Propozim-ligji për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, në lexim të parë, me të cilin për herë të parë rregullohen paratë virtuale, përkatësisht kriptomjetet e njohura si kriptovaluta dhe pronë digjitale ka marrë “bekimin” e Komisionit parlamentar për çështje evropiane. Para anëtarëve të Komisionit, propozim-ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, e prezantoi zëvendësministri i Financave Filip Nikollovski i cili theksoi se arsyet për sjelljen e Ligjit, dalin nga nevoja për harmonizimin e tij me acquis evropian përkatësisht ligjvënie në fushën e luftës krimit të organizuar, dhe dispozitave nga Direktiva 2018/843 për parandalim…
Author: Hamdi Kumanova
Karvani i sensibilizimit për vaksinim filloi nga Komuna e Shkutkës. Për ti nxituar ata shatorin e vënë në pikën më frekuentuese të zonës. Madje i stimulonin edhe me dhurata. Interesimi ishte pak i ulët nga komuniteti romë. Por, disa prej tyre që janë pa asnjë dokument u privohet edhe e drejta për vaksinim. “Pika e vaksinimit këtu në Shtukë është e vendosur pikërisht tek hyrja e tregut, përveç kushteve jo adekuate higjienike, qytetarëve të kësaj zone iu paraqitet edhe një problem tjetër. Ata që janë fantom nuk mund të vaksinohen, që në Komunën e Shutkës së paku 200 qytetarë janë…
Ministria e Brendshme mban sekret numrin e pjesëtarëve të paraqitur në konkursin e brendshëm trajnues në Njësitin Special të Anti-terrorit “Tigri”, shkruan Alsat. Edhe pse ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ditë më parë deklaroi se në konkurs ka policë të paraqitur nga të gjitha bashkësitë etnike, dikasteri i tij arsyetohet se numri i të paraqiturve është konfidencial. Alsat jo zyrtarisht mëson se të paktën 5 shqiptarë janë paraqitur, të cilët momentalisht ndodhen në njësite tjera të MPB-së përfshi edhe atë elitare për intervenim të shpejtë apo ndryshe e njohur si “EBR”. Përveç përfaqësimit të shqiptarëve, njësiti “Tigri” mbetet i pa…
Prej 14 -19 mars 2022, në qendrën turistike dimërore Kodra e Diellit, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në rolin e nikoqirit e realizoi me sukses projektin “Skijim dhe aktivitete lojërash për fëmijë” në kuadër të “Programeve intensive të përbashkëta” të mbështetur nga Erasmus +. Në këtë projekt morën pjesë tre shtete: Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Në implementimin e tij u angazhuan Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit nga Universiteti i Veliko Tërnovës – Bullgari dhe Fakulteti i Edukimit Fizik nga Universiteti “Alba Lulia” – Rumani. Projekti u realizua nga profesorët…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp tha se fatkeqësisht vendi ynë varet nga gazi rus. Bytyqi theksoi se për këtë po bëhen përpjekje që për 15 vitet e ardhshme të sigurohet gaz përmes Aleksadropulos. “E dini ne jemi një nga vendet e pakta në botë që është 100 për qind që burimin e vetëm të gazit e kemi nga Rusia, fatkeqësisht, fatkeqësisht. Në vitete e kaluara edhe përkundër përpjekjeve tona për diversifikim të këtij energjensi, dikush donte të thoshte se diversifikim nuk është i nevojshëm në vendin tonë dhe për këtë në fjalimin…
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër dy personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale pasi që tentuan t’i vënë flakën një kazinoje, ku kishin humbur paratë. Sipas policisë, më 18 mars, në një kazino në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, dy të dyshuarit kanë filluar të luajnë në automat. Pasi kanë humbur një shumë të madhe parash, fillimisht kanë nisur një debat verbal me anëtarët e agjencisë së sigurimit të objektit, ndërsa më pas me karrige dhe sende të tjera kanë filluar të thyejnë pajisjet dhe inventarin në kazino. Sigurimi kishte raportuar në polici, ndaj në vendngjarje…
Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe komandati i UÇK-së, Hysni Shaqiri, thotë se, në rast se Rusia e fiton lufën me Ukrainën, Serbia do ta përdorte atë situatë për të sulmuar vende fqinje si Kosovën, Bonjen dhe Malin e Zi. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Shaqiri, tha se Beogradi synon të hap “Frontin Ballkanik”, për të cilin thotë se do të ishte më i rrezikshëm se lufta në Ukrainë. Prandaj, thotë ai, “Rusisë duhet t’i ndalohet hovi në Ukrainë”. “Rusia gjithmonë ka pasur ndikim në Ballkan, sidomos te shtetet sllave të cilat i ka formuar ajo në dëm…
“Pastërtia në Tetovë është një pikë e dhimbshme tash e më se një dekadë, ndërkohë që, vetëm në ditën e pranverës, merren aksione për pastrimin e qytetit. Banorët kërkojnë që, aksione apo punë për pastrimin e qytetit, të ketë çdo ditë, dhe jo vetëm në ditën e pranverës,. E sidomos kërkohet që këta kontejnerë që bllokojnë trotuaret, duke detyruar njerëzit të ecin në rrugë, të dislokohen në vende më të sigurta”. Qytetarët thonë se autoritetet duhet të angazhohen çdo ditë për mirëmbajtjen e qytetit dhe jo vetëm një herë në vit. “Duhet edhe atë shumë, papastërti e madhe është, ka…
Drejtoreshës së shkollës së mesme në Tetovë i është kërkuar dorëheqja nga puna pa asnjë shpjegim. Në raportin e policisë dërguar mediave thuhet se 45 vjeçarja me incialet T.Ll është thirrur në ambientet e komunës dhe i është kërkuar dorëheqje në emër të kryetarit të komunës. “Në orën 10:45, 45-vjeçaja T.Ll. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se më 18-mars të këtij viti rreth orës 15.00, personat S.S.(44) dhe V.A. (33) të dy nga Tetova e kanë thirrur që të vijë në lokalet e Komunës së Tetovës dhe pasi ka hyrë në njërën nga zyrat i kanë thënë, gjegjësisht…
VMRO-DPMNE akuzon se masat anti krizë të Qeverisë janë vetëm për në letër, pasi veprimet e dëshmojnë të kundërtën. Zëdhënësi i opozitës maqedonase, Dimçe Arsovski ka deklaruar se kryeministri nga njëra anë u ndalon institucioneve të blejnë mobilje, ndërsa nga ana tjetër, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka shpallë tender prej 8.3 milion euro ndërtesë të re administrative. “Imagjinoni, thonë masa kundër krizës, ndërsa për momentin po japin 8.3 milionë euro për ndërtimin e një godine të re administrative të Qeverisë. Dhe ndonëse ky mund të mos jetë luks, por mund të jetë i nevojshëm për punonjësit dhe institucionin, në…
Dialogu social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, që i përfshiu të gjitha rajonet, ka për qëllim të avancojë arsimin e mesëm profesional, të përfocojë arsimin dual, të prodhojë profile profesionale sipas nevojave të tregut të punës dhe të rrisë punësueshmërinëe të rinjve”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencë Jeton Shaqiri pas vizitës së tij në Tetovë, ku u mbajt takimi i fundit për këtë vit. „Pres që të përfshihen më shumë kompani në arsimin dual dhe tek ato, në kushte reale prodhimi, të realizohet puna praktike e nxënësve. Ajo do të thotë edhe mundësi për regjistrimin e numrit më…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e ndërpreu procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës Mavrovë-Rostushë, pasi javën e kaluar kandidati i LSDM-së, Menad Kurtovski e tërhoqi kandidaturën, sepse nuk ka kundërkandidat. Këtë konstatim, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve e nxori për shkak se deri më tani, pas skadimit të të gjitha afateve ligjore, deri tek Komisioni komunal i zgjedhjeve në Mavrovë Rostushë nuk ka lista të konfirmuara për zgjedhjen e kryetarit të Komunës Mavrovës Rostushë, pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve më 4 shkurt të këtij viti. KSHZ-ja kërkon me shkrim të njoftohet kryetari i Kuvendit, kompetent për…

