Më datën 05 dhe 06. 02.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Tabanoc pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare ”Veri”, është realizuar kontrollë në katër automjete-furgonë dhe pesë autobus të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.
Gjatë kontrollit të automjeteve ”mercedes sprinter”, i drejtuar nga V.T. (25) nga Strumica, ”mercedes sprinter” i drejtuar nga V.N. (24) nga Strumica, ”citroen” i drejtuar nga S.S. (36) nga Strumica, të gjithë me targa regjistrimi të Strumicës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit të duhur.
Poashtu, gjatë kontrollit të autobusit me targa regjistrimi të Tetovës i drejtuar nga G.K. (42) nga f. Trebosh, autobusit me targa regjistrimi të Strugës i drejtuar nga D.R. (57) nga f. Livadhi, autobusit me targa regjistrimi të Koçanës i drejtuar nga F.O. (43) nga Strumica dhe D.R. (39) nga f. Tërsino-Vinicë, autobusit me targa regjistrimi të Tetovës i drejtuar nga N.Z. (28) nga Gostivari, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit të duhur.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione adekuate për shoferët dhe automjetet.


