Karvani i vaksinimit kundër Kovid- 19 ka filluar sot, ku do ti përfshijë 14 komuna të vendit në të cilat , qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen . Ekipi i tv Klan ka qenë prezent në pikën e vaksinimit në Komunën e Shuto Orizares, ku sipas pamjeve sot pati mjaft të interesuar të ciët pas plotësimit të formularit edhe u imunizuan ndaj Covid-19.
Për të monitoruar punën më nga afër prezent në këtë pikë vaksinimi ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Krahas karvanit që do të realizohet në dy javët e ardhshme në 14 bashkësi lokale të vendit, qytetarët kanë mundësi që për çdo ditë të vaksinohen në shtëpitë e shëndetit – thonë nga MSH-ja.



