Author: Hamdi Kumanova

Linja ajrore me kosto të ulët Wizz Air njoftoi sot se do të fillojë me rihapjen graduale të shtatë linjave dhe futjen e dy linjave të reja nga Shkupi dhe Ohri drejt destinacioneve në shtatë vende, duke filluar nga fundi i marsit dhe majit, transmeton Portalb.mk. Sipas njoftimit, nga Shkupi do të mund të fluturohet sërish për në Bilund, Bremen, Romë-Çampino, Turku dhe Vekshe dhe nga Ohri për në Friedrichshafen dhe Memmingen. Wizz Air do të hapë edhe dy linja të reja: Ohër – Londër, Luton dhe Shkup – Maltë. Linjat ajrore Ohër – Friedrichshafen dhe Ohër – Memmingem nisin…

Lexo më Shumë

Familjarët e 14 viktimave dhe të lënduarve në aksidentin që kishte ndodhur më 14 shkurt të vitit 2019 në afërsi të fshatit Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë, ende janë në pritje të drejtësisë lidhur me këtë fatkeqësi komunikacioni. Por, ata dyshojnë se zvarritja e procesit gjyqësor mund të çojë në rigjykimin këtë lëndë pasi tash e 90 ditë nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore. Mitko Avramovski, i cili në këtë aksidenti kishte humbur djalin e tij Bobanin, 30-vjeçar, thotë se zvarritja e procesit gjyqësor i shkakton edhe më shumë vuajtje, ndërsa kërkon që vepra të kualifikohet si “vrasje”. “Ne nuk pajtohemi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se çdo ndryshim i sistemit zgjedhor duhet të miratohet me konsensus “Askujt nuk i shërben të mbivotimi. Kjo është ultimatum. Kuvendi nuk duhet të punojë me ultimatum, duhet të ketë konsensus”, tha Xhaferi. Sipas tij, nuk është problemi te sistemi zgjedhor, por te mbështetja dhe se duhet të ketë debatpër numrin e njësive zgjedhore dhe të dëgjohen argumentet dhe më pastaj duhet të ketë konsensus. “Konsensus nuk do të thotë fitore për të gjithë, por të ketë lëshime nga të gjithë nga pak, të heqin dorë nga diçka. E kundërta është ultimatum ose diktat”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në sferën e komunikacionit me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 60 sanksione. Sipas MPB-së, në mesin e sanksioneve, 11 janë për vozitje pa patentë shofer, tre për mospërdorim të rripit të sigurimit. Janë shqiptuar tri masa për përdorimin e celularit, katër për shofer fillestar, dhjetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe shtatë masa për foli të vendosura të pa certifikuara – xhama të errësuar. Aksionet…

Lexo më Shumë

Për më shumë se 330 mijë pensionistë pensioni i marsit do të jetë më i lartë për 1.000 denarë me çka realizohet ndihma e drejtpërdrejtë e dakorduar intervenuese financiare e cila me shumën e njëjtë do të përfshihet edhe në prill dhe maj. Ato, siç thonë nga Qeveria, janë 3.000 denarë shtesë vetëm për këto tre muaj të cilët kanë të bëjnë me rritjet më të mëdha të pensioneve deri më tani sipas harmonizimit prej 2,9 për qind në janar të këtij viti kur pensionistët kishin rritje prej të paktën 460 denarë. “Me këtë harmonizim, me ndihmën intervenuese financiare, si…

Lexo më Shumë

Përplasje verbale në mes zëdhënësve të partive maqedonase, Naum Stoillkovski dhe Darko Kaevski, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në fakt ka qenë Naum Stoillkovski, ai i cili e ka ndërprerë konferencën për shtyp të Darko Kaevskit, duke i thënë se “që në moshën 30-vjeçare ka arritur që në xhirrollogarinë e tij të ketë 4 milionë euro”. Kaevski ishte duke mbajtur konferencë, në të cilën kërkonte dorëheqje nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, pas pranimit të fajit të disa prej të akuzuarve në rastin “Titanik”. Stoillkovski nuk e la ta Kaevskin ta përfundojë konferencën, ndërsa në një moment i kërkoi që edhe…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Të mendojmë ndryshe. Koha është si gruaja e cila në sekond t`i përmend një milion kërkesa që duhet t`i realizosh, në sekondin tjetër t`i drejton një milion akuza për mosrealizimin e kërkesave. Në të miliontën e sekondës e gjen gruan të fshehur me një tigan në dorë të drejtuar kah ti! Tingëllon vrazhdë? Dhe ti ulë kokën duke u shfajësuar për mungesën e kohës në realizimin e kërkesave. Koha është grua! Është armë në botën e vetmisë dhe fantazisë djaloshare. Në çastet dhe momentet kur t`i përpëlitesh në mendime, është koha e cila harxhohet dhe digjet flakë. Koha…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 18:00 deri në ora 24:00, zyrtarë policorë nga Reparti Policor Ropotovë dhe Stacioni Policor Prilep në kuadër të SPB-Manastir në bashkëpunim me Policinë Pyjore Prilep, gjatë një kontrollit në fshatin Gostirazhni nga Z.N. (38) dhe L.N, (49) nga fshati Gostirazhni janë sekuestruar rreth 11 metër kub dru pa vulosje dhe pa dokumentacion përkatës. Gjithashtu mbi fshatin Gostirazhni janë gjetur rreth 8 metër kub dushkë të pavulosur, të cilët do t’i dorëzohen Policisë Pyjore të Prilepit, ndërsa në zonën mbi liqenin artificial në Prilep, është kapur personi XH.A. me një…

Lexo më Shumë

Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane Clement Bonn tha se ka vullnet politik në Sofje dhe Shkup, por nuk mund të premtonte ende nëse bisedimet me Maqedoninë e Veriut do të fillonin gjatë presidencës franceze, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë e deklaroi Boni sot në konferencën për shtyp pas Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel. I pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, se të dyja palët po bëjnë përparim në negociatat bilaterale, Bonn konfirmoi se ka sinjale pozitive. “Isha në Bullgari pas zgjedhjes së qeverisë së…

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e të rinjve apo 58% duan të ikin nga Maqedonia e Veriut, e vetëm 6% prej tyre do të ktheheshin sërish në vendlindje, tregojnë rezultatet e studimit të Fondacioni për Demokraci Vestminister, përcjell TV21. 65% e personave të ri nuk janë të kënaqur nga pozita e tyre në vend, tregojnë të dhënat e anketës ku janë pyetur 1.000 të rinj. “Ajo që shohim është se kemi një nivel të lartë të pakënaqësisë te të rinjtë, pra ata vetë ndjehen se janë në një vend ku shteti nuk kontribuon në përmirësimin e standardit të rinisë. Çfarë na…

Lexo më Shumë

Pas takimit të 27 ministrave të çështjeve europiane në Bruksel, ministri francez për çështjet europiane, Clément Beaune thotë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje, që do të zhbllokonte ngërçin e krijuar për shkak të çështjeve bilaterale në nivelin historik, kulturor dhe gjyhësor. Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit të 27 ministrave të çështjeve europiane në Bruksel, ministri francez për çështjet europiane, Clément Beaune i është përgjigjur pyetjes lidhur me anonçimin e bërë dje në Parlamentin Europian nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani , sipas të…

Lexo më Shumë

Pas dy viteve pritje, i dënuari për rastin “Lagja e Trimave” Fatmir Reçica i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e disa pjesëve të xhamave nga fytyra. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Reçica për disa herë ka kërkuar këtë ndërhyrje, ndërsa është refuzuar për arsye sigurie. Kjo sipas avokatit mbrojtës, Ibraim Bajrami ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të tij. “Kam informacion që brenda ditës së djeshme është realizuar intervenimi kirurgjikal dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Është për të ardhur keq se për një kohë të gjatë janë bërë kërkesa për të realizuar këtë intervenim…

Lexo më Shumë