Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sot vizitoi poligonin ushtarak Krivollak në periferi të Shkupit. Postimi: “Së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, sot vizituam poligonin Krivollak. Përgatitjet për stërvitjen më të madhe që do të mbahet këtu këtë pranverë, “Swift Response 22”, po ecin në rendin më të mirë, sikurse edhe projektet zhvillimore të Krivollakut”, ka thënë ajo përmes rrjeteve sociale.
Author: Hamdi Kumanova
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me të gjitha përgjegjësitë qëndron prapa faktit se denari është stabil dhe do të mbetet i qëndrueshëm. “Nuk ka arsye për të ndryshuar kursin, nuk do të përfitojë askush”, theksoi në një intervistë për MIA-n guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska. Ajo thekson se Banka Popullore ka kapacitete dhe mjete për ta mbrojtur kursin e denarit, nëse paraqitet nevoja. Ajo shtoi se kjo është dëshmuar tre dekadat e fundit, kur në shumë kriza është ruajtur me sukses stabiliteti i monedhës vendase. “Ne kemi kapacitete dhe kemi mjete për të mbrojtur kursin e denarit, nëse…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk sheh rrezik që kriza në Ukrainë të interferojë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë në vëmendje se një pjesë e shteteve janë anëtare të NATO-s. Duke folur nga Vlora, Ahmeti tha se shpreson në një zgjidhje sa më të shpejtë për Ukrainën dhe që populli i saj të vendosë vetë për fatin e vet. Një koment pati dhe për Ballkanin e Hapur, duke ju referuar si një ide që pranohet vullnetarisht nga shtetet dhe jo me imponim. Ahmeti: Unë mendoj që Ballkani Perëndimor nuk është objektiv i gjithë këtyre zhvillimeve që bëhen në Ukrainë,…
Mbrëmjen e djeshme (12-mars) rreth orës 22:30, në një kazino në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, pas një kontrolli të tëkryer nga ana e pjestarëve të policisë të SPB- Tetovë, është arrestuar 18-vjeçari A.S. nga Tetova Reçica e Madhe, i cili u ka treguar një vërtetim të falsifikuar, përkatësisht vërtetim të vaksinimit nga një person tjetër. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Dje (12 mars) në mbrëmje rreth orës 22:45, në rrugën “Karposh” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria personat G.S. (40) nga Bërvenica e Tetovës dhe A.S. (28) nga Shkupi, ndaj të cilëve gjatë kontrollit të kryer tek L.S. është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Heqje të plotë të masave për KOVID-19 apo reduktim të tyre, për momentin nuk ka. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali deklaroi dje se janë duke e monitoruar situatën dhe në bazë të asaj që marrin si rezultat i analizave të tyre, besojnë se ende nuk është koha për të shfuqizuar plotësisht masat apo reduktimin e tyre. “Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Aty ke një rikthim të mprehtë, pra rritje të numrit të të sapoinfektuarve dhe sipas…
Ministria e Brendshme informon se dje (12.03.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 217 masa, nga të cilat 76 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 33 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer. “Janë vendosur 13 masa për përdorim të celularit, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 29 për parkim të paligjshëm”. “Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë…
Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë Qeverinë se asnjë nga masat anti-krizë nuk ka përfshirë ndihmë ndaj fermerëve, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se bujqit po përballen me shpenzime të larta. “Në muajt e fundit janë përballur me rritje drastike të çmimit të lëndëve të para, plehrave, si dhe rritjes së çmimit të naftës”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së. VMRO propozon disa masa që Qeveria duhet të merr ndaj fermerëve. “Duhet të përjashtohet 100% akciza dhe TVSH-ja për naftën e gjelbër për fermerët për të gjitha degët bujqësore. Rritja e menjëhershme e subvencioneve për të gjitha degët bujqësore dhe pagesa…
Personeli mjekësore me shqetësim ngre zërin për sulmet ndaj tyre. Të dhënat e një ankete të realizuar së fundmi tregojnë se pothuajse 80% e tyre kanë përjetuar dhunë verbale, nga pacientët apo të afërmit e tyre të cilët kanë sharë apo i kanë bërtitur personelit mjekësor, shkruan Alsat “Punonjësi shëndetësor është zgjidhja e fundit. Kur i thua dikujt se ka një diagnozë të vështirë, ai nuk mund të ofendojë apo godasë sëmundjen. Ai që e thotë këtë zakonisht goditet. Sistemi shëndetësor, labirintet që kalojnë njerëzit, janë mjaft të ndërlikuara dhe i lodhin dhe nervozojnë. Dhe të gjithë e manifestojnë ndryshe,…
Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi është tërhequr nga komisioni parlamentar i Parlamentit të Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin Rus. Ja komunikata e Rexhepit: Duke pasur parasysh agresionin dhe terrorin e Federatës Ruse ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës, unë Skender Rexhepi, deputet i Kuvendit në Maqedoni të Veriut tërhiqem nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse. Në të njëjtën kohë, kërkoj që një veprim të tillë ta bëjnë edhe kolegët tjerë anëtarë të këtij grupi për bashkëpunim, ndërsa nga kreu i Kuvendit, z. Talat Xhaferi kërkoj të sjell në rend dite shpërbërjen e…
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik gjatë javës së nëntë të vitit 2022 (nga 28.02-06.03.2022), në Maqedoninë së Veriut janë raportuar gjithsej 17 raste të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin, 37 për qind më pak se javën e kaluar. Gjatë javës së nëntë pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP-së kanë arritur 327 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të Kovid-19 dhe 6 raste kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, të gjitha Influenza A. Numri i rasteve të regjistruara në…
Mbi tre mijë banorë të fshatit Sfillare e Epërme dhe e Poshtme nuk kanë shërbime të rregullta shëndetësore. Banorët e Sfillares së Epërme thonë se që nga ekzistimi i fshatit nuk kanë pasur ambulantë e as mjek fshati. Për një kontroll të thjeshtë apo për një recetë ata detyrohen të udhëtojnë kilometra deri në institucionin shëndetësor më të afërt, shkruan Alsat. “Për kontroll shkojmë në Gjorce Petrov, që i bie rreth 7 km deri atje. Vështirë është boll, e nëse nuk ke mjete, nuk ke veturë. Kemi kërkuar disa herë por nuk e kanë mundësuar një gjë të tillë, nuk…

