Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski, në konferencë për media ka deklaruar se kanë sjellë vendim me të cilën çmimi mesatar për energjinë elektrike rritet për 7.4%. “Kjo ka të bëj për 98,8 për qind nga amvisëritë. Nëse nuk do të ekzistonin këto bllok tarifa të cilët i vendosëm gjatë kësaj jave, çmimi mesatar për të gjitha amvisëritë do të rritej për 17,74%”, tha Marko Bisilmovski, raporton SHENJA. Për 59.9% nga amvisëritë do të ketë rritje prej nga 6.6%, për 35.5% do të ketë rritje nga 6.7 deri 8.8 për qind, për 3.4% nga amvisëritë do të ketë…

Lexo më Shumë

Autor i kësaj vepre monumentalë është shkrimtari e publicist i njohur, Rexhep Zllatku, ndërkaq e botoi Logos A, Shkup Kohë më parë doli nga shtypi Fjalori Serbisht-Shqip, vepër kapitale kjo e Rexhep Zllatkut, me një fond prej rreth 80 000 fjalësh! Rexhep Zllatku është doajen i gazetarisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një prej penave më produktive në letrat shqipe. Kjo vepër e fundit e tij do të ngelë monumentale për faktin se është produkt personal i dalë nga një punë shumëvjeçare, i cili, në fakt, do të duhej të ishte produkt i  institucioneve nacionale, akademive. Rexhep Zllatku në…

Lexo më Shumë

Jovanka Ivanovska është pjesë e ekipit të shitjeve dhe ngjarjeve në Skopje Marriott tash e 4 vjet, përgjegjëse për segmentin e ngjarjeve shoqërore dhe dasmave, ku është maksimalisht e përkushtuar dhe aplikon ekspertizën e saj. Kur themi ekspertizë, nuk nënkuptojmë vetëm përvojën e gjatë, të gjitha sfidat dhe historitë e dasmave të realizuara me sukses, por një eksperiencë që mbi të gjitha si bazë suksesi ka dashurinë dhe pasionin për punën dhe përmirësohet me çdo histori të re. E historitë janë të ndryshme, sepse çdo nuse dhe dhëndër, si dhe familjet e tyre, kanë ide, dëshira dhe ide të…

Lexo më Shumë

Një tren mallrash që udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli- Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy emigrantë të shtrirë në hekurudhë, përcjell TV21. Të dy të plagosurit kanë ndërruar jetë në vendngjarje. MPB ka bërë të ditur se sot në ora 02.20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Nga MPB shtojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme nga ana e Stacionit…

Lexo më Shumë

PUSHIMET VERORE, DASMAT E AHENGJET SHKAKTAR PËR RRITJEN E NUMRIT TË INFEKTIMEVE Rritje enorme të rasteve të reja me Covid 19 në vend mbi 60% mblodhi anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend. Përkundër rritjes së infektimeve, lajm i mirë është se nuk ka rritje të pacientëve që trajtohen nëpër spitale dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet. Për momentin nuk ka kufizime, por autoritetet e shëndetësisë rekomandojnë rikthimin e maskave në institucionet shëndetetësore dhe në transportin publik. Grumbullimi, dasmat dhe ahengjet familjare paraqiten si shkaktarë të rritjes së infektimeve, raporton Klan M. “Faktori…

Lexo më Shumë

Në Madrid zyrtarisht ka nis Samiti I NATO-s. Delegacionin e RMV-së e udhëheq Presidenti Stevo Pendarovski, kurse marrin pjesë edhe Ministrja e Mbrojtes, Slavjanka Petrovska dhe Shefi I Diplomacisë, Bujar Osmani, raporton KlanMacedonia. Në pritjen solemne, shefat e delegacioneve, ishin përshëndetur nga nikoqiri, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez dhe Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Presidenti Pendarovski ka deklaruar se ky samit paraqet një mundësi unikale për të gjithë aleatët që të dëshmohet forca dhe uniteti, pasi sipas tij, asnjëherë në historinë e Aleancës nuk është organizuar një samit derisa po zhvillohet luftë në kontinentin evropian. “Mund ta paramendoni…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), përkujtojnë se më 30 qershor skadon afati për aplikimin e katër konkurseve publike për marrje me qira të tokës bujqësore deri në hektarë dedikuar rritjes së plantacioneve shumëvjeçare. Përmes këtyre katër konkurseve publike në dispozicion janë vendosur gjithsej 4.294 hektarë tokë shtetërore e përpunueshme bujqësore deri në tre hektarë, të ndara në 31 rajone nëpër shtet: Gostivar, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Resnjë, Tetovë, Gazi Babë, Sveti Nikollë, Strugë, Ohër, Karposh, Kisella Voda, Çair, Demir Hisar, Vallandovë, Koçani, Kriva Pallankë, Krushevë, Strumicë, Prilep, Probishtip, Radovish, Berovë, Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Gjevgjeli, Dellçevë, Kavadar,…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët, derisa ka komentuar incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane, tha se nuk e arsyeton sjelljen e kryetarit të këtij Komisioni, Arbër Ademi, por sipas tij, ngjarja fatkeqe ka qenë e provokuar nga opozita. “Unë nuk kam kompetencë të kërkoj përgjegjësi, këta janë deputetë, jo zyrtarë. Mësimi është se kjo nuk guxon të ndodhë në Kuvend dhe nuk do të ndodhte nëse ai që është deputet ulet në vendin e tij, tha Xhaferi, duke shtuar se incidentin nuk e ka shkaktuar Ademi, por: “ata që dolën në foltore”.

Lexo më Shumë

Në rrugën Fustanska në Shkup, mbrëmë në ora 20:45, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar F.I. (40) nga Shkupi, i cili me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës, për shkak të arratisjes nga burgu. Ministria e Brendshme njofton se personi është dorëzuar në burg për vuajtje të dënimit me burg.

Lexo më Shumë

Gjatë aksionit të djeshëm të dhurimit të gjakut të organizuar nga Alternativa në Kumanovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq na nderoi edhe një kampion në dhënien e gjakut, Reshat Limani. Reshat Limani është baba i hoxhës Bunjamin Limani dje për të u bë e 126 herë që dhuron gjak. “ Dhuro gjak se gjaku nuk prodhohet por dhurohet nga njeriu human lus Allahun qe gjithë dhuruesit ti shpërblej e të ju jep shëndet “, komentoi Reshat Limani.

Lexo më Shumë

RRITJE PREJ 76.5% EDHE E RIINFEKTIMEVE Instituti për Shëndet Publik në raportin javor për periudhën nga 20 deri më 26 Qershor, njofton se për 63.8% janë rritur infektimet e reja me COVID-19 në krahasim me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe, sic njofton KlanM, janë shënuar 580 raste të reja kurse javën e kaluar ishin shënuar 354. Nga 20 deri 26 Qershor, sipas ISHP-së, janë regjistruar 120 riinfektime me një rritje prej 76.5% në krahasim me javën paraprake kur ishin shënuar 68 riinfektime-percjell KlanM. Lajmi I mirë është se në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e komplikimeve…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullatori i Energjetikës po bën përllogaritjet përfundimtare se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Është e sigurt vetëm se rritja do të jetë 10 deri mbi 10 për qind. Kompanitë energjetike kanë treguar kosto shumë të larta, por, sipas presidentit të ERC-së, nuk do të njihen të gjitha. Ekspertët pajtohen se rryma do të jetë më e shtrenjtë, sepse çmimi po rritet në tregun botëror, por është mirë që do të zhvlerësohet, pra do të jetë më e ulët se realja. Faturat familjare nga muaji i ardhshëm do të ndahen në 4…

Lexo më Shumë