Dua ta shpëtojë njerëzimin që të mos harrohen emocionet e fëmijërisë, promovohet libri “Muzeu i fëmijërisë”

Dua ta shpëtojë njerëzimin që të mos harrohen emocionet e fëmijërisë, promovohet libri “Muzeu i fëmijërisë”

-Dua të bëj diçka shumë të rëndësishme që ta shpëtoj njerëzimin nga harrimi i emocioneve të fëmijërisë. Ky do të ishte muzeu i parë i fëmijërisë. Atje, prej ku vij, vlerësohen ndjenjat e vërteta, emocionet, fjalët e sinqerta. Muzeu do të jetë e vërteta për një fëmijë e cila kudo që të jetë, ndjen apo përballet me ngjarje të ngjashme apo të njëjta. Në këtë mënyrë, autorja e librit të promovuar, Allma Rastoder, e shpjegon librin dhe idenë e saj për “Muzeun e fëmijërisë”. Libri i ri për fëmijë dhe të rinj “Muzeu i fëmijërisë” nga autorja Allma Rastoder, është publikuar nga “Ars lamina-publikime”.

Është në formë proze, një kolazh i cili përbëhet nga më shumë tregime për fëmijëri në kohëra të ndryshme dhe vende të ndryshime, që lidhen mes vete, që preken në një pikë të caktuar apo janë krejtësisht të pavarura.

Ajo që i bashkon në një tërësi dhe që mundëson t’i lexojmë edhe si një roman i fragmentuar për të rinj, është mundësia që historitë personale të kuptohen si eksponate letrare në muzeun e imagjinuar të fëmijërisë, që në fakt është ideja kryesore e të gjithë tregimit.

Allma Rastoder ka diplomuar në Katedrën e Letërsisë Komparative në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij”. Ajo shkruan poezi dhe prozë.