Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.02.2022) realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 128 shoferë, kurse vetëm në territorin e Shkupit janë sanksionuar 70 shoferë. Poashtu, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar edhe 208 sanksione për lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik, kurse vetëm në Shkup janë shqiptuar 12 sanksione ndaj këmbësorëve të cilët nuk kanë kaluar rrugën në vendkalime të parapara për këmbësorët.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe në ditët në vijim do të vazhdojë me kontrollime të këtilla aksionale. Apelojmë te shoferët gjithnjë të ju japin përparësi kalimi këmbësorëve, përkatësisht ti respektojnë rregullat dhe rregulloret. Poashtu, apelojmë edhe deri te këmbësorët ti respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik dhe të kalojnë rrugën në vende të parapara për kalimin e rrugës për këmbësorë për arsye se mosrespektimi i rregullave në trafik do të sanksionohet. Obligim i yni i përbashkët është duke i respektuar rregullat të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.



