Author: Hamdi Kumanova

Burgu i Tetovës që drejtohet nga Qefali Havzija vazhdon të mbetet burgu me kushte më të mira për të burgosurit dhe me disiplinën më të lartë. Kjo është konfirrmuar nga Avokati i Popullit, Naser Zyberi i cili ka thënë se “kushtet më të mira në shtet janë në burgun e Tetovës. Kushtet materiale në Institucionin ndëshkues-përmirësues Tetovë në pjesën më të madhe i përmbushin standardet e parapara, ku pajisjet dhe inventari janë të reja dhe të ruajtura. Por duhet cekur këtu se korrupsioni është zero, perdorimi i lendeve narkotike zero, kjo falë punës dhe strategjisë menaxhuese të drejtorit te burgut…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe në vend vazhdon me akuzat e saja ndaj pushtetit duke thënë se në vend se Qeveria të rrit pagat rrit çmimin e rrymës elektrike. Qeveria kriminale e LSDM-së dhe BDI-së në vend të rritjes së pagave, qytetarët do të kenë rritje drastike të rrymës. Qytetarët i pret një goditje e re çmimesh dhe qeveria nuk zvarritet se qytetarët mezi ia dalin mbanë. Si shpërblim për qytetarët do të ketë rritje drastike të energjisë elektrike thuhet mess tjerash në komunnikatën e VMRO-së. Për disa dita pritet rritje drastike e rrymës , pikërisht për shkak të qeverisjes kriminale…

Lexo më Shumë

Gjatë kontrolleve të përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit, ditën e djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 masa, ndër të cilat 49 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 15 për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi dhe shtatë për shfrytëzimin e celularit. Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar edhe 19 masa për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, pesë masa për mos shfrytëzimin e rripit të sigurimit, si dhe shtatë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. “Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë…

Lexo më Shumë

“Bullgaria është e gatshme të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh”. Kështu thonë nga Ministria për Punë të Jashtme e Bullgarisë, në lidhje me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga MPJ bullgare theksojnë se “Bullgaria nuk ka shtuar asnjë kërkesë të re për RMV-në”. “Kuvendi sot miratoi vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Shkupin dhe jemi të gatshëm që të miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra. Njësia e Policisë Kufitare Lindje mbrëmë gjatë vëzhgimeve në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon) në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar: Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litraDivan (mobile ) dysh = 10 copëDivan (mobile) njëshe = 40 copëTavolinë (mobile) = 2 copë, si dhePjesë të ndryshme për mobileje. Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje…

Lexo më Shumë

Pasi të gjitha gënjeshtrat e VMRO – DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit dështuan, gjëja e parë që duhet të bëjnë është t’i kërkojnë falje opinionit për futjen e frikës dhe pasigurisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Atëherë VMRO – DPMNE duhet të kërkojë përgjegjësi nga Mickoski për minimin e pozitave shtetërore në mosmarrëveshjen me Bullgarinë, duke gënjyer se po shitej identiteti, gjuha dhe historia. Mickoski dhe VMRO – DPMNE me vetëdije kanë shpërndarë të pavërteta, lajme të rrejshme përmes të cilave i frikësuan qytetarët në shtëpi me gjoja asimilim dhe bullgarizim, ndërsa jashtë minuan pozitat shtetërore. Një qëndrim i tillë është…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar Kirill Petkov ka ftuar kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski të tregojë guxim dhe të pranojë propozimin francez, qoftë edhe me çmimin e rënies së Qeverisë në Shkup, gjë e cila i ka ndodhur edhe vetë atij në Sofje. Këtë Petkov e ka thënë gjatë Samitit të BE-së për median e Brukselit “Politiko”. “E di se rreziku për rënien e qeverisë është i madh. Si politikan duhet të sjellësh vendim se cili është roli im? A është roli im stabiliteti? Ose roli im është ta drejtoj kombin dhe të bëj hap përpara? Mendoj se ky është vendimi kurse Dimitar…

Lexo më Shumë

Përfundoi takimi i udhëheqësve në Këshillin Europian, i cili nuk ka firmosur mandatin për fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ndonëse pa një rezultat konkret, Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur arritje madhore. Tashmë mbetet Tetori, mundësia e radhës për Tiranën dhe Shkupin. Ndërkohë një ditë më parë u zhvillua samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilëve e shprehën publikisht zhgënjimin, duke e konsideruar Bullgarinë si mbajtëse e peng e dy vendeve të NATO-s. Ndërsa ndaj BE thanë se nuk e mbajti fjalën e dhënë ndaj…

Lexo më Shumë

Me rritjen e temperaturave, shfaqja e gjarpërinjëve edhe në zonat e banuara mbetet një problematikë e madhe. Pothuajse rreth një muaj më parë filluan të paraqiten rastet e para të prezencës së zvarranikëve nëpër objekte banesore në qytetin e Tetovës e një problematikë te ngjajshme e kanë dhe banorët e qytetit të Shkupit, konkretisht të lagjes Hipodrom 2. Ata kanë raportuar tek mediat e Shkupit se përshkak të barit të lartë në disa zona të vendbanimit, gjarpërinjtë janë shtuar dukshëm në numër. Një banore e lagjes, Irena Kunoska-Mihajlova, ka vërejtur në mes të rrugës një gjarpër, i cili pas…

Lexo më Shumë

Gjobë prej 1500 euro për personin juridik dhe 50 euro për personin përgjegjës në kompaninë “Kaltun Madenxhilik ” është rezultati përfundimtar i procedurës për rrafshim dhe marrëveshjes me këtë kompani, e cila deri në pranverë ishte koncesionare për shfrytëzimin e arsenit dhe mbetjeve të tjera minerale në minierën e Llojanit. Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik (ISHIT) ka konfirmuar, për Meta.mk, se procedura e shlyerjes është bërë më 6 qershor, ndërsa kompania nuk ka kundërshtuar. Ky Inspektorat vendosi për ndëshkimin pasi paraprakisht kishte konstatuar se koncesionari nuk kishte vepruar sipas vendimit ekzekutiv dhe përfundimtar të Inspektoratit Shtetëror pas inspektimit të datës…

Lexo më Shumë

Oferta e EMV-së në tenderin e EVN Home është 48 euro për megavat/orë, apo 12 euro më shtrenjtë se çmimi aktual. Kjo është oferta e vetme që ka arritur në tenderin për furnizim me energji elektrike, e nevojshme për furnizuesin universal EVN Home. Sipas informacioneve, ky çmim i EMV-së do të jetë për periudhë korrik- dhjetor dhe është për 17% më i lartë në krahasim me çmimin që EMV e shiste rrymën në periudhën janar- korrik. “Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home në periudhën e ardhshme do të vendos KRRE ndërsa i njëjti do të varet nga shumë…

Lexo më Shumë

Edhe pse 10 ditë më parë Drejtori për zbatimin e sanksioneve theksoi se të dënuarit për logjistikë në rastin “Lagjja e Trimave” për shkaqe sigurie nuk do të transferohen në shtëpi tjetër përmirëse ndëshkuese, Avokati i Popullit Naser Zyberi thekson se kjo drjetori ka pranuar rekomandimin e Avokatit të Popullit për përmbushjen e të drejtave ligjore sa i përket zhvendosjes dhe benefiteve tjera. “Rekomandimi jonë i fundit është pranuar nga Drejtoria për egzekutimin e sanksioneve se këta persona patjetër se do të duhet të trajtohen njejtë sikurse të gjith të burgosurit e tjerë por rekomandimi im fillestar ka qenë që…

Lexo më Shumë