Author: Hamdi Kumanova

“Jemi në rrugën në afërsi të së cilës është kufiri Bellanocë-Stançiq, kjo rrugë u asfaltua por e njëjta tani nuk po mirëmbahet”, raporton Remzije Bilalli, gazetare e TV21. Kjo rrugë lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Në shumë pjesë të rrugës shihen rrëshqitje të dheut e në disa pjesë të tjera kanë filluar të formohen edhe deponi. TV21 pyeti Komunën e Likovës, por nga atje theksuan se kjo është rrugë regjionale dhe është në kompetenca të NP “Rrugët e Maqedonisë”. E drejtori i kësaj ndërmarrje Kostadin Acevski theksoi se kjo ndodh për shkak pozitës së tokës në atë pjesë. Sipas…

Lexo më Shumë

Pushteti dhe opozita përplasen lidhur me harxhimet. VMRO DPMNE akuzon pushtetin se po shpenzon pa masë në kohë krize nga ana tjetër nga pushteti thonë që masat që u votuan dy ditë më parë, po japin rezultat. Edhe pse vet Kryeministri bëri thirrje që të ndalohen harxhime jo produktive nga institucionet shtetërore, shifrat që po dalin në opinion janë alarmante. Nga VMRO DPMNE, thonë se kjo qeveri ka harxhuar 200 000 euro për shërbime hotelerike dhe 50 000 euro për kafe. DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË Prej para fillimit të vitit të ri, vetëm për shërbime hotelerike, Qeveria ka…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Zoran Zaev po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë. Zaev në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi nga takimet që ka realizuar në kuadër të këtij Forumi, ndërsa shihet se ka qenë i shoqëruar nga ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Jam veçanërisht i lumtur që pata rastin të takoj miqtë e mi, ish-kryeministrat dhe kryeministra aktual, presidentë dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Sllovenia, Austria, Mali i Zi, Shqipëria, Spanja, Bullgaria, Rumania, Katari etj.”, ka shkruar Zaev. Zaev në kuadër të Forumit ka takuar të ngarkuarin i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,…

Lexo më Shumë

Drejtori i kompanisë “Vitaminka”, Sasho Naumovski sot në Shtip tha se Maqedonia e Veriut në nivel vjetor harxhon rreth 35 mijë tonë vaj për ushqim. Naumovski thotë se vendi harxhon 25 mijë tonë vaj të importuar, plus 10 mijë tonë prodhim vendor. “Sipas analizave dhe statistikave tona që i mbajmë nga viti 2018, tregu maqedonas përdor rreth 25 mijë tonë vaj për gatim, pa kapacitete prodhuese. Me kapacitetet prodhuese janë rreth 10 mijë tonë plus”, tha Naumovski.

Lexo më Shumë

SPASOVSKI: KANDIDATËT TË SAKRIFIKOHEN QË TI PËRMBUSHIN KRITERET Në shënimin e 41 vjetorit të formimit të njësit Tigrat mirënjohje u ndanë për anëtarët e këtij njësiti që kanë shërbyer për 5,15 dhe 30 vjet, në ndarjen e mirënjhohjeve nuk kisht asnjë shqiptarë. OLIVER SPASOVSKI: MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Sipas njoftimeve që kam marrë nga shërbimet, kemi nga të gjitha nacionalitetet. Edhe pse para dy ditëve, Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, tha se aplikacionet për njësitin “Tigrat” vijnë nga persona prej të gjitha nacionaliteteve, ky njësit vazhdon të mbetet njësit i pastër maqedonas. Logo e njësitit, sipas ligjit…

Lexo më Shumë

Profesori i shkollës së mesme Nikolla Shtejn Hebil Selimi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Nxënësit e tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një profesor shumë të mirë dhe shumë të përkushtuar. Mësohet se profesor Hebili kohët e fundit ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e përballoi dot. Stafi i Pa Censurë i shprehin ngushëllime familjes dhe miqve të profesorit!

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sot vizitoi poligonin ushtarak Krivollak në periferi të Shkupit. Ajo njoftoi se po bëhen përgatitjet për stërvitjen më të madhe që do të mbahet këtë pranverë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, sot vizituam poligonin Krivollak”. “Përgatitjet për stërvitjen më të madhe që do të mbahet këtu këtë pranverë, “Swift Response 22”, po ecin në rendin më të mirë, sikurse edhe projektet zhvillimore të Krivollakut”, ka thënë ajo përmes rrjeteve sociale.

Lexo më Shumë

Pagat në sektorin e arsimit janë tejet të ulta, ndërkohë puna me nxënësit kërkon sakrificë dhe përkushtim. Kështu vlerëson Përfaqësuesi i Sindikatës në Gjimnazin Zef Lush Marku Burim Aliu, sipas të cilit marrëveshja kolektive në arsim edhe pse është nënshkruar nuk po zbatohet. Sipas tij, arsimtarët janë të revoltuar nga ky fakt , kanë parashtruar edhe ultimatum që nëse nuk ka marrëveshje deri më datën 15 mars do të ketë bojkot të mësimit. Pagat e ulta sipas tij kanë vënë në pikpyetje mbijetësën e arsimtarëve. “Nuk do të mbahet mësim sikur herave tjera deri sa të realizohen kërkesat. Thash se…

Lexo më Shumë

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se 26 masat anti-krizë në vlrë të 400 milionë eruove tashmë po japin rezultat, përcjell TV21. Nga ekzekutivi thonë se si rrejdhojë qytetarët sot mund të blejnë derivate më të lira të naftës. “Aplikimi i masave kundër krizës ka sjellë ulje të çmimit të derivateve dhe me këtë, benzina BS-95 është ulur për 6,5 denarë, ndërsa dizeli për 9 denarë. Në përputhje me uljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se dje (12.03.2022) në ora 20:00 në rrugën lokale në afërsi të pendës Mantovë, Radovish, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Radovish kanë arrestuar M.O. (38) nga Shtipi. I arrestuari me mjetin motorik “Volkswagen Tuareg”, me targa të Shkupit, ka transportuar 13 emigrantë, prej të cilëve 5 nga Gana, 5 nga Pakistani, 2 nga Senegali dhe 1 nga Benini. “Emigrantët janë transferuar në Qendrën transitore “Vinojug” Gjevgjeli, ndërsa në vendin e ngjarjes e kanë kontrolluar inspektor nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe ekipi i OVR Radovish. M.O. është ndaluar në stacion policor, rasti është raportuar në…

Lexo më Shumë

Kryetarja e qytetit të Shkupit Arsovska u takua me kryetarin e Lidhjës të Organizatave joqeveritare turke në Maqedoni Husrev Emin dhe drejtorin ekzekutiv Mehmed Arif, me të cilët biseduan për mundësitë për mbështetje dhe bashkëpunim dypalësh, si dhe për intensifikimin e investimeve në rajonin e Shkupit nga Turqia. Shkrimtarja Lejla Sherif Emin, fituese e çmimit të sivjetshëm letrar me librin “Ura ndërmjet kombësive”, vepër kjo e përkushtuar Shkupit, kryetares Arsovska ia dhuroi një pjesë të përmbledhjeve të saj poetike në të cilat kryefjala është qyteti i Shkupit.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shmangej krizës ekonomike botërore që ka goditur të gjithë sektorët e saj, e më së rëndi standardin jetësor të qytetarëve. Por, nëse kjo krizë ekonomike do të dëmtojë edhe më shumë vendin varet nga ajo se sa kapacitetet ekonomike do të jenë funksionale, që të mund sado pak të amortizojnë pasojat e krizës, thotë për Radion Evropa e Lirë, Abil Baush, njohës i çështjeve të ekonomisë. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngritur pothuajse të gjitha çmimet e produkteve ushqimore në masën prej mbi 20 për qind, por më së shumti shitjen me pakicë…

Lexo më Shumë