Sot në ditën e pranverës kryetarja Arsovska së bashku me drejtorin e ZOO- Shkup, Kristijan Stamenov dhe disa nga këshilltarët e Bashkisë së Shkupit morëm pjesë në fillimin e aksionit pranveror për gjelbërimin e kopshtit botanik. Punonjësit në ZOO Shkup në koordinim me NP Parqe dhe gjelbërime punojnë së bashku në aksionin për pastrimin dhe rivitalizimin e kopshtit botanik, i cili nuk ka qenë funksional katër vitet e fundit, gjegjësisht vizitorët nuk kishin mundësi të shetiten në atë pjesë të kopshtit zoologjik. “”Kopshti botanik shtrihet në 20,000 m2, ndërsa vijon rinovimi i sistemit të ujitjes dhe janë gati për mbjellje…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se një 54 vjeçar nga Kumanova humbi jetën duke u përpjekur për ta shuar zjarrin në shtëpinë e tij. “Dje në SPB Kumanovë është denoncuar se në Kumanovë në “Stara Vodenica” ka shpërthyer një zjarr, afër shtëpisë ku ka jetuar D.L (54). Gjatë shuarjes së zjarrit ka marrë lëndime trupore dhe është gjetur i vdekur në vendngjarje”, thonë nga MPB. Ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e 54 vjeçarit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka dhënë urdhër për autopsinë e trupit. Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi…
Numri i parashtresave të dorëzuara tek Avokati i Popullit për të drejtat e konsumatorit këtë vit janë për 20% më të larta krahasuar me një vit më parë. Qytetarët më teper ankohen për rritjen enorme të çmimit të produkteve ushqimore por dhe të faturave të larta të energjisë elektrike, të ujit dhe nxemjes qendrore. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” Avokati i Popullit Naser Zyberi, i cili pranon se njerëzimi si asnjëherë më parë e jeton periudhën më të vështirë si në planin ekonomik, social, shëndetësor por dhe atë ushtarak. “Ka disa lloje të parashtresave siç janë lartësia…
Kryeprokurori Lubomir Jovevski do të pranonte me kënaqësi të jetë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Në intervistë për TV TELMA Jovevski ka thënë se çdo jurist e ka dëshirë që karrierën e tij ta përfundojë si Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka shtuar se ende nuk e dinë nëse do të propozohet nga komisioni përkatës ose nëse do të votohet nga Kuvendi. Megjithatë shton se nëse Kuvendi mendon se Jovevski mund të ndihmoj me përvojën e tij në punën e Gjykatës Kushtetuese ai këtë sfidë do e pranojë.
Pensionistët dhe personat me status të rrezikuar social në Maqedoninë e Veriut, që marrin ndihmë nga shteti, thonë se 1 mijë denarë (16 euro) që shteti u ka ndarë si ndihmë shtesë, janë të pamjaftueshme për të përballuar valën e rritjes së çmimeve. Qeveria maqedonase ka ndarë këtë ndihmë shtesë për këtë kategori shoqërore për muajt mars, prill dhe maj. Nikolla Georgievski, pensionist, i cili jeton i vetëm me një pension prej 11 mijë denarësh (178 euro), thotë se për të është blerja e produkteve ushqimore është bërë e papërballueshme pas shtrenjtimit të çmimeve. “Është shumë e vështirë pasi produktet…
BANORËT KANË ALARMUAR ME VITE AUTORITETET SHTETËRORE SE ËSHTË DËMTUAR DIGA 82 vjeçari Gjorgji Kamçev nga fshati Lipë të Komunes së Negotinës na dërgoi deri te Diga e Lipës për të parë se sa është rrezik për tu shembur kjo digë. Ai thotë se edhe nëse shembet diga fshatrat përrreth e as banorët nuk do të jenë të rrezkuar. Gjorgji Kamçev banor Është turp të rënohet kjo digë. Duhet dikush të japë përgjegjësi, para dy viteve e kinse e kanë rinovuar por e prishën edhe më shumë. Jovani është i vetmi banor i cili jeton në fshatin Lipë. Në shtëpitë tjera nuk banon askush. Ka…
NJË THES MIELL ARRINË DERI NË 800 DENARË Një thes miell nga 400 denarë arrinë në 800 denarë. Ankohen furaxhinjtë thonë se rritja e çmimit të bukës nuk përputhet me rritjen e çmimit të miellit. Rritja e vazhdueshme e çmimit të miellit ka prekur edhe furrat e bukës. Furaxhinjtë edhe pse e rritën çmimin e bukëve për 5 denarë thonë se nuk ju mjafton. Për Tv Klan pronari i një furre në Shkup thotë se më herët një thes miell ishte 400 denarë e tanimë ka mbërritur në 800 denarë. Çmimi i bukës për dallim nga mielli është, në krahasim…
Kosova në dhjetë vitet e ardhshme rrezikon të mbetet pa mjekë e infermierë. Veç për 28 ditë të këtij viti, vendeve evropiane ia mësynë 45 mjekë. Përderisa në tri vitet e fundit kosovarët janë braktisur nga plot 538 mantelbardhë. Alarmit për një gjë të tillë vazhdon t’i mëshojë Oda dhe Sindikata e Mjekëve. Gazeta Nacionale ka provuar të kuptojë perspektivën e mjekëve që po ikin përmes rrëfimit të një mjekeje të re. Me vështirësi të shumta e kreu shkollimin në Kosovë. Ëndrra e saj që nga fëmijëria ishte që të bëhej mjeke, profesion që e konsideron shumë human. Por, kjo…
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Instituit për Shëndet Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë bërë 2.133 testime prej të cilëve 214 janë diagnostifikuar me Kovid-19, nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid -19, 33 janë riinfektime. 96 pacientë janë shënuar si të shëruar në 24 orët e fundit. Janë regjistruar 8 persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, prej të cilëve 7 kanë qenë me sëmundje shoqëruese. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë bërë 1.937.970 , numri i të diagnostifikuarve me Kovid…
Numër rekord i audiencës në ligjëratat e edukimit financiar të Bankës Popullore. Në vitin 2021 janë mbajtur gjithsej 102 leksione në të cilat kanë marrë pjesë gjithësej 6.351 pjesëmarrës, ndër ta ka pasur nxënës, studentë dhe profesorë. Të përfshira ishin 70 shkolla të ndryshme. Ligjëratat në gjuhën maqedonase dhe shqipe, për studentë nga zonat urbane dhe rurale u mbajtën online, për shkak të pandemisë Kovid-19. Gjithashtu, vitin e kaluar Banka Popullore ka përgatitur disa materiale edukative për edukim financiar, si: prezantime edukative, tekste, video dhe infografikë, të dedikuara si për të rinjtë ashtu edhe për popullatën e rritur. “Vitin e…
Kontejnerët nëpër trotuare dhe rrugë përbëjnë rrezik si për këmbësorët ashtu edhe për shoferët. Nëpër bulevarde dhe rrugë të kryeqytetit mund të shihen kontejnerë të cilët zënë hapësira të mëdha të korsive dhe rrezikojnë shoferët, ndërsa nëpër trotuare kundërmojnë erë të keqe, shkruan Alsat. “Pengojnë sepse janë në rrugë, janë disa që edhe tek kontejneri vjen por nuk e gjuan brenda por i gjuan mbeturinat jashtë… Edhe rrezik është duhet të ketë vend të posaçëm për ata, më brenda ti fusin… Ja aty ka ndër tokë, janë shumë mirë nuk zënë vend dhe mund të parkohen veturat, këtu janë në…
Vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve në Shkup ka rënë për mbi 30 për qind dhe sipas të dhënave rezistenca më e lartë është te vaksina MMR dhe shumë prindër nuk paraqiten për të vaksinuar fëmijët, transmeton Sitel. Mjekët thonë se gjendja nuk është e mirë dhe se janë të mundshme epidemitë e fruthit dhe shytave, pra mund të ketë një numër të madh të fëmijëve që janë të pambrojtur nga sëmundjet që mund të kontrollohen. – Jo vetëm në Shkup, por edhe në Gjevgjeli, Manastir, Prilep ka vaksinim të reduktuar, më së shumti për MMR. Dhe nëse MMR nuk merret,…

