Më datën 07.02.2022 Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz deri te Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit parashtroi kallëzim penal kundër M.J. (33) dhe R.Z. (21), të dy nga Pakistani për shkak të kryerjes së veprës penale ”kontrabandë me migrantë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-b paragrafi 2 të Kodit Penal
Më datën 06.02.2022 në vendin e quajtur “Farma e derrave” në f. Reçicë-Kumanovë, nga ana e nëpunsëve policorë të Njësitit Nacional për Parandalimin dhe Kontrabandën me Migrantë dhe Tregtisë me Njerëz në bashkëveprim me SPB Kumanovë dhe Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri janë zbuluar 15 migrantë ilegal prej të cilëve 12 nga India, dy nga Pakistani dhe një nga Afganistani.
Në bazë të aktiviteteve të ndërmarra për zbardhjen e rastit, në koordinim me Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është vërtetuar se dy persona nga Pakistani, të cilët kanë qenë pjesë e grupit, janë organizatorë të kontrabandës. Në të vërtetë, me qëllim të fitimit të dobisë materiale në mënyrë të kundërligjshme, në rolin e udhëheqësve, dy personat më datën 06.02.2022 në mënyrë ilegale përmes kufirit të R. së Serbisë deri në rajonin Kumanovë- Likovë kanë bartur 13 migrantë ilegal, me qëllim të transportimit të tyre deri në Republikën e Greqisë, me destinacion të fundit shtetet e UE-së.
Të dy personat janë arrestuar, kurse nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake iu është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”



