Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për te si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në tërësi. “Propozimi siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari a vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokoj procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Republikë e Maqedonisë së Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.
Author: Hamdi Kumanova
Deri më tani në vend janë kthyer rreth 76 shtetas të Maqedonisë së Veriut që i ishin bashkuar organizatës terroriste ISIS, kryesisht çifte bashkëshortore madje dhe me fëmijë të vegjël. Ndërsa 20 deri në 30 shtetas të Maqedonisë janë ende në burgje. Zllatko Apostoloski, koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, konfirmon se ende ka qytetarë që mbeten në zonat e luftës në Siri dhe Irak, por nuk e di se sa është në total ai numër. “Qytetarët që ishin në zonat e luftës sigurisht që paraqesin rrezik për shoqërinë duke qenë se ata morën…
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sot në konferencë shtypi në Kuvend deklaroi se ata janë kundër propozimit francez në të cilin, siç theksoi, në mënyrë subtile vendosen kërkesat nacionaliste të Bullgarisë dhe e përsëriti qëndrimin e partisë se do ta tërheqë mbështetjen e Qeverisë nëse pajtohet Korniza negociuese të miratohet nga Këshilli i BE-së. Duke e pasur parasysh faktin që, siç thotë, përfaqësues të Qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë në negociatat me Bullgarinë, ai kërkoi tërheqjen e tyre, gjegjësisht dorëheqje nga funksionet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve. “I bëjmë thirrje vendeve anëtare…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka drejtuar akuza kundër Kryeministrit të Shqipërisë duke thënë se ai po bëhet avokat i një shteti tjetër gjë që sipas tij është skandaloze dhe nuk duhet të ndodhë. “Unë e shoh si totalisht jo korrekte sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili publikisht po bëhet avokat i shtetit tjetër, ndërsa nga ana tjetër i bën avokaturën edhe Serbisë, kjo është skandaloze dhe nuk duhet të ndodhë”, ka deklaruar mes tjerash Ziadin Sela. /KlanMacedonia/
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka folur për propozimin francez dhe ka thënë se ky propozim ofron status quo më të madhe se ajo aktuale. “Problemi është se ajo që na ofrohet është një status quo edhe më e madhe se kjo që kemi tani, me një ndryshim të madh. Bllokadat e Bullgarisë nuk do t’i nervozojnë vendet e treta anëtare dhe problemi nuk do të jetë tek BE-ja, por vetëm tek ne, topi do të jetë vetëm në oborrin tonë”, tha Dimitrov. Dimitrov tha se çështja do të ngelet e padefinuar edhe më tutje, sepse…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me nenin 57 paragrafi 2 nga Ligji për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën prej 6:00 deri më 20:00. Ndalesa hyn në fuqi prej nesër dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur. “Ndalesa e pjesërishme për lëvizje në pyje do të hyjë në fuqi prej 24.06.2022 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se është ulur rreziku nga paraqitja e…
Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov, sot para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor ka folur në lidhje me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se do të mbetet besnik në atë që e ka thënë më herët se “nuk do të ketë ndryshim derisa Kuvendi popullor i Bullgarisë të deklarohet për zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut”. “Shpresoj se ditët e ardhshme Kuvendi popullor do të sjellë vendim për këtë çështje. Kemi moment historik për t’i mbrojtur të gjithë interesat e bullgarëve në afat të gjatë”, deklaroi Petkov para fillimit të Samitit. Ai ju bëri thirrje deputetëve…
Në redaksinë e Tv Klan M kanë arritur disa informacione dhe foto të cilat tregojnë se autobusit të linjës Shkup Gostivar Durmo Tours i ka plasur goma gjatë lëvizjes. Brenda në autobus ndodheshin disa persona mirëpo për fat të mirë nuk ka pasur pasoja thonë dëshmitarët për tv KlanM. Njëra prej dëshmitaeve thotë se udhëtarët në autobus kanë qenë të trishtuar dhe traumatizuar kur kanë nukatur erën e diçkaje që po digjej. Dëshmitarja D:S: e cila ishte një nga udhëtarët në autobusin në fjalë ka përshkrur ngjarjen: Rreth 12 udhëtarër sot janë traumatizuar dhe frikësuar nga incidenti që ka ndodhur…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane. Ai tha para samitit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar “Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për 20 vite mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo (anëtarësimi në BE) të ndodhë”, theksoi kancelari gjerman. Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27…
DIMOVSKI KËRKON NGA QEVERIA TË ZGJEDHIN PROBLEMIN SA MË PARË Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon me grevën e paralajmëruar. Greva sot u mbajt para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendosjen e 21 karigeve bosh para Qeverisë, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë. Sipas Kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive. “E thërras të gjithë Qeverinë, në krye me kryeministrin. Ta zgjedhim problemin sa më parë. Ose përmes amendamentit në Kuvend, ose…
Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se autoritet europiane po ndjekin nga afër situatën në Bullgari, përcjell TV21. Michel thotë se ka dallime ende në BUllgari por që janë të angazhuar që sa më parë të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Këtë mëngjes kemi takim të rëndësishëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është moment i rëndësishëm sepse është edhe vullneti i Ballkanit Perëndimor t’i japim energji procesit të Ballkanit Perëndimor, për të përçuar mesazh të qartë dhe të fortë. Sigurisht që ende ka bisedime në Bullgari. E ndjekim…
“Sot nuk është ditë e mirë, pasi duhej të fillonim procesin hapës me dy vende, por nuk mundet, pasi një shtet e ka bllokuar të gjithë procesin e zgjerimit”. Këtë e deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu pakënaqësi për shkak të mungesës së progresit në Bullgari në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se “kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është zgjidhje e mirë për sjelljen e vendimeve në BE”.…

