Kuvendi popullor i Bullgarisë sot si pikë të parë në rendin e ditës do të debatojë për miratimin e vendimit me të cilin miratohet propozimi i presidencës franceze me BE-në për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mbi tri orë e gjysmë anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme mbrëmë debatuan për tri zgjidhjet e propozuara. Nuk arritën t’i bashkojnë propozimet në një propozim, por e mbështetën propozimin e Bullgarisë demokratike dhe Hristo Ivanovin. Argumenti kryesor i partisë në pushtet “Vazhdojmë me ndryshimet” të mos i mbështesë dy propozim-vendimet e tjera është të mos ketë spekulime se…
Author: Hamdi Kumanova
Alternativa dega në Kumanovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka shpallur aksionin me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”. Aksioni do të realizohet me 28 qershor, ditë e martë në zyrën e Alternativës në Kumanovë prej ora 9 deri në ora 14. Luten të gjithë dashamirët dhe vullnetarët që t`i përgjigjen pozitivisht thirrjes tonë. Mysafir special në ditën e aksionit do të jetë, ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
Lexuesit e Alsat kanë dërguar një video incizim në të cilin pretendohet se një ditë më parë në Emergjencën e Spitalit të Qytetit në Kumanovë një motër medicinale është kapur në momente intime përderisa ishte në orar pune. Përmes video incizimit dëshmohet se një person i huaj i cili pretendohet të mos jetë pacientë, i ulur në tavolinën e punës e shoqëron motrën medicinale derisa të njejtën e presin pacientët. Jo zyrtarisht mësohet se për skandalin është njoftuar edhe drejtoresha e spitalit nga ku edhe pritet të ndërmarrin masa disciplinore dhe ligjore ndaj motrës medicinale. Video Player
Ne ambientet e objektit te Komunes se Likoves, sot eshte bere ndarja e vendimeve të bursave për studentët nga Komuna e Likovës. Ne kete event ka marre pjese edhe kreu i Likoves z.Erkan Arifi, i cili me kete rast eshte shprehur: “Ju jeni e ardhmja e kësaj komune dhe se bashkarishtë me juve urojmë që ta ndërtojmë një të ardhme të bukur. Me kapacitetin tonë ne po ua shpërndajmë këto bursa me qëllim të stimulimit tuaj për suksese në të ardhmen”.
Qytetarët, por edhe biznesi janë në pritje të pakos së shtatë së masave qeveritare për të kapërcyer më lehtë krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe pasojat e pandemisë. Pritet që masat e reja të shpallen në fillim të muajit të ardhshëm pas votimit të rishikimit të buxhetit në Parlament. Nga ekzekutivi thonë se ndihmë do të ketë për kategoritë më të prekshme të qytetarë ve dhe biznesin. Ministri i Financave, Fatmir Besimi thekson se edhe në raportet dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare rekomandimet janë të njëjta, apo thuhet që vendet duhet të veprojnë me masa…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Brukseli sot njoftoi se Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez ashtu siç është tani, për zgjedhjen e çështjes Shkup-Sofje. Kovaçevski tha se propozimi do të jetë i pranueshëm vetëm nëse ka formulime të qarta për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa sipas tij çështjet historike nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese me BE. “Ne i kemi bërë të ditur qëndrimet tona dhe linjat e kuqe, në këtë kontekst dua të them se propozim që do të ishte i pranueshëm duhet ti garantojë elementet kyçe, formulim të qartë për gjuhën maqedonase në kornizën e…
Atë që Sindikatat kerkojnë sot, Aleanca për Shqiptarët, para gati katër muaj, kur në Kuvend zhvillohej debati për pagën minimale me insistim të madh kërkonte që rritja e pagës minimale të përcillet me rritjen ekuivalente të të gjithë pagave në sektorin publik. Prandaj, si atëherë edhe sot ju japim përkrahje të parezervë kërkesave të tyre që janë jo vetëm shumë të drejta, por janë edhe shumë minimale në krahasim me trendin e rritjes së çmimeve. Nga djersa e punëtorëve të ndershëm jetojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe shteti dhe gjithë shoqëria. Andaj, të gjithë ne kemi obligim moral…
EVN DËRGON NJË VETURË DHE TRE PERSONA, RRYMË ENDE NUK KA Ashtu siç e paralajmëruan EVN-në, në ora 9;00 të mëngjesit, një ekip erdhi para komunës. Me një shikim, kuptohej se ky ekip nuk kishte ardhur që ta rregulloj defektin që e la gjysmën e Haraçinës pa rrymë për 5 ditë me radhë, raporton KlanMacedonia. Ashtu siç u morëm vesh mbrëmë, ekipi i EVN-së ishte para Komunës së Haraçinës në 9 të mëngjesit, por me një qasje shumë joserioze. Vetëm një ekip, ekip që nuk ka të bëjë me sanimin e defekteve. Po i kontrollon matësit e energjisë elektrike e…
Filloi korrja e drithërave. Kombajnat u ndezën për ta korrë elbin. Atmosferë se si korret (10sekonda) Për shkak të thatësisë sivjet fshirja në ara ka nisur më herët, shkruan Alsat. Në rajonin e Ovçe Poles, ndër fushat më pjellore të vendit, sivjet bujqit ankohen për rendiment të ulët të grurit dhe elbit. Kultivuesit e këtyre kulturave bujqësore në Maqedoninë qendrore thanë se herën e fundit kur ka rënë shi ishte muaji mars. “Sipas bujqve, të cilët kanë kultivuar këtë kulturë bujqësore, elbi sivjet ka një rendiment prej 3 ton në një hektar, në krahasim me vitin e kaluar thanë se…
Festimet për disa qytetarë janë motiv për përdorimin e armëve të zjarrit. Policia do të kryejë kontrolle shtesë gjatë sezonit të dasmave. Ministri, Oliver Spasovski, apelon qytetarët që të përmbahen nga të shtënat, shkruan Alsat. “Duhet të punojmë për ndërgjegjësimin e publikut, reformë të mendjes, për të cilën shpesh theksoj se asnjë reformë legjislative nuk do të mjaftojë, nëse nuk reformojmë mendjen dhe kuptojmë se ne dhe familjet tona jemi në rrezik, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të armëve në situata ku nuk duhet t’i përdorim ato”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Të shtënat pa leje me armë zjarri, dënohen nga…
Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria më në fund po fillojnë kujdesin e përbashkët për liqenin e Prespës dhe do të punojnë për të përmirësuar të gjithë rajonin. Sot është mbledhja fillestare e komitetit të organit drejtues të Parkut të Prespës dhe grupit punues për menaxhimin e ujërave në qendrën e informacionit Pili në Greqi pranë bregut të liqenit të vogël të Prespës. Siç informojnë nga Shoqëria ekologjike maqedonase (ShEM), organizatë që punon për shumë vite në projekte dhe kërkime të ndryshme lidhur me Liqenin e Prespës, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes Ndërkombëtare për…
Shkup – 52, Ohër – 13, Manastir, Kavadar dhe Shtip – nga 4, Prilep – 3, Kumanovë, Tetovë, Koçan dhe Resnjë – nga 2, Veles, Gostivar, Strumicë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1. Nga numri total i pozitivëve (93), janë regjistruar 20 riinfeksione. Janë shëruar 14 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për persona të vdekur. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.074.909 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.252, numri i të shëruarve është 303.410, numri i të…

