Author: Hamdi Kumanova

Të ardhurat totale të 8 kompanive më të mëdha tregtare, gjegjësisht me rrjete marketesh janë 750 milionë euro dhe fitimi i tyre total është 30 milionë euro në vitin 2021. Portali “Pari” në bashkëpunim me BiznisMreza.mk zbulon të hyrat dhe fitimet e vitit të kaluar të zinxhirëve më të mëdhenj të shitjes me pakicë në vend.

Lexo më Shumë

Vendimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut mbron interesin bullgar, tha sot ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit, Daniel Lorer. Sipas tij, është e drejtë që Parlamenti bullgar të vendosë të mbështesë procesin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në BE, sepse duhet një konsensus i gjerë për këtë temë. “Çështja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është aq e dhimbshme për Bullgarinë, sa është e gabuar që një grup i vogël njerëzish të vendosë për të. Diçka kaq e rëndësishme duhet të jetë vendimi i parlamentit bullgar. “Askush në Evropë nuk e kuptoi…

Lexo më Shumë

Struganët ankohen se këto ditë gjithnjë e më shpesh, janë sulmuar nga qentë endacakë. Sulmohen edhe fëmijët e mitur, prindërit e të cilëve tashmë paralajmërojnë padi kundër komunës. Qytetarët dëshmojnë se kanë parë qen duke u shkarkuar nga furgona, me targa të Kumanovës. “Po shkoja në stërvitje dhe dëgjova lehje. Kur u ktheva, kishin ardhur tek unë, u përpoqa t’i ikja, por ndjeva dhimbje të madhe. Ata ishin tashmë sipër meje. Jam kafshuar në dy vende, por me njërën këmbë arrita t’i përzë. Fatmirësisht babai im ishte aty, erdhi dhe i largoi”, tha Gjeorgjina Jankoska. 13-vjeçarja Georgina Jankoska, është sulmuar…

Lexo më Shumë

Sulmet hibride për të cilat pretendon pushtetit se janë organizuar nga struktura të caktuar për të rrënuar strategjinë shtetërore në raport me kontestin bullgar, sipas opozitës maqedonase janë amulli e shpikur nga Qeveria për të mbuluar dëshmimin mbi datën për negociata me BE-në. VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga turpi në të cilin Qeveria e ka futur shtetin dhe qytetarët. “Për gjithë këtë debakël diplomatik për negociatat me BE-në patjetër të ketë përgjegjësi për Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin. Përgjegjësi dhe dorëheqje për dëmin afatgjatë në procesin negociues. Për këtë arsye zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan. “Është kërcënues (pushtimi rus ndaj Ukrainës) në mënyrë indirekte. Shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë, nga një luftë e befasishme. Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë”. “Madje, ndikimi rus dhe objektivat ruse…

Lexo më Shumë

Pamje e zymtë që në hyrje-dalje. Disa lopë, dele, dhi dhe asgjë më shumë. E tillë ishte situata sot në tregun e kafshëve të Kumanovës, që ekziston prej shumë vitesh. Open-TV që në orët e para të mëngjesit qëndroi në tregun e kafshëve për të parë atmosferën në vigjilje të Kurban Bajramit. Kilogrami i kafshëve të gjalla shkonte deri në 3 euro. Tregtarët që i kishin nxjerrë në shitje kafshët e tyre ankohen se njerëzit nuk kanë para për të blerë kafshë. “Unë e kam sjell këtë kafshë me shit, por nuk shkon pazari. Njerëzit nuk kanë para. As tregu…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave sot përmes një komunikate njofton se greva po jep rezultate dhe se pagat vendore janë rritur. Ata theksojnë se në tre ditët e para të grevës së përgjithshme në të gjithë sektorin publik tashmë janë rritur pagat e një numri të madh të punëtorëve të sektorit publik që punojnë në qytetin e Shkupit, komunat apo ndërmarrjet publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit vetëm se janë harmonizuar për 2.806 denarë sipas rritjes së pagës minimale. “Autoritetet lokale dhe kryetarët e komunave, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët e kuptojnë nevojën për t’i ndihmuar punonjësit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri. Kreu i qeverisë ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai shprehet se u takua me kancelarin austriak, por pas tij ka pasur edhe një takim interesant, me Hasijen nga Maqedonia e Veriut. Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe me Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova, tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej. Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë, shumë e…

Lexo më Shumë

I ashtuquajturi “Propozimi francez” përmban shumë kërkesa madhore bullgare, por në përgjithësi mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm, duke përfshirë edhe protokollin bullgaro-maqedonas, nëse politikanët tanë do t’i kishin kushtuar shumë më tepër vëmendje gjithë këtij procesi; “Nëse diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk do të mbështeteshin vetëm në institucionin presidencial dhe nuk do të humbnin shumë kohë dhe energji duke u përpjekur që politikat e ndryshme të kryeministrit të vinin në një kornizë të pranueshme”. Kështu deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në deklaratën e tij të parë publike për dy ngjarjet kryesore politike të…

Lexo më Shumë

OBRM-Popullore vlerëson se vendimi i Parlamentit bullgar për të mbështetur “propozimin francez” është i mirë dhe se kjo i hap rrugën Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. “OBRM-Popullore vlerëson se vendimi i djeshëm i Parlamentit bullgar, i cili e mbështeti propozimin francez dhe u pajtua për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, jo vetëm që i hap rrugën integrimit evropian të vendit, por sot de fakto anulon vendimin e mëparshëm të Parlamentit bullgar në të cilin u miratua qëndrimi i njohur si korniza për Maqedoninë. Me të cilin kornizë duhet të kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet të kishte shpallur se…

Lexo më Shumë

Shkruan: Adbylmenaf Bexheti Ka kohë që jamë ,,distancuar,, nga postimet, posaçërisht të qëndrimeve politike edhe për arsye objektive të pozitës sime institucionale. Po kësaj rradhe nuk munda të qëndroj indiferent ndaj ,,superioritetit,, personal të KM Shqiptar, Edi Rama të cilin e adhurojë dhe mbështes për shumëçka që ka bë dhe po bënë në Shqipërinë tonë të përbashkët. Nuk parapërqejë një superioritet personal në dëm të atijë nacional! Në lidhje me proektin e tijë të adhuruar ,,Balkani hapur,, përgjat dëgjesave të tijë publike me shqiptarët gjithëandej edhe i kam shkrua pse dhe si do ishte i (pa)dobishëm ky proekt. Përparsistë dhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë përmes një komunikate ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kreut të komunës, Ramiz Merko. Komunikata e plotë: ASH nisur nga gjendja aktuale në qytetin e Strugës, konsideron se Komuna e Strugës dhe kreu i saj Ramiz Merko, struganët i ka lënë në plan të dytë ndërsa fokusi i pushtetit të tij mbetet plotësimi i dëshirave dhe apetiteve të tarifit të tij, shokëve dhe partnerëve të tij. Në regjistrimin e fundit te popullsisë, Struga ishte një nga komunat që rezulton me shpërngulje më të madhe në rang të Maqedonisë së Veriut siç e nxorri…

Lexo më Shumë