Pas incidentit të djeshëm sërish sot kanë vazhdojnë tensionet në Kuvendin e RMV-së, në komisionin parlamentar për çështje Evropiane të cilën sot e ka udhëhequr deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli ku deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e lejojnë të vazhdojë seancën pasi kërkojnë fjalë ku më pas ajo ka dhënë pauze duke e ndërpritur debatin, raporton KlanMacedoni
Author: Hamdi Kumanova
Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Komisionet kuvendore në lidhje me ngjarjet e Arbër Ademit me deputetët e VMRO-DPMNE-së. Stoilkovski përkujton se BDI-ja po merret me probleme të këtilla artificiale dhe ka harruar të kërkoj dhe gjej përgjegjësi për 60 të djegurit të gjallë, transmeton Almakos. “ BDI, patetikë e rëndë! I lanë 60 të djegur të gjallë pa përgjegjësi; sinonim i krimit dhe korrupsionit, janë duke e humbur Tetovën, po zhyten në skandale në baza ditore; Edhe pas secilit sulm fizik nervoz ngjiten me retorikë nacionale! E bëjnë këtë që populli të mos ketë…
Një alarm për bombë ka ardhur në stacionin hekurudhor të Shkupit. Pasagjerët dhe stafi u evakuuan menjëherë. Më shumë informacion së shpejti në KlanMacedonia.mk
“VAZHDOJMË ME NDRYSHIMET” NIS KONSULTIMET ME PARTITË TJERA Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, ka përfunduar konsultimet me partitë e Kuvendit Popullor, pasi javën e kaluar Qeverisë së Kryeministrit Petkov iu votua mosbesimi, raporton KlanMacedonia. Presidenti bullgar Rumen Radev, mandatin e parë për formimin e qeverisë së re, në suaza të parlamentit actual, do t`ia dorëzojë partisë më të madhe “Vazhdojmë me ndryshimet”. Ai nuk ka saktësuar se kur do ta dorëzojë mandatin, por sonte udhëton drejt Madridit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë deri më 30 Qershor. Nga partia “Vazhdojmë ne ndryshime” kanë njoftuar se fillojnë negociatat me…
Lidhja e Sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot ka marrë vendim për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për 30 qershor për shkak se kanë marrë përgjigje nga Qeveria se kërkesat e tyre do t’i diskutojnë me ministritë kompetente. “Ju njoftojmë se kemi marrë përgjigje nga Qeveria e RMV-së për kërkesat tona për nënshkrim të marrëveshjes kolektive dhe rritje të pagave me të cilat Ministritë e Arsimit dhe Shkencës dhe Financave janë borxhli për bisedime lidhur me kërkesat tona, pavarësisht se themelues i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është Kuvendi, me të cilin Sindikata ka zhvilluar negociata…
Kompania gjermane farmaceutike “Gereshajmer” hap fabrikë të re në ZZHTI3 Shkup 2 në të cilën do të investojë mbi 126 milionë denarë, që përfaqëson shumë rekorde të investimit që nga themelimi i Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI). Vendimin për investimin e kompanisë e kumtoi nënkryetari i “Gereshajmer”, Oliver Burgel në takim me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e ZZHTI-së, Jovan Despotovski. Kryeministri Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga vendimi i kompanisë “Gereshajmer” të investojë në Maqedoninë e Veriut, që është konfirmim për politikat qeveritare ekonomike dhe klimën investuese pozitive në vend. Në mënyrë plotësuese Kryeministri Kovaçevski theksoi se investimet dhe…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka dalë në protestën e sindikalistëve duke i mbështetuar ato. Ajo tha se çdoherë është dhe do të jetë në anën e puntorit, dhe fton LSM-në brenda ministrisë të vazhdojnë dialogun për një zgjidhje të përbashkët./KlanMacedonia/
Deputeti Antonio Milososki momentalisht ndodhet në stacionin policor “Qendër” në Shkup, ku e raporton te zyrtari kompetent sekretarin shtetëror të BDI-së, Valmir Aziri në Ministrinë e Kulturës, për kërcënimet e mbrëmshme ndaj Milloshoskit për dhunë fizike, që janë edhe gjuhë urrejtjeje. Aziri mbrëmë para Facebook ka bërë thirrje për dhunë fizike ndaj Milloshoskit, duke i shkaktuar lëndime trupore. Me sa dihet, krimi mund të përcaktohet sipas nenit 394-d të Kodit Penal. Ndonëse, Aziri e ka fshirë postimin e tij, por tashmë është transmetuar nga shumë media dhe njëkohësisht Ministria e Brendshme mund ta marrë postimin si provë materiale me një…
Sindikalistët edhe sot kanë vazhduar me protesta prej orës 10 deri në ora 13, ata kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë të punohet të dielave. “Pakënaqësia e punëtorëve në sektorin publik është i madh dhe për këto arsye Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon edhe përmes formave tjera të presionit sindikal, pakënaqësinë ta paraqes në rrugë”, kumtoi LSM.
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi deklarohet rreth incidentit të mbrëmshëm të shkaktuar në Kuvend, në Komisionin për çështje Evropiane, përcjellë Klan M. ”Në rradhë të parë po më vjen keq për ata që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për çështje Evropiane dhe shprehi keqardhje për gjithë ato skena të cilët ndodhën të prookuara nga opozita. Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë mos të bim pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese. Ai më…
Presidenti Stevo Pendarovski prej sot është për vizitë treditore në Madrid, Mbretëria e Bashkuar, ku do të marrë pjesë dhe do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s. Në përbërjen e delegacionit shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas agjendës, sot presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska do të marrë pjesë në darkën solemne, e cila në nder të liderëve të vendeve-anëtare të NATO-s, pjesëmarrës në Samit e organizon mbreti i Spanjës, Felipe i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Leticia. Presidenti Pendarovski siç…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për media theksoi se procesi me Bullgarinë po zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Ministria e Jashtme është duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari me ekipet e saj të ekspertëve. “Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë do të vendoset në institucionet e RMV”, ka shtuar Kovaçevski. Sipas tij, deri më tani nuk ka një propozim të tillë.

