Author: Hamdi Kumanova

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se vazhdon të monitorojë situatën në Ukrainë dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve juridike dhe qytetarëve të interesuar të cilët mund të përfshihen në dhënien e ndihmës financiare. Afati për dhurimin e ndihmës financiare zgjat deri më 15 prill të këtij viti. Llogaria e Fondit për solidaritetit e Kryqit të Kuq të RMV është: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Banka Komercijale me shënimin: ndihmë për popullin e Ukrainës. Mund të dhuroni edhe 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400. – Për donacionet e fondeve në…

Lexo më Shumë

Mbi 135 milionë euro investojmë në ndërtimin e tre rrugëve moderne eksprese. Operative ndërtimore është tërësisht në terren dhe na pret një vit i fortë investues në modernizimin e e të gjithë infrastrukturës rrugore, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Ballgoj Boçvarski, i cili sot së bashku me drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemin, inspektuan ndërtimin e rrugës ekspres drejt Prilepit, në aksin Gradsko – Drenovë. Gjatësia e këtij aksi është 15,5 kilometra, ndërsa investimi është në një lartësi prej 24,7 milionë euro. Ndërtimi ka filluar sivjet, ndërsa afati për përfundimin e tij është korriku i vitit 2023.…

Lexo më Shumë

Këmbimet tek bankat po zhvillohen pa pengesa, ndërsa bankat disponojnë me mjaft deviza të gatshme dhe deviza për përmbushje të të gjitha nevojave të qytetarëve, informojnë nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM). “Me atë rast, kurset kurset sipas të cilave kryhen transaksionet janë transparente, të publikuara në çdo vend këmbimi dhe janë në nivel stabil. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos u ekspozohen pa nevojë shpenzimeve duke i këmbyer mjetet e tyre në denarë në deviza, duke u prirur vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rrejshme, të pranishme në këtë periudhë”, thonë nga ABM. Theksojnë se sistemi bankar…

Lexo më Shumë

Qytetarët më së shumti ankoheshin për diskriminim në vendin e punës, veçanërisht në arsim dhe përkatësi politike, përcjell Nistori. Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, ka konstatuar diskriminim në rastin e Ëmbla Ademit nga Gostivari, një vajzë me sindromën Down, e cila ishte penguar të vijojë mësimin e rregullt në në klasë. Komisioni ka hapur rast për Ëmbla Ademin më 3 shkurt. Anëtarët e Komisionit, për një periudhë dy javore, dëgjuan të gjithë palët e interesuara – prindërit e Ëmblës, mësuesit dhe psikologun i shkollës, mjekun e Ëmblës, por edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të klasës, të cilët kundërshtuan ashpër…

Lexo më Shumë

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës dje (14-mars) në ora 09:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe me shumë gjasë buron nga Lufta e Dytë Botërore. Është kryer këqyrja dhe lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj, ende askush nuk po bart përgjegjësi për tragjedinë e zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku vdiqën nga zjarri 14 pacientë të cilët po trajtoheshin nga Covid-19. Prokuroria nuk jep detaje konkrete, thotë se ende analizohen provat edhe pse deri tani janë kryer katër ekspertiza për këtë rast, shkruan Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike së fundmi mori edhe raportin e ekspertizës gjermane, për të cilin thonë se nuk ndryshon shumë nga konstatimet e ekspertëve të Sektorit për Kontrolle Ekspertiza Kriminalistikë (SKEK). Sidoqoftë, nga atje nuk bëjnë të ditur detaje konkrete dhe nuk tregojnë se çfarë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (14.03.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 244 shoferë, prej tyre trembëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tri automjete kanël qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 136 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 108 jashtë vendeve…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme (14.03.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 sanksione, prej të cilave tridhjetë e nëntë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë. “Poashtu janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike dhe dyzet e shtatë sanksione për automjete…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do t’i prezantojë Qeverisë të dhënat e marra nga institucionet shtetërore për kapacitetet për akomodimin e refugjatëve eventual që do të vinin nga Ukraina, por edhe planet dhe përgjegjësitë për të gjitha institucionet që do të përfshiheshin në këtë proces. Osmani nuk pret një fluks të madh refugjatësh ukrainas në vend, por, siç theksoi, nëse kjo ndodh, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të objekteve të improvizuara. “Sot do të kemi informacion të saktë nga Ministria e Jashtme, pasi t’i marrim të dhënat nga çdo institucion shtetëror për kapacitetet që disponojnë. Ne nuk…

Lexo më Shumë

Pjesa kryesore e stërvitjes kyçe të mbrojtjes ndërkombëtare “Reagimi i ftohtë” filloi, në mes të luftës ruso-ukrainase, në Norvegji, një vend në kufi me Rusinë, me një numër anëtarësh të NATO-s që morën pjesë në stërvitje. Stërvitja, e cila përfshin shumë anëtarë të tjerë të NATO-s, filloi të hënën dhe do të përfundojë më 1 prill, tha për DPA një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm norvegjez. Aktivitetet kryesore do të zhvillohen në det dhe në ajër. Janë publikuar fotot e luftanijes amfibe britanike HMS Albion, e cila ndër të tjera po merr pjesë në një stërvitje ushtarake. Anijet aleate po…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se është i shqetësuar për polarizimin politik në rritje, veçanërisht në Kuvend, dhe u bëri thirrje “grupeve të ndryshme politike të ulen dhe të thonë – po, ne nuk pajtohemi për shumë gjëra, por jemi dakord për interesat shtetërore. Ne jemi dakord për agjendën e BE-së dhe se ne duam të ecim përpara”. Ai gjithashtu tha se duhet të ketë më pak përdorim të flamurit europian për të shkurtuar debatin, por edhe se zgjidhjet ligjore nuk duhet të bllokohen vetëm sepse mund të bllokohen. Ambasadori i BE-së në vend…

Lexo më Shumë