Propozim ndryshimet e ligjit të evidencës amë nuk gëzojnë mbështetjen e pozitës dhe opozitës ata janë kundër propozimit të Qeverisë që ndryshimi i gjinisë të legalizohet vetëm me deklaratë në noter dhe me një fotokopje të letërnjoftimit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21. “Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do…
Author: Hamdi Kumanova
Është shpallur konkurs i ri për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar, për profesionet – gjeologji, xehetari, metalurgji, ndërtimtari – gjeodezi, grafikë, ekonomi – juridik, tregti, elektroteknikë, shëndetësi, bujqësi – veterinari, shërbime personale, makineri, komunikacion, tekstil – lëkurë, hotelieri – turistikë, pylltari – përpunim i drurit dhe kimi – teknologji, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Siç bëjnë të ditur nga MASH, të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. “Gjatë kësaj, në…
Këtë mëngjes një numër i madh i marketeve janë shënuar me vula të verdha, në të cilat shkruan se janë mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Mbrëmë në TV Telma, drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, deklaroi se më shumë se 300 inspektorë dhe kontrollues të DAP kanë bërë kontrolle në 84 objekte të marketeve “KAM”, për shkak të parregullsive të regjistruara, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aktualisht në të gjitha degët e marketeve KAM janë më shumë se 300 kolegë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, për shkak të parregullsive të konstatuara”, ka njoftuar në Top Tema drejtoresha e DAP, Sanja…
-Dua të bëj diçka shumë të rëndësishme që ta shpëtoj njerëzimin nga harrimi i emocioneve të fëmijërisë. Ky do të ishte muzeu i parë i fëmijërisë. Atje, prej ku vij, vlerësohen ndjenjat e vërteta, emocionet, fjalët e sinqerta. Muzeu do të jetë e vërteta për një fëmijë e cila kudo që të jetë, ndjen apo përballet me ngjarje të ngjashme apo të njëjta. Në këtë mënyrë, autorja e librit të promovuar, Allma Rastoder, e shpjegon librin dhe idenë e saj për “Muzeun e fëmijërisë”. Libri i ri për fëmijë dhe të rinj “Muzeu i fëmijërisë” nga autorja Allma Rastoder, është…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në deklaratën gjatë inspektimit të ndërtimit të autostradës së shpejtë Gradsko-Prilep, theksoi se në përputhe me analizat, efikasiteti i Qeverisë në pjesën e realizimit të investimeve kapitale është i shkëlqyeshëm edhe në kohë krize. “Vitin e kaluar kemi realizuar 79% të investimeve kapitale dhe me të njëjtin ritëm po vazhdojmë edhe këtë vit. Rrugët luajnë rol të rëndësishëm në këto investime. Deri në fund të mandatit në vitin 2024, qëllimi im si Kryeministër edhe i kësaj Qeverie është të kemi rrugë moderne dhe të sigurta që do të nënkuptojnë lëvizje më të shpejtë,por edhe ekonomi të fortë…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në emisionin “Samo Vistina” tha se ambasadori rus në Maqedoni, Sergei Bazdnikin, nëse ka ndërgjegje, duhet vetë të largohet nga Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të dënojnë agresionin e qeverisë së tyre. Unë nuk mendoj se i gjithë populli rus është në favor të pushtimit. Nëse ka një gram ndërgjegje, duhet të largohet i vetë nga pozicioni. Partia jonë simotër nga Rusia është kundër luftës dhe po mbledh nënshkrime. Ne kemi mbështetjen e popullit rus për të dënuar këtë krim. Dëbimi i një ambasadori është nga një këndvështrim liberal. Takimi i deputetëve me…
Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Saraj, Gjorçe Petrov, Qendër dhe Aerodrom, informojnë nga QRMK Shkup. Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 12 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Atanas Mitrev” dhe “Petar Acev” në Komunën Aerodrom, në periudhën prej orës 9 deri në orën 13 shfrytëzuesit e Brazda, rruga numër 1 dhe shtëpitë përreth në Komunën Gjorçe Petrov, në periudhë prej orës 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e rrugëve “Gigo Mihaillovski” numër 1 dhe numër 5, “Nikolla Teslla” kulla 1, libraria Bambi, “Ivan Agovski”…
Ditën e djeshme (21 mars), pas një kohe të gjatë u regjistrua numër dy shifror (64) i rasteve të reja me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, tha se ulja e infektimeve me COVID-19 nuk është indikator se pandemia ka kaluar. Ai gjithashtu tha se është herët për heqjen e plotë të maskave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, institucionet kompetente vazhdojnë me thirrjen për vaksinim më masiv, ndërsa dje ka nisur karvani për vaksinimin kundër virusit, i cili ka për qëllim promovimin e vaksinës si mënyrë e imunizimit të sigurt. Filloi në Shuto Orizarë dhe në dy javët e ardhshme do…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:30 në rrugën “Vasko Karangelevski” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup, kanë privuar nga liria 42 vjeçaren D.Gj. nga Shkupi. Personi në fjalë kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit për veprën penale që është e dënueshme në bazë të nenit 297 të Kodit Penal. D.Gj. pas arrestimit do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim Dejvid Moran, ambasador rajonal i KOP26 në Evropë, Azinë Qendrore, Turqi dhe Iran. Në takim, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, është diskutuar për strategjinë afatgjatë të Maqedonisë së Veriut për veprim klimatik, me qëllim parandalimin e rreziqeve ekzistuese dhe krijimin e zgjidhjeve për zbutjen e pasojave negative të ndryshimeve klimatike, si dhe masat për t’u integruar në politikat kombëtare. Pendarovski theksoi se vendi po përgatit Planin e katërt kombëtar për ndryshime klimatike, ripohoi gatishmërinë dhe përkushtimin për përmbushjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe angazhimet e marra në Konferencën e Kombeve…
Mbi 46 mijë euro për zgjedhjet në Qendër Zhupë, për më pak se 2 mijë votues që besohet se jetojnë akoma në këtë komunë. Këto janë mjetet e ndara nga buxheti për zgjedhjet lokale të 17 prillit. Prej tyre, mbi 26 mijë euro janë mjete të parapara të shfrytëzohen për reklamim të paguar politik megjithëse nga KSHZ-ja thonë se jo domosdoshmërish do të shfrytëzohen të gjitha. “Ne si KSHZ kemi bërë plan financiar të cilin propozoj sot ta miratojmë vetëm për komunën Qendër Zhupë. Vlera është 2 milion e 855 mijë denarë. Pjesa më e madhe e mjeteve në këto…
VMRO-DPMNE akuzon se masat anti krizë të Qeverisë janë vetëm për në letër, pasi veprimet e dëshmojnë të kundërtën. Zëdhënësi i opozitës maqedonase, Dimçe Arsovski ka deklaruar se kryeministri nga njëra anë u ndalon institucioneve të blejnë mobilje, ndërsa nga ana tjetër, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka shpallë tender prej 8.3 milion euro ndërtesë të re administrative. “Imagjinoni, thonë masa kundër krizës, ndërsa për momentin po japin 8.3 milionë euro për ndërtimin e një godine të re administrative të Qeverisë. Dhe ndonëse ky mund të mos jetë luks, por mund të jetë i nevojshëm për punonjësit dhe institucionin, në…

