Author: Hamdi Kumanova

Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të Samitit të NATO-s u takua me Robert Golob, kryeministrin e ri të Republikës së Sllovenisë. Duke uruar formimin e qeverisë së re sllovene, presidenti Pendarovski shprehu shpresën se zhvillimi i shkëlqyer i marrëdhënieve bilaterale politikisht dhe ekonomikisht do të vazhdojë. Bashkëbiseduesit diskutuan për çështjen e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, e cila është vazhdimisht e lartë në agjendën e politikës së jashtme sllovene, ku presidenti falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në BE. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes,…

Lexo më Shumë

OEM: KJO ËSHTË NJË NISMË E BALLKANIT TË HAPUR Lehtësimi për bizneset e vendit gjatë import dhe eksport të mallrave është arsyeja e monitorimit në pikën kufitare Tabanovcë nga punëtor të OEM-së. Nga nesër personat e caktuar nga Oda Ekonomike e RMV-së do të jenë në terren dhe do të monitorojnë nga afër situatën. Monitorimi i lëvizjes së mallrave në vendkalimin kufitar Tabanovc – është projekti që u prezantua në një konferencë për media nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut raporton KlanM. Sipas drejtorit operativ të Odës Ekonomike të RMV-së, zbatimi i këtij projekti në pikën kufitare…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme për media, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me drejtorin e NP “Rrugë dhe rrugica” Boris Nastov dhe drejtorin e NP “Parqe dhe gjelbërim”  Angele Sotirovski, e paralajmëruan projektin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar, i cili do të zhvillohet në disa faza me qëllim të krijimit të një hapësire publike moderne multifunksionale me gjelbërim të ri, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe pajisje të reja urbane në interes të të gjithë qytetarëve. – Me këtë projekt planifikojmë që fillimisht të rinovojmë këtë pjesë të kejit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar 15 rrugë të reja me bekatonka, si dhe hapësira të reja sportive për fëmijë dhe të mëdhenj si dhe rregullimin e hapësirave të parkingjeve, transmeton Almakos. “ Këtë verë filluam me rikonstruimin dhe rregullimin e 15 rrugëve deri te njësitë banesore në Shkup Veri. Pas përfundimit të procedurës tenderuese me paver elemente do të rikonstruohen hyrjet në njësitë banore dhe njashtu edhe rrugët kryesore të këmbësorëve. Njashtu janë paraparë edhe dy hapësira sportive për fëmijë si dhe një hapësirë për basketboll. Në disa lokacione do të ketë edhe rregullim gjelbërime të…

Lexo më Shumë

Nga Qeveria thonë se me miratimin e katër bllok tarifave, është mundësuar drejtësi për qytetarët pasi ata që shpenzojnë më tepër do të paguajnë më tepër. “Në kushtet e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, për mbrojtje nga rritja e çmimeve të larta , nga 1 korriku fillon reforma tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo do të thotë një lloj takse e drejtë, ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, në krahasim me ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë. Qëllimi është të inkurajohet përdorimi racional dhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dje në kuadër të Samitit të NATO-s në Madrid mori pjesë në darkën e punës së ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku u diskutua tema: “Ndikimi i kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor”. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në bisedën me ministrat e tjerë të Mbrojtjes, theksoi se komunikimi efektiv strategjik është thelbësor në luftën kundër kërcënimeve të tilla dhe rreziqeve të sigurisë dhe se tejkalimi i sfidave të tilla është një nga prioritetet e NATO-s dhe pjesë e diskutimeve të Samitit. “Ajo që na duhet është të rrisim efikasitetin dhe cilësinë e institucioneve tona përmes…

Lexo më Shumë

Edhe pa VMRO-DPMNE-në do të fillojmë të punojmë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha sot ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, i cili javën e kaluar edhe një herë i dërgoi ftesë të hapur VMRO-DPMNE-së që të kyçet në punët e Komisionit. “VMRO-DPMNE i është dërguar një letër tjetër, nëse nuk komentojnë do të fillojmë të punojmë për Kodin Zgjedhor. Ftesa për anëtarësim dhe për të dhënë propozimin e tyre është gjithmonë e hapur, ideja është të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it”, thotë ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave që i kumtoi dje Komisioni për Sëmundje Infektive, është shënuar rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vend për 65 për qind, por njëkohësisht nuk ka rritje të numrit të hospitalizimeve, me çka është konfirmuar se nuk ka nevojë për masa shtesë. Gjatë ditës së djeshme, Instituti për Shëndet Publik kumtoi se janë regjistruar 148 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1261 testime, ndërsa 40 janë riinfeksione. Janë shëruar 45 pacientë dhe nuk ka të vdekur në 24 orët e fundit, por konform Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni miqësore, u bë sot pranim-dorëzimi i detyrës drejtor i Ndermarrjes Publike “Parkingu i qytetit dhe Gjelbërimi”, ku si drejtor u emërua Senad Asani, jurist dhe profesionist me aftësi menaxheriale të theksuara. Jam i bindur se z.Asani do të jetë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve të Gostivarit. Drejtorin e deritanishëm, Bekim Çelebiu e falenderova duke i ndare Mirënjohje për punën e mrekullueshme me çka e ndryshoi hartën hortikulturore të Gostivarit me dhjetëra parqe të reja dhe mijëra pemë dhe lule të mbjellura, shkruan në njoftimin e tij në facebook kryetari i komunës së Gostivarit,…

Lexo më Shumë

Stabiliteti politik relativ në Bullgari zgjati vetëm 6 muaj. Të mërkurën e 22 qershorit, një mocion mosbesimi i dha fund qeverisë së drejtuar nga Kiril Petkov, kreut i lëvizjes centriste dhe reformuese “Të vazhdojmë ndryshimin”. Qeveria e tij u krijua në dhjetorin e vitit të kaluar me synimin e shpallur modernizimin e vendit, luftën kundër korrupsionit dhe rinisjen e reformës në sistemin gjyqësor. Por kabineti ishte e kufizuar në veprimtarinë e tij nga nevoja për kompromise të vazhdueshme midis forcave politike që përbënin shumicën parlamentare shumë të larmishme. Tani i takon presidentit të vendit Rumen Radev, që t’u besojë udhëheqësve…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një intervistë për TV N1 nga Beogradi deklaroi se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është precedent i rrezikshëm dhe hap mundësi që Sofja ta bllokojë dhe shantazhoj Shkupin gjatë tërë procesit negociues, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. Sipas Dimitrovit, Parisi ka lejuar që çështjet bilaterale me Bullgarinë të hyjnë në kornizë negociuese, ndërsa kontesti me Sofjen ka të bëjë me gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase. “Mendoj se kjo vetëm na largon nga ajo që procesi duhet të jetë, demokratik dhe reforma ekonomike, kritere të Kopenhagës.…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit në Shkup me çka është konstatuar se 21 persona vozisin pa patentë shofer. “Gjithsej janë gjobitur 220 pjesëmarrës në komunikacion, shumica e të cilëve janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë. 92 shoferë janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë gjobitur edhe nëntë motoçiklistë. Tetë shoferë janë dënuar me gjobë për përdorim të celularit, gjashtë për automjete me defekt teknik ose për drejtim mjeti të paregjistruar, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë masa për parakalim dhe devijim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë