemi në fazën e transmetimit të gjere të virusit dhe kemi një numër të madh të të infektuarve. Është herët për heqjen e certifikatave që vlejnë për kontroll të qarkullimit të qytetarëve në ambiente të mbyllura, ku është rreziku me i madh për transmetimin e…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës përmes një njoftimi se duke avokuar për transparencë maksimale ndaj publikut është publikuar edhe Lista e të gjitha kontratave në vepër të lidhura me komunën për vitin 2021. Sipas Komunës së Tetovës, bëhet fjalë për 812 kontrata në vepër që qeverisja e kaluar e komunës ka arritur të dakordohet me 812 persona. “Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga strukturat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar…

Lexo më Shumë

Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion Rrugor Tetovë ka kumtuar se çdo ditë marrin masa për rregullimin e parkingjeve në Tetovë. Vetëm dje në Tetovë janë sanksionuar gjithsej 22 automjete për parkim të parregullt, 11 prej të cilëve janë ngritur nga shërbimi i merimangës. Nga SPB Tetovë theksojnë se këtë muaj janë sanksionuar gjithsej pesëdhjetë vetura kryesisht në zonën Ilinden dhe Iliria. Muajin e kaluar janar, numri i automjeteve të parkuara për parkim të gabuar ishte 199. SPB lajmërojnë se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, ndërsa apelojnë deri te pronarët e automjeteve në Tetovë që të parkojnë vetëm…

Lexo më Shumë

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale planifikon që procesi i digjitalizimit të komunave në vend të zhvillohet në tre nivele, duke pasur parasysh shkallën e ndryshme të zhvillimit të tyre. Sipas ministrit Goran Milevski, është i nevojshëm unifikimi i këtij procesi, ndërsa do të zbatohet së bashku me Ministrinë për Shoqëri Informative dhe Administratës si përgjegjëse për digjitalizim. “Ne si ministri me UNDP-në jemi duke përgatitur një projekt, aktualisht jemi duke skanuar se cila komunë ku ka arritur me nivelin digjitalizimit për të ditur se ku janë problemet, pengesat dhe në çfarë niveli është secila komunë. Gjithashtu, me Delegacionin e BE-së në…

Lexo më Shumë