Lidhja e sindikatave edhe sot në grevë para Qeverisë

Lidhja e sindikatave edhe sot në grevë para Qeverisë

DIMOVSKI KËRKON NGA QEVERIA TË ZGJEDHIN PROBLEMIN SA MË PARË

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon me grevën e paralajmëruar. Greva sot u mbajt para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me vendosjen e 21 karigeve bosh para Qeverisë, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë. Sipas Kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive.

“E thërras të gjithë Qeverinë, në krye me kryeministrin. Ta zgjedhim problemin sa më parë. Ose përmes amendamentit në Kuvend, ose përmes marrëveshjes kolektive në sektorin publik. Le të urdhërojnë, le të zgjedhin. Ne jemi këtu deri në ora 14:00. Gjithkund në të gjithë Maqedoninë ka grevë, në të gjitha qytetet, në vendet e tyre të punës, për këtë merreni me seriozisht punën, mos ta çojmë shtetin në kolaps. Punëtori është fuqia lëvizëse e shtetit”, deklaroi tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhoj e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Dje në objektin e LSM-së është mbajtur një takim me ekipin ekonomik të Qeverisë, por nuk ka dhënë shenja pozitive. Greva filloi gjatë ditës së djeshme ku Sindikata vendosi 120 karige bosh para Kuvendit, duke dashur t’u kujtojë deputetëve që të pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave./KlanMacedonia/