Gjatë ditës së djeshme (06.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përfocuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 301 shoferë, prej tyre dhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 194 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 107 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


