Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se në koordinim me Prokurorinë Publike në mënyrë intensive po punon në zbardhjen e rastit dhe vërtetimin e arsyeve për aksidentin e trafikut gjatë mbërmjes së kaluar në afërsi të Qeverisë së RMV-së. Siç inormuam më herët, mbrëmë rreth orës 19:15 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin e blv.”Ilindeni” dhe blv. “Shën Klimenti i Ohrit” ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjeteve “skoda” i drejtuar nga J.B. (38) nga Shkupi, automjetit “fiat”, i drejtuar nga D.P. (45) nga Shkupi dhe automjetit “kia” i drejtuar nga A.T. (36) nga Shkupi, të gjitha me targa regjistrimi të Shkupit. Në aksident janë lënduar J.B. dhe bashkëudhëtari nga automjeti “skoda”, B.L. (35), të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Shkup. Për aksidentin është informuar edhe Prokurori Publik kujdestar dhe Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit: alkotest, është siguruar video-incizimi nga kamerat e sigurisë, deklarata nga dëshmitarë, etj. Në afatin kohor më të shpejtë rasti do të zbardhet dhe opinioni menjëherë do të informohet.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”



