Author: Hamdi Kumanova

Në faqen e fshatit Pallçisht i Poshtëm, në FB “Pallçishti ndër Shekuj” ditëve të fundit janë publikuar materiale kundër drejtuesve të komunës së Bogovinës me pretekstin se komuna po i injoron kërkesat e tyre, shkruan Top24. Në një njoftim në redaksinë e TOP24 shkruhet se ” Banorët e Pallçishtit të Poshtëm janë të revoltuar nga qasja e komunës së Bogovinës dhe për këtë arsye ne do të dalim në protestë më 15. Korrik” përcjellë Top24. https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3260697050876749/

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se gjatë tre ditëve prej 24.06 deri 26.06.2022 janë bërë 2.880 testime ndërsa janë regjistruar 180 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 29 janë riinfektime. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 153 persona të shëruar ndërsa nuk është raportuar për asnjë humbje jete. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë realizuar gjithsej 2.078.512 testime për KOvid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vend është 313.540, numri i personave të shëruar është 303.648, numri i pacientëve që…

Lexo më Shumë

AVOKATI I POPULLIT DHE ODA E AVOKATËVE MEMORANDUM PËR PËRMIRËSIMIN E GJENDJES Përpos kushteve jashtëzakonisht të vështira në disa burgje dhe trajtimit jo adekuat të të burgosurve, një numër i vogël i personave që ndalohen apo privohen nga lira shfrytëzojnë të drejtën për avokatë. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, vetëm 5% e personave të cilët paraburgosen apo privohen nga liria në fazën e parë nëpër stacione të policisë apo në vende të tjera të privimit dhe mbajtjes, shfrytëzojnë avokatë, ndërsa numri i personave që ndalohen në polici dhe që shfrytëzojnë avokatë është deri në 15%. “Bashkëpunimi me Dhomën…

Lexo më Shumë

Kush konsumon më pak do të paguajë më pak, kush konsumon më shumë do të shpenzojë më shumë, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, në pritje të tarifës së re për pagesën e energjisë elektrike e cila duhet të fillojë të premten, më 1 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bislimoski thotë se blloqet e reja tarifore janë një lloj koncepti siç është tatimi personal, gjegjësisht ata që kanë të ardhura më të larta paguajnë më shumë taksa, ata që kanë më të vogla do të paguajnë më pak. Tarifa e lirë vazhdon si më parë nga ora…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, e veçanërisht të kenë kujdes dhe të marrin masat e duhura për mbrojtjen nga rrezatimi UV. Nëse indeksi UV është më i lartë se 8, sigurohuni që të përdorni krem ​​kundër diellit dhe kapelë, si dhe sigurohuni që lëvizja jashtë të jetë në hije. Rrezatimi UV dhe nxehtësia janë më të forta në periudhën ndërmjet orës 10 dhe 14 dhe rekomandohet që gjatë kësaj periudhe që sa më pak të ekspozoheni në diell. Në të njëjtën kohë, vizitorët e plazhit duhet…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,82% në raport me vendimin e datës 23.06.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 0,945%, te nafta për 1,174%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,425% dhe te mazuti ka ulje për 1,806%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EURODIZELIT (D-E V), ulen për 1,00 den/litër,…

Lexo më Shumë

Të enjten më 30 qershor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, Xhaferi në mbledhjen e sotme plenare konfirmoi se kjo seancë plenare do të mbahet të enjten. Parlamenti këtë javë ka agjendë intensive në kuadër të së cilës do të mbahen disa seanca duke filluar prej sot. Nesër mbahet takim i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut – BE, të mërkurën shtrohen pyetje të deputetëve, të premten pritet të vazhdojnë edhe seanca e Komisionit për financim dhe buxhet në…

Lexo më Shumë

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherazi zëvendës president i Komisionit Evropian, është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tashmë në atë rrugë dhe BE-ja gjithashtu ka ripërsëritur angazhimin ndaj BE. Borrell shprehet se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes. Deklarata e plotë e Borrell: Zgjerimi i BE-së është kthyer lart në axhendë dhe me të drejtë. Javën e kaluar, Këshilli Evropian vendosi që e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë qëndron në BE.…

Lexo më Shumë

Propozimi i presidencës franceze në BE për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut shkakton dëshpërim tek qytetarët bullgarë, tregojnë rezultatet nga sondazhi i bërë me telefon i zbatuar nga “Gallup International”. Siç njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, sipas hulumtimit, 59,9 për qind e bullgarëve të anketuar konsiderojnë se me “propozimin francez” nuk janë marrë parasysh interesat e Bullgarisë, 25 për qind kanë vlerësuar se ai “në shkallë të mjaftueshme i ka parasysh” interesat bullgare, ndërsa të tjerët nuk kanë qëndrim. Kur bëhet fjalë për votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov, 48,1 për qind…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 31-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Mbrëmë në shtëpinë e familjes në rrugën “Debarca” në Shkup, i dyshuari ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare, teksa ka ushtruar dhunë në familje me dashje. Fillimisht ka nisur një debat verbal, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe trup. Ai ka vazhduar ta godasë me karrige, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke i thyer…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 20 vitesh, në mars të këtij viti në Kopshtin Zoologjik të Shkupit lindën tre këlyshë luanë. Luanët po bëjnë përparim të madh nën syrin vigjilent të punonjësve të Kopshtit Zoologjik të cilët me profesionalizëm dhe vëmendje kujdesen që nëna dhe të vegjlit të jenë të sigurt dhe të kenë të gjitha kushtet e nevojshme. Nga Koopshti Zoologjik Shkup bëjnë me dije se luanët kanë marrë të gjitha vaksinat, si masë parandaluese në mbrojtjen veterinare të shëndetit të kafshëve. E nga sot ata do të lirohen në rezidencën e jashtme dhe vizitorët do të kenë mundësinë t’i…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski mori pjesë në Shkollën VII të së Drejtës Natyrore të Ohrit. Duke folur për temën “Ruajtja e shoqërisë demokratike me forcimin e institucioneve të saj”, Tupançeski tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që të krijojë sa më shumë kushte për forcimin e institucioneve që duhet të mundësojnë zhvillimin e një shoqërie demokratike. Në këtë drejtim mbështetet ngritja e Këshillit Gjyqësor-Media, i cili përbëhet nga përfaqësues të gjyqësorit dhe medias me qëllim forcimin e besimit mes këtyre dy palëve dhe informimin e duhur dhe objektiv mbi proceset gjyqësore në interes të publikut, pa…

Lexo më Shumë