Prej 14 -19 mars 2022, në qendrën turistike dimërore Kodra e Diellit, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në rolin e nikoqirit e realizoi me sukses projektin “Skijim dhe aktivitete lojërash për fëmijë” në kuadër të “Programeve intensive të përbashkëta” të mbështetur nga Erasmus +. Në këtë projekt morën pjesë tre shtete: Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Në implementimin e tij u angazhuan Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit nga Universiteti i Veliko Tërnovës – Bullgari dhe Fakulteti i Edukimit Fizik nga Universiteti “Alba Lulia” – Rumani.
Projekti u realizua nga profesorët e Universitetit të Tetovës në Fakultetin e Kulturës Fizike, prodekani për shkencë Prof. Dr. Fadil Mamuti dhe Prof. Dr. Agim Rexhepi. Prodekani Prof. Dr. Fadil Mamuti tha se në këtë projekt participuan gjithsej 20 studentë dhe 8 profesorë, të cilët i realizuan me sukses detyrat e tyre. “Programi i projektit të lartpërmendur ishte i planifikuar që të fillonte nga ora 9:00 deri 22:00. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, me sukses u realizuan detyrat e parashikuara, siç janë: të mësuarit dhe përvetësimi i teknikave të skijimit, lojëra në terrenet e skijimit, si dhe lojëra të ndryshme argëtuese, që ishin pjesë e programit të animacionit dhe rekreacionit, e që realizoheshin në hapësirat e hotelit Sllavia në Kodën e Diellit”, deklaroi prodekani Prof. Dr. Fadil Mamuti.
Ndërkaq, Prof. Dr. Agim Rexhepi u shpreh se ky projekt, përveç aspektit profesional dhe aftësimit në lëmin e edukimit fizik, po ashtu rëndësi të madhe ka edhe në socializimin e studentëve. Këtë më së miri e dëshmon prezenca e studentëve që u takojnë kulturave të ndryshme. Në projekt morën pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Franca, Turqia, Hungaria dhe Kina.
Ajo që e bën këtë projekt të rëndësishëm është vazhdimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes tre universiteteve të lartpërmendura.

Data 14.11.2026
Aktuale
- Gjatë kontrollit në veturë policia zbulon marihuanë, përfundon në pranga tetovari
- Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë
- Zjarri kaplon çatinë e shtëpisë në Mavrovë, intervenimi i zjarrfikësve shpëton dëmet më të mëdhaja
- Policia zbulon mbetje të substancës pluhur të bardhë, arrestohen dy persona në Gostivar
- SHBA u bën thirrje pronarëve të 720,000 automjeteve BMW t’i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri
- Qëndrimet kritike/ Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. “Fal” kryebashkiakun e Tiranës: Ai i ka duart e lidhura!
- LSDM: Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për PBB-në për frymë
- Nikolloski: Segmenti Izvor – Vërbjan së shpejti në funksion, autostrada Kërçovë – Ohër deri në maj do të përfundojë plotësisht



