Gjykimi për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski u kërkua që të shtyhej nga ana e avokatit të tij i cili kërkoi shtyerje të seancës. Kërkesë të njejtë dorëzoi edhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska, avokate e Ivica Dimitrovskit I akuzuar tjetër në këtë lëndë.
Përshkak se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në séance si përfaqsues morri pjesë edhe shefja Vilma Ruskovska.
Avokati I Rashkovskit u shpreh se “mendoj se nuk janë përmbushur kushtet të mbahet debat kryesor, sepse nga rezultatet pas vendimit për ndarjen e dëshmive, varet teoria e rastit të mbrojtjes, por edhe Prokurorisë Publike. Kjo është gjithsesi relevante, për vet fillimin, si dhe për dhënien e fjalës hyrëse”.
Në këtë kërkesë për së treti herë me rradhë u bashkangjit edhe aokatja Josevska Anastasovska,
”Për këtë duhet vendim i plotfuqishëm që të inkuadrohemi drejt fjalive hyrëse të cilat duhet të shënojnë trajektorjen e mbrojtjes, si dhe vet akuzës”, tha ajo.
Mirëpo gjygji kërkesat e këtilla I refuzoi.
Propozimi për shtyerje nuk pranohet”, tha gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska. /KlanMacedonia/



