Author: Hamdi Kumanova

Sulmet kibernetike janë tatimi i zhvillimit teknologjik global dhe të shpejtë, por për shkak të këtyre kanosjeve, nuk duhet të anashkalohen përfitimet që i sjellë sektori fintek, por të ndërtohet sistem nga bankat dhe rregullatori i tyre, i cili në mënyrë përkatëse do t’u përgjigjet sfidave, vlerësuan pjesëmarrësit në punëtorinë e sotme që e organizoi Banka Popullore me gazetarët. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, theksoi se analizat në nivel global tregojnë se institucionet financiare janë cak më i sigurt të sulmeve kibernetike për 300 herë lidhur me institucionet e tjera por për këtë nuk duhet të ketë…

Lexo më Shumë

Sot, më datë 18.03.2022 në ora 13:30 në Kumanovë është arrestuar L.C.(50) nga Kumanova. Siç njofton MPB, ai dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. “Ai kërkohej me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej 4 vjetësh e 6 muajsh, kurse u dënua me 15 vjet dhe 4 muaj burg për më shumë vepra penale në bazë të nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Prilepit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë

Edhe pse produktet ushqimore bazë prej dje shiten me zero për qind TVSH, në disa dyqane çmimi i bukës, miellit, qumështit, sheqerit, vajit, mishit, orizit dhe vezëve vazhdon të jetë i njëtë, pa ulje të çmimit. Për këtë reagojnë vetë qytetarët që i anketoi ekipi i tv Klan M. QYTETAR “Për çmimet mund të them që në disa market çmimet janë ulur mirë por në disa markete çmimet nuk janë ulur. I shesin me marzhë. Nuk praktikohet ajo që autoritetet thanë se produktet do të shiten pa marzhë dhe të ulet çmimi i produkteve. Në marketet më të mëdha kjo…

Lexo më Shumë

Të martën para deputetëve të Komisionit për Sistem Politik duhet të vijë në rend debati për Ligjin për Evidencën Amë, me të cilin jepet mundësi që një person ta ndryshojë gjininë edhe në dokumentet e tij personale. Në shpjegimin e ndryshimeve të ligjit, thuhet se personat transgjinor të cilët tashmë kanë filluar procedurë mjekësore për ta ndryshuar gjininë, janë në situatë e cila nuk e reflekton identitetin e tyre. “Vakumi ligjor kontribuon në miratimin e vendimeve arbitrare me të cilat institucionet kompetente në të njëjtën situatë ose situata të ngjashme marrin vendime krejtësisht të kundërta, gjë që cenon sigurinë ligjore…

Lexo më Shumë

Operatori Telekom sot sërish ka ndërprerë transmetimin e televizionit rus Russia Today, këtë herë njoftohet se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Qeverisë. Ky kanal sot nuk është i qasshëm për parapaguesit e këtij operatori. “Ju njoftojmë se në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe e njëjta pasi është reflektuar përmes vendimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuese, riemitimi i këtij kanali nuk është më i lejuar”, shkruhet në njoftimin e Telekom. Ndryshe më herët ky kanal ishte ndërprerë menjëherë pas rekomandimit të Qeverisë, por me arsyetimin se e njëjta është bërë për shkak të problemeve teknike.…

Lexo më Shumë

Prokurorja e Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, të ardhmen e saj nuk e sheh në pension, por në organet e larta të Prokurorisë Publike. Në emisionin “360 gradë” që transmetohet sonte në Alsat tha se nëse prokurori shtetëror Lubomir Joveski bëhet gjykatës kushtetues, ajo mund të pretendojë vendin e tij. “Të them të drejtën nuk kam menduar shumë, sepse tani kemi prokuror të shtetit. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj. – Përndryshe, çfarë do të bënit? – Epo, me siguri do të dal në pension. – Nëse nuk jeni prokuror i shtetit, do të dilni në pension?…

Lexo më Shumë

I akuzuari Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, kërkon lirim nga akuza për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, shkruan Alsat. Ai thotë se Gjykata nuk ka vërtetuar se krimet janë kryer nga ai apo të pandekurit e tjerë. Boki 13 ishte në bankën e të akuzuarve për pastrim parash dhe mashtrim të biznesmenëve Siljan Micevski dhe Ardian Amzovski, për një shumë prej gati një milion eurosh. Në negociatat me ta nuk kanë marrë pjesë e pandehura, Hristina Blazhevska, por herë pas here Jasna Ercegoviq dhe ish-deputetja e LSDM-së Frosina Remenski. Megjithatë, Remenski, sipas Jovanovskit, nuk ka qenë e vetmja politikane e…

Lexo më Shumë

Sot në ora 07:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 23-vjeçarin A.K. nga Tetova, nën dyshimin se së bashku me personin N.L. (34) rreth orës 05:00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një bastore-kazino sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë dhe ka shkaktuar zjarr, me ç’rast janë lënduar dy policë të cilët kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë informon TS. A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të bëhen parashtresat përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Kolona prej dhjetëra autobusëve pasi bënë gjiro nëpër Kumanovë, ndaluan para godinës së komunë, në shenjë proteste për shkurtimin e linjave të rregullta urbane, shkruan Alsat. Transportuesit thonë se do të protestojnë deri në shqyrtimin e ankesave. “Kemi parashtruar ankesa të reja, për fat të keq interesi i qytetarëve mbeti në plan të dytë për shkak të vendimeve të tilla të komunës sepse tenderat mund të kryheshin thjeshtë me procedurë të shkurtuar nëse pranoheshin ofertat e transportuesve, të cilët i përmbushnin plotësisht kushtet ligjore”, tha Viktor Bozhinovski, Përfaqësues ligjor i transportuesve. “Ky autobus duhej të ishte përplot me nxënës për…

Lexo më Shumë

Presidenti, Stevo Pendarovski ka falur pjesërisht të dënuarin për ngjarjet e 27 prillit, Abdulfeta Alimin. Përkatësish, Alimit i janë falur 8 muaj të vuajtjes së dënimit me burg. Në këtë listë ndodhen edhe katër persona të tjerë, njëri prej tyre është falur tërësisht, ndërsa tre të tjerë pjesërisht. Vendimi i presidentit për falje, vjen pasi paraprakisht ishte anashkaluar falja tradicionale e vitit të ri, pasi në listë ndodheshin edhe emra të kontestueshëm si, i dënuari për vrasjen e Almir Aliut, Boban Iliq. Presidenti, Stevo Pendarovski ka sjellë vendim për faljen e personave të dënuar, ndërsa në listë ndodhet edhe emri…

Lexo më Shumë

Pala mbrojtëse e Abdylfetah Alimit është duke llogaritur pjesën e mbetur të dënimit të klientit të tyre, pas faljes së pjesshme dy ditë më parë nga ana e Presidentit, shkruan Alsat. Zyra e Donçe Nakov ende nuk ka një qëndrim për këtë, megjithatë, vendimi i presidentit nuk ka kaluar pa reagime të ndryshme. Për VMRO-DPMNE-ja, vendimi është selektiv, dhe kjo parti do të donte që kjo qasje të ndiqej edhe për të dënuarit e tjerë lidhur me 27 prillin. “E vetmja gjë që mund t’ju them është se presim joselektivitet në vendimet e Pendarovskit. Presim joselektivitet në drejtësi. Në vend…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 2.250 teste prej të cilave 319 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup 162, Manastir 23, Prilep 21, Kavadarci 20, Kumanovë 16, Ohër dhe Gjevgjeli nga 10 raste të reja… Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 288 persona të shëruar dhe 2 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. Ndërkohë që kemi 1.984 raste aktive në gjithë vendin./Alsat.mk

Lexo më Shumë