Të enjten më 30 qershor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, Xhaferi në mbledhjen e sotme plenare konfirmoi se kjo seancë plenare do të mbahet të enjten. Parlamenti këtë javë ka agjendë intensive në kuadër të së cilës do të mbahen disa seanca duke filluar prej sot. Nesër mbahet takim i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut – BE, të mërkurën shtrohen pyetje të deputetëve, të premten pritet të vazhdojnë edhe seanca e Komisionit për financim dhe buxhet në të cilin në rend dite është rebalanci i Buxhetit.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, interpelancën për Xhaferin e parashtruan më 30 maj, pas çka kryetari i Kuvendit duke e ruajtur afatin në Rregullore u përgjigj në të dhe e caktoi seancën në të cilën do të debatojë. Partia opozitare dhe lideri i saj Hristijan Mickoski edhe para sjelljes së interpelancës thanë se nuk presin ajo të votohet dhe Xhaferi të largohet nga ky funksion, por se megjithatë mendojnë se ai duhet të përgjigjet para qytetarëve për punën e tij.
Sipas nenit 49, paragrafi 1 nga Rregullorja, debati për interpelancën zgjat një ditë pune, deri në shterrimin e listës së deputetëve të paraqitur për zgjedhje, ndërsa vendoset më së voni deri në orën 24:00. Kryetari i Kuvendit, Xhaferi në seancë ka të drejtë ta elaborojë përgjigjen e tij me shkrim ose të japë përgjigje gojarisht për interpelancën e parashtruar.
Advertisements
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, të cilët zbatojnë, siç e quajtën bllokadën aktive në Kuvend, e akuzojnë Xhaferin për punë joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme dhe kryesimin me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, në disa raste Xhaferi në mënyrë të dukshme i ka shkelur dispozitat e Kushtetutës, Rregullores për punë të Kuvendit, si dhe ligjet me të cilat rregullohet puna e Kuvendit. Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksojnë se gjithnjë e më shumë ka skandale në punën e tij dhe se i fundit në serinë ishte skandali kur deputetët e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit “Rindërtimi i Maqedonisë” ishin të mbyllur në sallën në të cilën mbahej seanca plenare.
Xhaferi, siç theksojnë nga opozita, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, me atë që ka kryer shkelje më të rëndë të “Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, kur me fjalor të papërshtatshëm, duke përdorur sharje nga më të ndryshmet, ka bërë presion ndaj shërbimit në Kuvend. Për më tepër, në mandatin e tij, gjithnjë e më me qëllim të realizimit të marrëveshjeve të koalicionit Xhaferi ka vepruar si deputet në pushtet, e jo si kryetar i Kuvendit.
Në mënyrë shtesë, në periudhën e fundit, jemi dëshmitarë të shumë shkeljeve të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga ana e kryetarit, Sipas VMRO-DPMNE-së, Xhaferi ka treguar se nuk ka kapacitet për udhëheqje të drejtë të Kuvendit, e as që tregon vullnet për bashkëpunim me deputetët e opozitës, përmes respektimit të Kushtetutës dhe të Rregullores.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përmes kumtesës u përgjigj në interpelancën e parashtruar e cila, siç thekson “përmban disa të pavërteta dhe paraqet tentim të ashpër për manipulim”.
“Pohimet e dhëna në interpelancë qartë tregojnë në qëllimin e parashtruesve pa asnjë bazë për t’i devalvuar arritjet e mia, kontributin e veçantë që e solla në pesë vitet e fundit në ngritjen e nivelit të dialogut dhe kulturës demokratike në dhomën ligjvënëse, duke prezantuar hapa ndaj forcimit të pavarësisë së Kuvendit dhe funksionit të tij kulturor lidhur me pushtetin ekzekutiv – diçka që ishte gati e paparamendueshme në periudhën kur një pjesë e parashtruesve të interpelancës ishin shumicë në parlament. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, natyrisht, janë të vetëdijshëm se, për qëllime ditore-politike, të nxitur nga selia e tyre partiake, plasojnë të pavërteta të tmerrshme me pretendimet në interpelancë se i po e shkel Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Parlamentit”, qëndron mes tjerash në përgjigjen e Xhaferit.



