Tregtarët në mënyrë të ndryshme i llogarisin shpenzimet për vendosjen e marzhës. Inspektorët e tregut në disa kontrolle kanë vërejtur se disa tregtarë për të njëjtin produkt kanë treguar dokumente të ndryshme të shpenzimit. Drejtuesja e Inspektoratit të Tregut Aneta Simeska Dimoska tha në emisionin 360 shkallë se duhet të saktësohen çështjet lidhur me shpenzimet para se të shtohet marzha e fitimit tek tregtarët, shkruan Alsat. “Inspektorëve nuk u jepen përllogaritjet se në çfarë mënyrë tregtarët kanë ardhur deri në përqindje të caktuar të shpenzimeve të cilat ata i kanë vendosur për një produkt të caktuar dhe kështu hasim në…
Author: Hamdi Kumanova
Nga LSDM përmes një komunikate theksojnë se prioritet i tyre në krizën më të madhe globale është mbrojtja e standardit të qytetarëve. Sipas tyre, paketa antikrizë prej 26 masave dha rezultate. “Me heqjen e TVSH-së, çmimet e prodhimeve bazë mbeten stabile. TVSH me 0% ka për bukën, miellin, qumështin, sheqerin, vajin mishin dhe prodhimet tjera si dhe orizi dhe vezët”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se po ashtu edhe derivatet e naftës kanë çmime më të vogla për shkak të heqjes të një pjesë të akcizës dhe janë më të voglat në rajon. “LSDM do të vazhdojë me realizimin…
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska në daljen e saj në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të grumbullojnë në shtëpitë e tyre. “Ajo që ne kemi si informacion të dokumentuar me numra është se nuk ka vend për panik. Nuk do të mungojë vaji i gatimit, nuk ka nevojë të krijohen rezerva. Ajo që prodhuesit e kanë në magazinë aktualisht është menjëherë e gatshme për prodhim për së paku tre muaj, përveç kësaj ata kanë lëndë të parë edhe…
Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policët kanë kontrolluar objekt në territorin e Bashkisë së Shkupit. Sipas njoftimit, brenda lokalit janë kontrolluar mbi 20 persona nga ku janë arrestuar A.S (19), F.A (25), A.A (24) nga Shkup, A.M (26) nga Manastiri, D.G (27) nga Kumanova dhe M.M (2) nga Gostivar. Po ashtu ka pasur edhe një i mitur nga Shkupi, ndërsa te persona janë gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë dhe materie e bardhë. Pas dokumentimit të rastit, nga policia paralajmërojnë kallëzime penale.
Me orarin e fluturimeve, që fillon me 28 mars, përkrah linjës së re ajrore, Shkup – Sofje, në aeroportet e vendit kthehen edhe disa destinacione që kanë funksionuar para pandemisë me covid. Pritet edhe kthimi i kompanisë ajrore të Pononisë LOT me linjën për Varshavë. Njëkohësisht, me hyrjen në fuqi të orarit veror të fluturimeve, në aeroportin e Shkupit fillojnë edhe aktivitetet ndërtimore për rinovim të pistës, transmeton Portalb.mk. “Momentalisht, orari veror i fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup ka 35 destinacione. Të gjtiha destinacionet që i kemi pasur vitin e kaluar, përpos Moskës, Shën Petersburg dhe Kiev. Edhe pse këto…
Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të marrë më 22 shkurt 2021 ku të akuzuarit e arratisur Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën penale “terrorizëm”, dënim i cili është shqiptuar edhe për të akuzuarin Agim Ismailoviç ndërsa Fejzi Aziri u shpall fajtor për veprën penale “ndihmë autorit të një vepre penale” dhe u dënua me 15 vjet burg. Për të njëjtën vepër, i akuzuari Haki Aziri u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg. Për të akuzuarit Sami…
Për të pestin vit me rradhë Finlanda është shpallur shteti më i lumtur në botë, në rangimin që e bën tash më 10 vite OKB-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të lumturisë, që shënohet më 20 mars. Finlanda, si dhe shtetet tjera skandinave, ka marrë vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, BPV për kokë banori, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët, transmeton Portalb.mk. Pas Finlandës, radhiten Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicrra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 89-të…
Gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Tetovë u zbatua aksion i përforcuar për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë nga ku janë dënuar 106 shoferë. Prej tyre 9 kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të policisë, 75 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 31 të tjerë jashtë vendbanimit. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur tabelën e parë Shiriti i gjelbër për Ballkanin e Hapur i cili është një nga projektet e para të nismës që jep rezultat konkret dhe të dukshëm për qarkullim më të shpejtë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit. Përfitimi më i rëndësishëm i Shiritit të Gjelbër për kompanitë dhe transportuesit, si dhe për operatorët ekonomikë të autorizuar nga Ballkani i Hapur është reduktimi i kohës së pritjes në pikat kufitare. Kjo mundësohet nëpërmjet prioritetit në kalimin dhe zbatimin e procedurave doganore me…
Drejtorja e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Prof. D-r. Aspazija Sofijanova dhe drejtori ekonomik, m-r Alajdin Memedi sot pritën biznesmenin nga Shkupi z. Imerali Baftjari, kompania e të cilit ‘Ali Kom’, dhuroi 100 jastëkë ortopedikë për fëmijët e klinikës. Sofijanova dhe Memedi në emër të stafit dhe fëmijëve pacientë falënderuan për donacionin e bukur. Baftjari u shpreh se është i lumtur dhe krenar që ka pasur mundësinë të dhurojë për Klinikën për sëmundje të fëmijëve, si vend më i qëlluar për një hap të tillë.
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident ku është rrokullisur një kamion cisternë afër qarkores në Shkup. Ekipi i policisë ka arritur në vend ngjarje dhe punon në zbardhjen e rastit. Sipas informatave të para ende nuk dihet a ka të lënduar, dhe rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammar, ka thënë se shteti austriak dhe Kosova kanë një lidhje historike mes vete. Ai në konferencën për media ka folur për situatën në Ukrainë dhe për kërcënimet për një konflikt të mundshëm në Kosovë. Kancelari Nehammar në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia ka sulmuar Ukrainën, dhe se në këtë situatë duhet shikuar për ndikimin që mund të ketë dhe si mund të ndihmojnë shtetet njëra tjetrën, transmeton Telegrafi. “Federata ruse e ka sulmuar Ukrainën dhe ne duhet të shohim për ndikimin që mund të ketë, dhe…

