Partia maqedone në pushtet Lidhja Social Demokrate edhe sot ka vazhduar duke thënë se ato si parti mbrojnë interesat kombëtare ndërsa VMRO sipas tyre në kohën kur po zgjidhej procesi i eurointegrimeve silleshin në mënyrë të turpshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Nga atje thonë se sa i përket Bullgarisë, LSDM mbron interesat kombëtare, ndërsa VMRO-DPMNE bën dëm. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbron interesat shtetërore dhe kombëtare, në zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë, nuk del nga vijat e kuqe të përcaktuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga deputetët e të gjitha partive politike. Për gjuhën maqedonase, për identitetin…
Author: Hamdi Kumanova
Ditët e fundit numri i të infektuarve me Covid 19 ka filluar gradualisht të kalojë mbi 100 raste të reja, gjë që nuk do të thotë se situata do të bëhet sërish alarmante. Në disa valë gjatë gjithë pandemisë Covid, pati shifra mbi 2000 të infektuar në një ditë, si dhe mbi 45 vdekje brenda një dite. Disa mjekë pohojnë se për momentin situata është e qetë dhe nuk ka nevojë për panik. Në një prononcim për “Fokus”, ata pohojnë se Covid 19 në këtë rast është “një ftohje e zakonshme”. “Është e rëndësishme nëse dhe sa po rritet…
Ambasadori i ri bullgar në SHBA, Georgi Panajotov, i cili ishte ushtrues detyre i ministrit të Mbrojtjes në dy qeveritë, vitin e kaluar, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit amerikan Xho Bajden. Ai për BNT-në deklaroi se ende nuk ka reagim në SHBA për vendimin që e solli Parlamenti bullgar javën e kaluar, lidhur me heqjen e vetos për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Sipas Panajotov, nuk mund të flitet për presion për vendimin e SHBA-së. Nuk ka presion, ishte i drejtpërdrejtë ai, duke thënë se javën e kaluar ka pasur bisedime me Departamentin amerikan, si dhe…
Grupi i parë i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është nisur për në Vendet e Shenjta për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame, Haxhin, raporton AA. Për të përcjellë grupin e parë të haxhilerëve të cilët u nisën në ora 02:05 sipas kohës lokale, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ishte edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu. Në deklaratë për AA, ai tha se grupi i parë i kishte 180 haxhilerë dhe se gjithçka shkoi sipas asaj që kishin planifikuar. “Unë isha deri këtu në aeroport, bile u futa edhe në aeroplan që edhe një herë…
Kryeministri i Bullgarisë në largim, Kiril Petkov ka folur për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, largimin e vetos dhe zhvillimit për të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne me pranimin e propozimit francez kemi mbrojtur edhe interesat nacionale por ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për vendimet e shteteve fqinje. Shkupi tashmë e ka në dorë të ardhmën e tyre” ka thënë Petkov për radion kombëtare bullgare. “Bashkëpunimi i dy shteteve kalon nëpërmjet definicioneve të përbashkëta për definicione historike, ku mbrojmë faktet historike nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes” ka shtuar ai. Petkov ka thënë se tashmë loja luhet në…
Jo të gjithë e duan plazhin pranë ujit, duke u ekspozuar në rrezatimet ultravjollcë. Ka edhe të tillë të cilët gjatë periudhës verore e preferojnë turizmin malor, ajrin e pastër dhe të freskët. E pikërisht për këtë kategori turistësh, ski-qendra Kodra e Diellit ofron disa risi për këtë verë. “Këtë vit kemi disa risi për turizmin veror në qendrën e skijimit Kodra e Diellit. Për këtë sezon kemi “zip-lajn” prej 300 metrave me kapacitet për 300 persona të cilët do të mund ta shfrytëzojnë këtë aktivitet. Së shpejti do të fillojë të ndërtohet. Në funksion do të jenë edhe shtëpizat…
Presidenti amerikan Xho Bajden nuk mund të lejojë mes aleateve të NATO-s, një vend anëtare ta detyrojë dhe keqtrajtojë një vend tjetër, sepse është më i madh ose siç është në rastin me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse është anëtare e BE-së, thekson profesori universitar amerikan dhe ekspert për Ballkanin, Eduard Xhozef. “Kjo tashmë është problem edhe për NATO-n. Këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo është aleancë, NATO është aleancë, nuk mund që SHBA të lejojë agresion ndaj identitetit, përdorimit të forcës në këtë mënyrë. Kjo është serioze, nuk është punë e vogël. Identiteti i njerëzve lidhet me identitetin…
Një këmbësor i mitur është goditur nga një automjet në Gostivar, njofton MPB. Sipas policisë, dje në ora 18:50 në Gostivar, në bulevardin “Braqa Gjinovski”, vetura “Golf” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga B.Z. (67) nga Gostivari, ka goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Nga MPB thonë se në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente Gostivar. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga një ekip policor.
Policia e Prilepit ka arrestuar një qytetar 53 vjeçar nga Resnja, i cili sot diçka pas mesdite në qendër të Prilepit, para tregut të qytetit, me furgonin e tij “mercedes sprinter” ka tentuar të shtypë me automjet inspektorë komunalë dhe një nëpunës policor, të cilët po kryenin veprime zyrtare. Për ta penguar policinë ka shtënë me armë në rrotat e automjetit. Ky ishte shok për banorët të cilët ishin në qendër të Prilepit tek tregu i qytetit dhe ishin dëshmitarë okularë të ngjarjes. “Sipas denoncimit, në Tregun e qytetit të Prilepit, derisa po shiste prodhime me automjet, ai ishte larguar…
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka deklaruar gjatë një forumi se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për nisjen e negociatave me BE-në, madje duke ndryshuar edhe emrin. Sipas tij, është detyrimi i vendeve anëtare të BE-së që të garantojnë nisjen e këtij procesi. “Ne e njohim këtë rrugëtim. Ndryshimi jonë është se ne jemi në BE dhe ju jo. Duhet angazhim jo vetëm nga Austria por edhe nga të tjerë. Na duhen forume dhe shkëmbime rajonale. Na duhen konferenca si ajo dy ditë më parë. Nuk ishte ndonjë efekt uau për krerët e BE-së. Sot Edi është këtu por…
Shkruan: Elena Kocaqi “A ka të drejtë Bullgaria që kundërshton një identitet maqedon të sllavëve dhe gjuhës sllave? Historikisht po, sepse maqedonët antik ishin ilir dhe jo sllav, ata nuk kanë folur sllavisht. E vetmja etni që nga shekulli i XV e këtej, e cila është quajtur maqedone, krahas epirote dhe albane, janë shqiptarët. Gjergj Kastrioti, Merkur Bua etj e quanin veten maqedon dhe epirot. Ne Evropën e shek XV deri XIX, nëse thoje maqedon do të thoshte shqiptarë. Maqedon ne Maqedoni janë vetëm shqiptarët, por ata ketë emer të ndritur ua kane lenë sllavëve. Ka ndodh hataja e madhe,…
Një ditë pas parullave kundër Maqedonisë në Kuvendin e Bullgarisë, Ministria e Punëve të Jashtme dënoi aktin e disa prej deputetëve bullgarë. Ministria dorëzoi edhe një notë verbale te Ministria e Punëve të Jashtme bullgare, dhe kërkoi të dënohet fakti që disa nga deputetët mbanin në Kuvend tabelat “Maqedonia është Bullgari”. “Mesazhet e tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane, por edhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit dhe nuk kontribuojnë në ruajtjen e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Republika e Maqedonisë së Veriut, pret që zyrtarët bullgarë ta dënojnë qartë gjuhën e urrejtjes…

