Author: Hamdi Kumanova

Gjykimi për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski u kërkua që të shtyhej nga ana e avokatit të tij i cili kërkoi shtyerje të seancës. Kërkesë të njejtë dorëzoi edhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska, avokate e Ivica Dimitrovskit I akuzuar tjetër në këtë lëndë. Përshkak se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në séance si përfaqsues morri pjesë edhe shefja Vilma Ruskovska. Avokati I Rashkovskit u shpreh se “mendoj se nuk janë përmbushur kushtet të mbahet debat kryesor, sepse nga rezultatet pas vendimit për ndarjen e dëshmive, varet teoria e rastit të mbrojtjes, por edhe Prokurorisë Publike. Kjo është gjithsesi relevante,…

Lexo më Shumë

Dje policia në Shkup ka arrestuar 20 vjeçarin J.I dhe 23 vjeçarin F.I, të dy nga fshati Gllumovë e Shkupit, Saraj. Ato në ora 14:10 janë kapur duke vjedhur mjete ndërtimore, në pronësi të dy personave juridik të cilët kanë kryer aktivitete ndërtimore në Matkë të Epërme. Ato janë dërguar në stacionin policor dhe është realizuar bisedë zyrtare, ndërsa pajisjet e vjedhura i janë kthyer të dëmtuarve. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot pranoi në takim përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell. Siç informojnë nga presidenca, Pendarovski e vlerësoi vizitën e përfaqësuesit të lartë Borel në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si vërtetim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë. Presidenti Pendarovski nënvizoi se fillimi i negociatave inkaudruese për vendin është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. “Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtimin e procesit tonë, duke patur parasysh se…

Lexo më Shumë

Pas uljes së çmimit të karburanteve, prej sot pritet të ketë korrigjime edhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë, në përputhje me masat e anti krizë të qeverisë dhe ndryshimet ligjore për lartësinë e akcizës dhe normën e TVSH-së që të premten morën dritën jeshile në Kuvend. Ekipet e servisimit në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të harmonizojnë aparatet pas miratimit të ndryshimeve ligjore për ulje të TVSH-së, pas çka pritet ulja e çmimeve për produktet bazë të ushqimit, transmeton TV21. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Beketeshi tha se kjo procedurë pritet të përfundojë në fillim të kësaj…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Shërbimi Pedagogjik sot shpalli Konkurs për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt në arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, për disa profesione. “Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. Autori i tekstit shkollor mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë dhe duhet të përgatitet sipas planit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Vazhdon trendi i uljes së numrit dhe i përqindjes të rasteve të reja me KOVID-19. Po zvogëlohet edhe numri i rasteve aktive i cili arrin 2091, nga të cilat gjysma janë në Shkup. Pas kryeqytetit më së shumti raste aktive ka në Prilep-148, në Manastir-135 dhe në Veles 101, ndërsa në qytetet tjera numri i tyre është nën njëqind. Pa asnjë rast aktiv janë Dojrani dhe Pehçeva.

Lexo më Shumë

Bashkia e Shkupit informon se në fundjavën e kaluar u dogjën tetë kontejnerë për deponimin e mbeturinave komunale të vendosura në hapësira publike në Shkup. Nga Bashkia thonë se autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë me kapacitet 3.2 metër kub që ndodheshin në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazarit dhe përveç kontejnerëve të djegur në Bit Pazar, katër kontejnerë janë djegur plotësisht, ndërsa një në “Debar Mallo”. “Kjo sjellje e pamatur e qytetarëve rrezikon mjedisin, por edhe dëme të mëdha të konsiderueshme financiare për Higjienën Komunale të Ndërmarrjes Publike. Ne bëjmë thirrje për asgjësim të ndërgjegjshëm të mbetjeve dhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, ka arritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër do te del para mediave ne takim me zyrtaret larte shtetëror. Ai më pas do të udhëtojë në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV informon se gjatë ditës së djeshme (12.03.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me çka janë sanksionuar 335 drejtues mjetesh. Prej tyre 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dy mjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. “Kështu, 173 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 182 jashtë vendbanimeve. Aksionet…

Lexo më Shumë

QYTETARËT: ÇMIMET THUAJSE TË NJEJTA NË TË DYJA VENDET Në pikën kufitare Bllacë gjatë vikendit janë vërejtur kolona të gjata të qytetarëve nga Kosova të cilët kanë vizituar Maqedoninë e veriut. Të pyetur nga TV Klan se  vijnë në Maqedoni për shëtitje apo për të mbushur veturat me derivate të naftës ata thonë. Jo, kena ardhur për pushime. Ju faleminderit. Të pyetur nga tv Klan M se si ju duken çmimet e derivatëve të naftës, qytetarët nga Kosova, të anketuar në pikën kufitare në Bllacë si dhe në pompat e benzinës, thonë se çmimi është i përafërt me atë në…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët ende nuk kanë marr vaksinat janë të detyruar të bëjnë teste PCR për të udhëtuar jashtë shtetit, por edhe për nevoja të tjera. Duke qenë se vendet e rajonit kanë harmonizuar kriteret e udhëtimit, shtetasit tanë vazhdojnë të paguajnë privatisht testet PCR për udhëtim. Në Institutin e Shëndetit Publik një i tillë kushton 1,850 denarë, në rast se duhet të bëhet për udhëtim jashtë shtetit e nevojshme me kod QR dhe përkthim në gjuhën angleze. Mikrobiologu Dukagjin Osmani sqaron se formimi i kostos vjen nga disa faktor, por që është dukshëm më i ulët se sa ka…

Lexo më Shumë

Në Shkup dje para ambasadës ruse u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë. Qindra protestues ishin pjesë e kësaj proteste të organizuar nga partia politike “Rodina Makedonija”, përcjell INA. Protestuesit  brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin dhe u valëvitën flamuj rusë. Ata poashtu  dërguan mesazhe ku shprehnin mbështetje për Rusinë, popullin rus dhe shprehnin mbështetje për Putinin dhe politikat e tij. Lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, disa pjesëmarrës theksuan se nuk ishte një pushtim i vendit, por një operacion për shkombëtarizimin dhe çmilitarizimin e shtetit ukrainas. “Ne duam të shprehim mbështetje publike dhe të qartë për Rusinë dhe…

Lexo më Shumë