Author: Hamdi Kumanova

“Metodologjia e re me miratimin e ndryshimeve të Ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor mundëson rritje të përhershme të pensioneve. Qëllimi i kësaj Qeverie është zgjidhja sistematike e rritjes së pensionistëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, përcjell PRESSonline.mk Metodologjia e re e pensioneve parashikon harmonizim me 50 për qind të rritjes së shpenzimeve së jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare, dy herë në vit, në muajin mars dhe shtator, sipas të dhënave për rritjen e pagës mesatare nga Enti Shtetëror i Statistikave. botuar në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi gjatë ditës së djeshme për veprën penale “Kërcënim”. “I mituri ka kërkuar para vajza e cila po ashtu ka qenë e mitur, ndërsa më herët kishin qenë në lidhje dashuri. Kërcënimi është denoncuar nga prindri i vajzës dhe menjëherë janë ndërmarrë masa”, thonë nga policia. Nga policia shtojnë se vajzës janë dhënë para krimteknike dhe në momentin kur ajo ia ka dorëzuar paratë, ai është arrestuar nga policët. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të kaluara janë kryer kontrolle nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për të parë se a po zbatohet vendimi për lirim nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Në territorin e Maqedonisë janë kryer 611 kontrolle dhe u konstatua se në 114 objekte nuk është respektuar vendimi për 0% TVSH. Në territorin rajonal të Shkupit nga 136 kontrolle 13 janë konstatuar me parregullsi, në Manastir nga 120 objekte në 31 ka pasur parregullsi, në Prilep nga 93 kontrrolle 22 janë me parregullsi, në Strumicë nga 85 -10 janë me parregullsi, në Tetovë nga 78 – 26 janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh se politikat e LSDM-së janë katastrofale. “Në krizën e pandemisë ishim të fundit për nga marrja e vaksinave. Tv parit filluam me problemet e testimit për të përfunduar në fund në procesin e vaksinimit. Mbajmë mend edhe zjarret gjatë verës në Maqedoni ku i luteshim gjithë Evropës të vinë të ndihmojnë për shkak se LSDM dhe BDI por edhe kryetarët e LSDM-së në ato komuna nuk ishin të aftë të shuajnë zjarrin. Tani kemi krizë energjetike edhe pse paralajmëruam se kjo do të ndodh”, tha Mickoski. Ao theksoi se për shkak të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë tha se masa e vetëpunësimit, duke ndjekur të dhënat nga viti 2018 deri tani, jep rezultate. Ajo tha se përqindja e aktivitetit të këtyre kompanive deri tani është 74.2%, ndërsa na kompanitë që janë formuar nga viti 2019 është 82.3%. “Po ashtu kompanitë e formuara në vitin 2020 dhe 2021 kanë aktivitet prej 99.8%”, u shpreh ministrja Trençevska. Ajo po ashtu theksoi vendimin ku dita e diel është ditë pushimi si dhe zbatimi i këtij ligji në terren.

Lexo më Shumë

Edhe pse vëllimi i tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë dhe Ukrainës nuk është i madh, megjithatë, lufta në Ukrainë dhe pasiguria tashmë po ndikojnë në prodhimin tonë bujqësor, transmeton Meta.mk. Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se çmimet e energjisë, grurit dhe metaleve ishin rritur që nga pushtimi i Ukrainës, duke sinjalizuar se inflacioni po përshpejtohej. Nga ana tjetër, prodhimi bujqësor është i varur nga importi i plehrave nga Rusia, çmimi i të cilave është rritur shumëfish. Drejtoresha e Koalicionit Rural, Liljana Jonoski, thotë se sipas informacioneve të tyre, plehrat janë pothuajse tre herë më të shtrenjta se në fillim…

Lexo më Shumë

Gjuhët e zjarrta të luftës t’i zëvendësojmë me gjuhën e diplomacisë, artit dhe dashurisë, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë – 20 Mars. “C’est aujourd’hui la Journée internationale de la Francophonie! Sot është Dita e Frankofonisë. Sot, kur gjuhët e zjarrta të luftës kërcënohen që ta ndryshojnë botën të cilën e njohim, edhe më shumë duhet t’i afirmojmë vlerat në të cilat besojmë dhe të cilat na japin nxitje të vazhdojmë më tej, përballë të gjitha sfidave. Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thotë Pendarovski në porosinë.…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor nga SPB Tetovë me 19 mars, nga ora 19 e 30 minuta deri në orën 22.00, pas një kontrolli paraprak në një lokal dhe vendshitje e veturave të vjetra, në korniza të së cilës është gjetur objekti, që gjendet në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, në pronësi të N.S.(31) nga Shemshova, e kanë arrestuar: L.S.(24), S.A.(33) nga Tetova, M.A.(37) nga Poroji, S.S.(29), S.S.(36), dytë nga Shemshova dhe pronarin e objektit, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të kryer me fletarrest gjyqësor në vende të ndryshme janë gjetur 25 pako kokain dhe marihuanë. Të arrestuarit janë mbajtur në Stacionin Policor në…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se qeveria dhe shumica parlamentare vazhdimisht ndërmarrin masa dhe politika që mbrojnë standardin ekonomik të qytetarëve. “Në kohë krize, shteti ndau mjete për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Me heqjen e Tatimit për vlerë të shtuar në prodhimet bazë arritëm ta mbrojmë buxhetin famijar nga rritja e çmimeve”, thonë nga LSDM. Ata shtuan se paga minimale është 18 mijë denarë dhe nga muaji i ardhshëm qindra mijëra punëtorë do të kenë paga më të larta. “Në tre muajt e ardhshëm, 330.000 pensionistë dhe rreth 36 mijë familje ma të hyra të vogla do të…

Lexo më Shumë

Një muaj pas shpalljes së rezultateve të konkurseve vjetore për Programin vjetor me interes nacional 2022, në Ministrinë e Kulturës kanë filluar të nënshkruhen kontratat me fituesit, ndërsa paralelisht po depozitohen edhe ankesat për projektet e refuzuara dhe të pavlefshme. Të drejtën e rishqyrtimit e kanë ato aplikues projektet e të cilëve janë refuzuar, ose nuk janë mbështetur financiarisht në nivelin e duhur, të cilët ankesën ia adresojnë ministrisë dhe Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për vendimmarrje në procedurat administrative (15 ditë pas marrjes së vendimit nga MK). Ankesat shqyrtohen nga Komisionet e kulturës dhe në Komisionin shtetëror, ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shquptuar gjithsej 188 masa prej të cilave 60 janë për tejkalim shpejtësie, 34 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 për vizjte pa leje”, thonë nga SPB Shkup. Po ashtu janë shquptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për kalim në të kuqe dhe 40 për parkim jo të rregullt. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që…

Lexo më Shumë

Mjeku anesteziolog, i punësuar në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë, ka raportuar dje se më 17 mars të këtij viti në periudhën prej orës 17 deri në momentin e kallëzimit, një autor i panjohur me përdorim të një objekti ka dëmtuar me dhunë tubat e gazit qendror të operimit që lidhen me dhomën e operimit të spitalit. Sipas raportit, fillimisht është dëmtuar mbështjellja e jashtme, më pas në brendësi të tubit janë prerë me dhunë tubat e bakrit që prodhonin gaz mjekësor për në sallën e operacionit dhe më pas krimineli është larguar nga vendi. Nga një ekip në Stacionin…

Lexo më Shumë