Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e ndërpreu procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës Mavrovë-Rostushë, pasi javën e kaluar kandidati i LSDM-së, Menad Kurtovski e tërhoqi kandidaturën, sepse nuk ka kundërkandidat. Këtë konstatim, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve e nxori për shkak se deri më tani, pas skadimit të të gjitha afateve ligjore, deri tek Komisioni komunal i zgjedhjeve në Mavrovë Rostushë nuk ka lista të konfirmuara për zgjedhjen e kryetarit të Komunës Mavrovës Rostushë, pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve më 4 shkurt të këtij viti. KSHZ-ja kërkon me shkrim të njoftohet kryetari i Kuvendit, kompetent për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 965 teste, ndërsa janë regjistruar 64 raste të reje me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 12 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 296 pacientë të shëruar nga COVID-19. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima. Nga Shkupi (63) dhe Strumica (77). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima, nga Shkupi (73) dhe Gjevgjelia (63). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 303.418, numri i të shëruarve…
Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme vendosi për rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që ai i benzinës shënon ulje. – Advertisements – Sipas vendimit të KRRE-së, nga mesnata Dizeli do të shitet për 1 denarë më shtrenjtë, ndërsa benzina do të lirohet për gjysmë denari. Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës: Euro Super BS-95, do të shitet 79,00 denarë për litër Euro Super BS-98 do të shitet 81 denarë për litër Euro Dizel do të shitet për 77 denarë për litër Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali qëndroi sot në lagjen e Shuto Orizares nga ku filloi karvani për vaksinim anti-kovid. Me këtë rast ai njoftoi se aksioni do të do të zgjas 14 ditë, me çrrastë do të përfshihen 8 komuna. “Komuna e Shutkës është përzgjedhur rastësisht. Kemi 14 pika të vaksinimit, pika mobile, 8 urbane dhe 6 rurale. Kryesisht këto pika mobile të vaksinimit i kemi zgjedhur në bazë të numrit të ulëte të të vaksinuarve. Vlerësojmë se ky aksion do ta ndihmoj dhe do të rris interesimin për imunizim”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë. Sipas Sali, situata epidemiologjike…
Karvani i vaksinimit kundër Kovid- 19 ka filluar sot, ku do ti përfshijë 14 komuna të vendit në të cilat , qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen . Ekipi i tv Klan ka qenë prezent në pikën e vaksinimit në Komunën e Shuto Orizares, ku sipas pamjeve sot pati mjaft të interesuar të ciët pas plotësimit të formularit edhe u imunizuan ndaj Covid-19. Për të monitoruar punën më nga afër prezent në këtë pikë vaksinimi ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Krahas karvanit që do të realizohet në dy javët e ardhshme në 14 bashkësi lokale të vendit,…
Në vitin 2021 popullata aktive në vend ishte 943.004 persona, nga të cilët të punësuar janë 795.097, ndërsa 147,917 persona janë të papunë, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikës. Nga të dhënat mund të shihet se shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,0, shkalla e punësimit 47,2, ndërsa shkalla e papunësimit arrin 15,7. Sipas Entit shtetëror për statistikë, shkalla e pa punësimit në vitin 2020 arrin 16,4.
Nga partia në pushtet LSDM thonë se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski hoqi dorë nga protestat që i paralajmëroi në fillim të vitit. Nga LSDM theksojnë se puna katastrofike e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së është një nga arsyet dhe se ata janë zhgënjimi më i madh, pasi siç thonë ata kryetarët më të dobët në histori. “Nuk kanë asnjë projekt të realizuar dhe paratë e qytetarëve shpenzohen vetëm për luks dhe punësime partiake. Pas rrëfimeve dhe aktgjykimeve për rastin ‘Titanik’, me të cilat u vërtetua gjithë krimi i VMRO-DPMNE-së, Mickoski humbi rastin t’u kërkojë falje qytetarëve, të distancohet dhe të japë…
Punësime në Ministrinë e Mbrojtjes, rrogat mbi 500 euro, kërkohen më shumë maqedonas Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut ka shpallur konkurs për punësime të reja. Sipas konkursit pagat e kandidatëve të pranuar do të variojnë nga 22 deri në 33 mijë denarë. Njoftimi është publikuar ditë më parë në faqen e Agjencisë për Administratë. Së pari, do të punësohet një Ndihmës Shef i Shërbimeve dhe Turizmit, Flotës dhe Mirëmbajtjes. Ai duhet të ketë diplomë në shkencat sociale, si dhe të paktën katër vjet përvojë pune në këtë profesion, nga të cilat të paktën një vit në punë në…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se puna për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” po vazhdon. Arsovaksa mohoi të ketë pasur ndërprerje ose anulim të projektit duke shtuar se mund të jenë përsëritur procedura të caktuara. “Asgjë nuk është ndërprerë! Nëse ka pasur ankesa për procedurën ose nëse janë konstatuar lëshime të caktuara gjatë procedurës, normalisht që përsëriten por asnjë nga projektet që janë në interes të qytetarëve nuk do të ndërpritet”, pohoi Arsovska. Ndryshe, projekti në fjalë kishte nisur pak para zgjedhjeve lokale nën drejtimin e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Me këtë projekt…
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, presidenti Stevo Pendarovski dërgoi një mesazh me të cilin kërkoi që të thyejmë stereotipet, të fokusohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindromën Down. “Dita Botërore e Sindromës Down, dita e 21-të e muajit të tretë, si simbol i tre kopjeve të kromozomit 21 të mbajtur nga personat me Sindromën Down, është vetëm një nga një sërë rastesh që na kujtojnë atë që kemi bërë për njerëzit që jetojnë me këtë situatë dhe cilët janë hapat në të ardhmen që duhet të ndërmarrim për të siguruar një…
Mbrëmë , gjysmë ore pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personat D.P. (28) dhe I.K. (33) nga Shkupi, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 31-vjeçari G.S. nga Mavrova se në një lokal në Mavrovë, ku dy qytetarët e Shkupit po qëndronin me disa persona të tjerë, e kanë sulmuar fizikisht. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Federata e Komunave Botërore Turke (TDBB) punon në disa lëmi, si që janë: institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, menaxhimi i qyteteve, shërbimet komunale ,shërbimet arsimore dhe organizon projekte dhe aktivitete të ndryshme për të forcuar vëllazërinë (binjakëzimin), solidaritetin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të Federatës. Marrëdhëniet e qyteteve të binjakëzuara japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e komunave tona dhe falë shkëmbimit të përvojës, ato mundësojnë të punohet në shumë fusha si bashkëpunimi ekonomik, afrimi social dhe kulturor mes qyteteve, mbrojtja e trashëgimisë historike, zhvillimi i qëndrueshëm dhe aktivitete të përbashkëta lobimi.Zyrtarizimi i anëtarësimit me të drejtë të plotë është…

