Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 142 shoferë. Poashtu, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar edhe 164 sanksione për lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik, ndërkaq vetëm në Shkup janë sanksonuar 56 këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar rrugën në vendkalime të parapara për këmbësorët.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe në ditët në vijim do të vazhdojë me kontrollime të këtilla aksionale. Apelojmë te shoferët gjithnjë të ju japin përparësi kalimi këmbësorëve, përkatësisht ti respektojnë rregullat dhe rregulloret. Poashtu, apelojmë edhe deri te këmbësorët ti respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik dhe të kalojnë rrugën në vende të parapara për kalimin e rrugës për këmbësorë për arsye se mosrespektimi i rregullave në trafik do të sanksionohet. Obligim i yni i përbashkët është duke i respektuar rregullat të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”



