Author: Hamdi Kumanova

Ky është rezervuar për ujë që është i ndërtuar para 50 viteve. Banorët e fshatit Paniçar të Komunës së Sarajit furnizohen me ujë pikërisht nga ky rezervuar i cili është mbuluar me mbeturina. “Jemi në fshatin Paniçar, pikërisht te rezervuari ku fshatarët e këtij fshati furnizohen me ujë. Ata për tv Klan M thonë që ky rezervuar nuk pastrohet asnjëherë nga autoritet ndërkaq ata vet janë të detyruar që ta pastrojnë këtë rezervuar, madje edhe gjejnë gjësende të ndryshme si mbeturina por edhe bretkosa. E banorët frikësohen për shëndetin e fëmijëve të tyre, ndonëse mund t’u paraqitet ndonjë baktere. Banorë…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) akoma nuk ka marrë ftesë nga Qeveria për të diskutuar bashkërisht rritjen e pagave në fushën e arsimit dhe mbrojtjen e fëmijëve, pavarësisht se një takim i tillë u paralajmëruar javën që shkoi. Nga Sindikata thonë se janë të revoltuar nga mos përfillja e kërkesave, duke kujtuar se më 11 prill është e mundur të nisin grevë të përgjithshme nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje. SASHK-u kërkon që rritja të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18.5%, pa humbur asnjë muaj më tepër. Ditë më parë ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Më shumë se 15 mijë punëtorë në administratën shtetërore dhe gjyqësore nuk do të mund ta marrin pagën minimale të rritur prej 18 mijë denarëve. Sindikata, akuzon se nuk kanë kontakte me Qeverinë dhe pak ditë nga afati i pagesës së pagave, as nuk janë prekur ligjet e nevojshme, që është dashur të ndryshohen. Sindikatat tashmë janë të vetëdijshme se janë larg rritjes graduale të paralajmëruar të pagave të tjera, dhe paralajmërojnë se revolta e punonjësve të gjykatave po rritet çdo ditë e më shumë. “Në vend të harmonizimit gradual, të punësuarit në administratë dhe në gjyqësor, që janë mbi…

Lexo më Shumë

Zjarri ka kapluar një ndërtesë të vjetër banimi në rrugën “Gjuro Gjunovikj” në Shkup, respektivisht afër stacionit të trenit në Shkup. Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërkohë ende nuk është bërë e ditur nëse ka të plagosur ose viktima nga flakët që kapluan objektin. Po intervenohet me tre automjete dhe 10 zjarrfikës. Banorët e zonës thonë se objekti tash e një kohë të gjatë nuk ka qenë i banuar dhe se ka mundësi që zjarri të jetë shkaktuar nga persona të pastrehë të cilët e shfrytëzojnë objektin e braktisur. Ndryshe, zjarrfikësit thonë se në të njëjtën kohë ka tre…

Lexo më Shumë

Propozimi për një njësi zgjedhore në të gjithë territorin kaloi filtrin e parë në Kuvend. Propozimi i partive më të vogla kishte hyrë në procedurë pothuajse një vit më parë. Ai parashikon që në vend të zbatohet modeli proporcional me një njësi zgjedhore dhe pa prag. Mosmarrëveshjet politike kishin shtyrë shqyrtimin e tij. Konsensusi nuk është arritur akoma, por deputetët e të gjitha partive u shprehën të gatshëm të bisedojnë rreth këtij modeli. Propozuesit u shprehën të gatshëm të pranojnë amendamente për vendosjen e pragut të mundshëm zgjedhor dhe kërkojnë diskutim publik. “Përbërja e Kuvendit do të jetë pasqyrim real…

Lexo më Shumë

Pothuajse 7 muaj pas tragjedisë së rëndë në spitalin modular të Tetovës, akoma nuk ka asgjë konkrete nga referimi i prokurorëve të rastit. Mbeten ende pezull pyetjet çfarë në të vërtetë ndodhi natën e 8 shtatorit të kaluar dhe si e humbën jetën 14 persona. Ekspertiza gjermane mbërriti që në janar, megjithatë akti i radhës është ai i referimit para kryeprokurorit Lubomir Jovevski. “Që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe vazhdon edhe më tej të mos hiqen rrënojat e këtij objekti, të cilat gjithnjë kur kalojnë familjarët që humbën të dashurit e tyre, i shohin këtu rreth rruge”.…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në një shkollë fillore të Gostivarit ka ndodhur një përleshje mes nxënësve të klasës së shtatë dhe të tetë. “Dje (21-mars) në ora 12 e 34minuta në SPB Tetovë është raportuar për një përleshje fizike në shkollën fillore të Gostivarit, në të cilën kanë marrë pjesë dy grupe prej disa personash, kryesisht nxënës të klasës së shtatë dhe të tetë. Njëmbëdhjetë prej të përfshirëve në përleshje tashmë janë identifikuar dhe në prani të përfaqësuesit të Qendrës për çështje sociale dhe inspektorit për delikuencë të të miturve nga Departamenti i…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, një pjesë e rrjeti të marketeve janë mbyllur me shirita dhe vula të verdha ku thuhet se është mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska mbrëmë njoftoi se në këto markete po kryhen kontrolle të intensifikuara. “Për momentin në të gjitha degët e marketeve “KAM” ndodhen më shumë se treqind kolegë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, për shkak të parregullsive të konstatuara, ka zbuluar mbrëmë në “Top Tema” në televizionin Telma, drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) do të marrë sot një vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës, i cili do të hyjë në fuqi nga mesnata. Siç informojnë nga KRRE, parakushtet për marrjen e një vendimi të ri janë plotësuar. Çmimet e derivateve bazohen në Rregulloren e ndryshuar për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, me të cilin KRRE mund të marrë vendime çdo ditë për ndryshimin e çmimit të derivateve nëse llogaritja e çmimit të ndonjë derivati të naftës rritet ose ulet për dy denarë.

Lexo më Shumë

Të dhënat nga analiza e testimit skrining për COVID-19 që e ka realizuar Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se tek të testuarit që nuk janë vaksinuar, prania e anti-trupthave lëvizë nga 75 deri 76 për qind, ndërsa tek të testuarit që janë vaksinuar shkalla e anti-trupthave lëvizë prej 85 deri 86%. Kështu deklaroi zv. ministri i Shëndetësisë Vlladimir Rendevski, i cili nënvizoi se këto të dhëna tregojnë se një numër i madh i personave që nuk janë vaksinuar, megjithatë kanë pasur kontakt me virusin. Rendevski gjithashtu theksoi se nëse është arritur apo jo imunitet kolektiv vendos Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI)…

Lexo më Shumë

Propozim ndryshimet e ligjit të evidencës amë nuk gëzojnë mbështetjen e pozitës dhe opozitës ata janë kundër propozimit të Qeverisë që ndryshimi i gjinisë të legalizohet vetëm me deklaratë në noter dhe me një fotokopje të letërnjoftimit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21. “Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do…

Lexo më Shumë

Është shpallur konkurs i ri për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar, për profesionet – gjeologji, xehetari, metalurgji, ndërtimtari – gjeodezi, grafikë, ekonomi – juridik, tregti, elektroteknikë, shëndetësi, bujqësi – veterinari, shërbime personale, makineri, komunikacion, tekstil – lëkurë, hotelieri – turistikë, pylltari – përpunim i drurit dhe kimi – teknologji, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Siç bëjnë të ditur nga MASH, të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. “Gjatë kësaj, në…

Lexo më Shumë