Deputetja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire sot në Kuvend ka takuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, përcjell in7
Dauti gjatë takimit me Borell ka parashtruar pikëpamjet rreth zhvillimeve në vend dhe procesit integrues në veçanti.
Diskutuam për ngecjen në procesin reformues, luftën kundër korrupsionit, ndërsa e informova edhe për zvarritjet nga ana e institucioneve në zbatimin e ligjit për shtetësi, si një e arritur e Aleancës për Shqiptarët me qëllim barazinë e të gjithë qytetarëve në vend, theksoi Dauti.
Pjesë nga diskutimi i Ilire Dautit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell:
“Ekselenca Juaj, Zotëri Xhozef Borelli, të nderuar anëtarë të delegacionit të Unionit Evropian, i nderuar Kryetar i Kuvendit dhe të nderuar koordinatorë të grupeve parlamentare,
Më lejoni që fillimisht të përshëndes miqtë tanë nga Unioni Evropian dhe në emër të grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët t’u falënderohem për vizitën dhe posaçërisht për momentin në të cilin bëhet kjo vizitë aq e nevojshme. Janë ditë të vështira e që kërkojnë të gjithë të reflektojmë dhe të jemi unik në qëndrimet tona duke dënuar agresionin rus mbi integritetin territorial të shtetit të Ukrainës. Të gjithë bashkërisht patjetër duhet të japim kontributin tonë në tejkalimin e kësaj situate kaq kritike. Të përpiqemi me tërë kapacitetin që kemi që kjo luftë të përfundojë sa më parë e me sa më pak dhimbje e jetë të humbura.
Ju drejtohem si koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët. Përfaqësoj këtë subjekt politik, që jo vetëm deklarativisht, por qartë dhe fuqimisht është i përcaktuar në krah të shteteve demokratike evropiane. Aleanca për Shqiptarët kontribuoi dhe në vazhdimësi punon në orientimin dhe rrugëtimin evroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të ju përkujtojmë, këtë dedikim që kemi, pothuajse me jetë e pagoi vetë Kryetari i Alencës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, gjatë ngjarjeve të ditës më 27 prill, të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne si subjekt politik, vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar, duke qenë të bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut të vetmen rrugë e ka integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo rrugë kërkon përkushtim në punë në pëmbushjen e vlerave demokratike perëndimore, duke përfshirë medoemos edhe të drejtën për barazi të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ju faleminderit!”/in7.tv/
https://www.facebook.com/100063916790158/posts/367392498734640/?d=n



