Më 13.11.2026, në ora 21:00, në Zhelinë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Z.Xh. (53) nga i njëjti fshat. Ai dyshohet se rreth orës 13:40 në atarin e f. Zhelinë, me një automjet pasagjerësh “Ford” pa targa regjistrimi, të cilin e ka drejtuar dhe që ka qenë i ngarkuar me dru zjarri, nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga pjesëtarët e Policisë Pyjore, por e ka rritur shpejtësinë dhe me automjet është përpjekur të godasë një polic pyjor, pas së cilës është larguar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Lëndohet rëndë një banorë i Negotinës, rrëzohet nga çatia e shtallës gjatë riparimit
- Transportonte dru për zjarr, gjatë ndalimit policor tenton të shkel policin dhe arratiset
- Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt
- Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjashtohen
- Arrestohet 15 vjeçari në Tetovë, në shkollë kishte shkuar me pistoletë
- Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese i kërkonte para një burrit nga Gostivari
- Gjatë kontrollit në veturë policia zbulon marihuanë, përfundon në pranga tetovari
- Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë



