Gjatë ditës së djeshme (08.02.2022) në periudhën kohore nga ora 11 deri më ora 16, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e tërër Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbulimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 318 këmbësorë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik, prej të cilëve 250 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendeve për kalim të këmbësorëve, 44 për kalim në semafor të mbyllur…. Prej këtyre sanksioneve 156 këmbësorë janë sanksionuar në teritorin e SPB Shkup, 41 në teritorin e SPB Manastir, 31 në territorin e SPB Tetovë… Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 139 kundërvajtje tjera të trafikut.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


