Kryetarët e VMRO-DPMNE janë shembull i përtacisë dhe shpenzimeve të parave të qytetarëve në kohë krize, theksohet në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre shembulli i fundit është kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Ndërsa ankohet se komuna nuk ka para për të bërë llogaritë e rregullta, kryetari Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro nga paratë e komunës për marrëveshje autoriale, thuhet në kumtesë. Ushtarë partiak, familjarë dhe miq, por edhe megafonë mediatik janë pjesë e personave në listën e pagave të komunës së Kisella Vodës. Sipas LSDM kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoski.
Author: Hamdi Kumanova
15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve. Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar raportin javorë, për gjendjen me COVID-19 në vend. Sipas raportit, në periudhën 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, ndërsa raste pozitive kanë rezultuar 1.818, që paraqet ulje prej 27.4 përqind në krahasim me javën paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 983; 54,1%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 167,6. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 505, 27.8%). Numri më i ulët…
Kur fillon muaji i Ramazanit është pyetje e përvitshme e besimtarëve myslimanë. Sivjet Muaji i Ramazanit sipas kalendarit pritet të fillojë me 2 prill, dhe të përfundojë në 1 maj. Ndërkaq data 2 maj do të jetë dita e parë e festës së Filtër Bajramit.
Deputetja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire sot në Kuvend ka takuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, përcjell in7 Dauti gjatë takimit me Borell ka parashtruar pikëpamjet rreth zhvillimeve në vend dhe procesit integrues në veçanti. Diskutuam për ngecjen në procesin reformues, luftën kundër korrupsionit, ndërsa e informova edhe për zvarritjet nga ana e institucioneve në zbatimin e ligjit për shtetësi, si një e arritur e Aleancës për Shqiptarët me qëllim barazinë e të gjithë qytetarëve në vend, theksoi Dauti. Pjesë nga diskutimi i Ilire Dautit me përfaqësuesin e lartë të…
Një polic nga Kumanova është lënduar pasi është goditur nga një veturë teksa ishte në detyrë në fshatin Kojnare e Poshtme. Drejtuesi i veturës nuk është ndalur në shenjën e dhënë të ndalimit dhe ka goditur një automjet tjetër të parkuar. “Dje në ora 23:30 është raportuar se në rrugën lokale Kumanovë – fshati Sopot, afër fshatit Kojnare e Poshtme-Kumanovë, një automjet ka goditur një zyrtar policor i cili ishte duke kryer punë zyrtare, duke mos u ndalur në shenjë ndalese, pasi paraprakisht ka goditur një automjet i cili ishte i parkuar “Citroen” me targa të Kumanovës në pronësi të…
Mësimin që askush nuk mund të na premtojë një datë, e kemi mësuar shumë herë në periudhën e kaluar, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në lidhje me deklaratën e zv. presidentit të Komisionit Evropian, Joseph Borrell, i cili tha se nuk mund të premtojë një datë për fillimi i negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Çelësi për zgjidhjen janë marrëdhëniet Shkup-Sofje, ndërsa Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së vetëm mund ta ndihmojnë dhe mbështesin këtë proces. Prandaj që nga formimi i Qeverisë së re ne kemi qenë në komunikim intensiv me Bullgarinë dhe prandaj asnjëherë nuk kemi thënë një…
Skender Zimberi nga Çerkezi i Kumanovës jeton i vetëm në këtë shtëpi. 51-vjeçari ka një histori të dhimbshme. Ai ka pesë vite që vuan nga Lumboischialgia (nervi shiatik) dhe mezi lëvizën. Për Open-TV, ai rrëfen momentin fatkeq që i ka ndodhur në jetë. Zimberin shkaqet ekonomike i kanë pamundësuar të kërkoj shërim në ndonjë spital më modern. Skenderi i falënderon të gjithë njerëzit bamirës që e kanë mbështetur deri tani. Edhe këngëtari i mirënjohur, Xhezair Elezi, kërkon nga njerëzit vullnetmirë që të ndihmohet Skenderi. Në videon e mëposhtme mund të ndiqni kronikën e plotë. https://www.facebook.com/opentvmk/videos/3104660893139598
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 raste të reja Covid-19, nga 1.176 testime të bëra, përcjell TV21. Kanë vdekur 3 pacientë, janë regjistruar 363 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, është regjistruar edhe një viktimë që ka ndërruar jetë me datë 31.01.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.583, numri i të shëruarve është 290.617, numri i të vdekurve është 9.150 dhe numri i rasteve aktive është 1.816.
Liridon Ramadani, është njëri nga aktivistët e shumtë që janë të pakënaqur me politikat e Aleancës për Shqiptarët, por i vetmi i cili ka marrë guximin të flasë hapur, për siç thotë ai gabimet në hapa të cilat i ka bërë partia e Ziadin Selës. Ai thotë se ASH-ja në krye me Ziadin Selën, për një kohë të shkurtë i ka marrë tre goditje të njëpasnjëshme. Shton se goditja e parë që e ka marrë Aleanca është debakli në zgjedhjet lokale. “Pas zgjedhjeve lokale, ASH-ja është në një gjendje shumë të keqe, kjo për disa arsye, goditja e parë…
Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve edhe të transportit, ndërsa transportuesit thonë se po punojnë me humbje, shkruan Alsat. “Nuk ma lejojnë buxheti të përdor taksi më shpesh biçikletë ose autobus”, thotë një qytetar. Përfaqësuesit e taksive të kryeqytetit thonë se çmimorja ka mbetur e njëjtë, ndërsa kërkojnë nga autoritetet të marrin masa për konkurrencën jolojale me qëllim që të mos ketë rritje të çmimit të shërbimeve. . “Ka zgjidhje që të mbetet çmimi i njëjtë që të jenë të kënaqur qytetarët e institucioneve mos u kushtojë asnjë denarë. Do të thotë të dalin inspektorët dhe ta pastrojnë konkurrencën jo…
E Majta paraqiti një propozim ligj me të cilin punëtorët, nëse mbetën pa punë, të marrin apanazh, ashtu si zyrtarët, shkruan Alsat. E Majta kërkon në rast se një punëtor humbet vendin e punës, të marrë një pagë të plotë nga shteti. Sa muaj të zgjasë ajo, kjo varet sa kohë ka punuar në kompani. “Që një punëtor i zakonshëm të marrë tre muaj apanazh, duhet të ketë gjashtë muaj e një ditë përvojë, të marrë gjashtë muaj apanazh, duhet të ketë nga gjashtë muaj deri në një vit stazh, dhe që një punonjës të marrë apanazh një vit, ai…

