Author: Hamdi Kumanova

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur “sulm barbar” agresionin rus në Ukrainë, sulm që sipas tij paraqet “shkelje të parimeve dhe të së drejtës ndërkombëtare”, “luftë të Putinit”, që nuk është e orientuar vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Këtë Borell e tha të hënën, më 14 mars, në Shkup, pas takimit me drejtuesit e lartë të Maqedonisë së Veriut, më të cilët ka biseduar për perspektivën evropiane, si dhe agresionin rus në Ukrainë. “Në Ukrainë po ndodh një sulm barbar ndaj popullit ukrainas.…

Lexo më Shumë

“Vetëm puna e intensifikuar në relacionin Shkup-Sofje do të japë rezultate,” tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikë të Jashtme Xhozef Borell, shkruan Alsat. Megjithatë, ai shtoi se çështjet dypalëshe nuk duhet të rrezikojnë procesin e zgjerimit. Nga ana tjetër, qeveritarët sigurojnë se kanë komunikim të rregullt me homologët bullgarë për të gjetur një zgjidhje që do të jetë dinjitoze për të dyja vendet dhe që do të zhbllokojë integrimin evropian të vendit. “Çelësi i zgjidhjes është marrëdhënia Shkup-Sofje, ndërsa Brukseli të gjitha institucionet evropiane dhe vendet anëtare mund të ndihmojnë dhe mbështesin atë proces. Prandaj, që nga fillimi…

Lexo më Shumë

Për dy ditë, inspektorët e tregut në 33 subjekte tregtare konstatuan mosrespektim të masës së qeverisë, për uljen e marzhit tregtar ose nuk kishin të dhëna ditore për disa prej produkteve, shkruan Alsat. Të gjithë ata fituan gjoba nga 60 deri në 7000 euro, varësisht nga madhësia e kompanisë. Që nga hyrja në fuqi e masave janë kryer 160 kontrolle. “Tetë subjekte nga 33, janë tregtarë të mëdhenj dhe te ato ndaj personave juridik janë shqiptuar gjoba prej 7 mijë eurove, dhe ndaj një personi përgjegjës 350 euro. Subjektet e tjera janë të llojeve të ndryshme, duke filluar nga tregtari…

Lexo më Shumë

Shkupjani 25 vjeçar O.M dje në orën 20:35 është privuar nga liria gjatë kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”. Siç ka informuar MPB, atë e kanë arrestuar nëpunës policor të Njësisë për Punë të Brendshme- Departamenti për punë kriminalistike Qendër dhe Bit Pazar. “Me përdorimin e forcës dhe mjet të lehtë, ai nga hapësirat e podrumit të ndërtesës ka marrë materiale të ndryshme duke përfituar pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 58.500 denarë. I pandehuri është mbajtur në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë informative, ndërsa mjetet e vjedhura i janë kthyer të dëmtuarit”, informon MPB-ja. Pas…

Lexo më Shumë

Në janar të këtij viti vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 39.335 turistë të cilët kanë realizuar 87.107 bujtje që paraqet rritje për 40 për qind të numrit të turistëve dhe për 33,9 për qind të numrit të bujtjeve në krahasim me janarin e vitit 2021. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë 52,9 për qind e turistëve në janar të këtij viti ishin turistë vendor, ndërsa 47,1 për qind turistë të huaj. Nga bujtjet e realizuara 56,5 për qind i kanë bërë turistët vendor, ndërsa 43,5 për qind turistët e huaj. Megjithatë numri i turistëve vendor në janar…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një konference për media e ka pyetur Qeverinë dhe MBP-në përse ua ndalon shqiptarëve pjesëmarrjen në njësitin policor “Tigrat”, shkruan gazeta LAJM. “Tigrat” operojnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku partia shqiptare në pushtet, BDI, shpesh herë është mburrur se ka pasur zëvendësministra e një kohë edhe ministër. Meqë “tigrat” quhen njësit anti-terrorist, pyesim Qeverinë, mos vallë shqiptarët që ua ndalon pjesëmarrjen i trajton si terroristë apo të paaftë dhe të pabesueshëm për shtetin!?”, pyet ASH-ja. Më tej, në reagimin e partisë opozitare shqiptare thuhet se për më shumë se katër dekada nuk…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KrRE) njofton së gjatë ditës së sotme nuk do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës. “Sot nuk ka parakushte për korrigjimin e çmimeve të derivateve të naftës, prandaj çmimet mbeten të njëjta”, thonë nga KRRE-ja. Sot dhe nesër mbeten çmimet e njëjta, të cilët ndryshuan pas uljes së akcizës dhe uljes së TVSH-së. Çmimet që janë në fuqi janë si më poshtë: Euro Super BS95 – 86.5 denarë për litër Euro Super BS98 – 88.5 denarë për litër Euro Dizel – 88 denarë për litër

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ishte në fabrikën për prodhimin e miellit në Tetovë, shkruan TV21. Ai siguroi që vendi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe se Qeveria po merr të gjitha masat për të parandaluar rritjen e çmimeve. I pyetur nga TV21, Bekteshi refuzoi të përgjigjet drejtpërdrejt se sa kushton një thes miell për momentin. TV21: Ministër, sa kushton një thes miell? “Nuk është momenti të bëjmë sensacione. Të gjithë e dinë se sa kushton një thes miell, por njëkohësisht edhe në Kuvend zgjidhjet ligjore dhe ato që janë miratuar nga deputetët, edhe ju si gazetarë edhe opinioni…

Lexo më Shumë

Në fundjavën e kaluar në çerdhen “Dimçe Mirçev” nga Velesi është kryer vjedhje në kuzhina kryesore e cila furnizon të gjitha njësitë e çerdherve tjera në qytet. Sipas informatave jozyrtare thuhet se është vjedhur sheqer, vaj, kripë dhe miell. Pritet që SPB Veles të del me informata më konkrete se cialt produkte janë vjedhur mbrëmë në çerdhe duke pasur parasysh që çerdhja për fundjavë nuk punon. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 14:30, policia ka privuar nga liria 32-vjeçarin B.S. nga rrethina e Tetovës, i cili për shkak të keqkuptimeve të caktuara në lidhje me vajzën e tyre të mitur, një ditë më parë ishte raportuar se kishte kërcënuar gruan e tij 24-vjeçare nga Tetova, me të cilën ishin në procedurë divorci, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Gjykimi për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski u kërkua që të shtyhej nga ana e avokatit të tij i cili kërkoi shtyerje të seancës. Kërkesë të njejtë dorëzoi edhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska, avokate e Ivica Dimitrovskit I akuzuar tjetër në këtë lëndë. Përshkak se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në séance si përfaqsues morri pjesë edhe shefja Vilma Ruskovska. Avokati I Rashkovskit u shpreh se “mendoj se nuk janë përmbushur kushtet të mbahet debat kryesor, sepse nga rezultatet pas vendimit për ndarjen e dëshmive, varet teoria e rastit të mbrojtjes, por edhe Prokurorisë Publike. Kjo është gjithsesi relevante,…

Lexo më Shumë

Dje policia në Shkup ka arrestuar 20 vjeçarin J.I dhe 23 vjeçarin F.I, të dy nga fshati Gllumovë e Shkupit, Saraj. Ato në ora 14:10 janë kapur duke vjedhur mjete ndërtimore, në pronësi të dy personave juridik të cilët kanë kryer aktivitete ndërtimore në Matkë të Epërme. Ato janë dërguar në stacionin policor dhe është realizuar bisedë zyrtare, ndërsa pajisjet e vjedhura i janë kthyer të dëmtuarve. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë