Qytetarët vazhdojnë të rrisin përdorimin e kanaleve digjitale për kryerjen e pagesave, veçanërisht përdorimin e kartelave pagesore dhe aplikacioneve celulare për inicimin elektronik të transfereve të kredive në tremujorin e parë të vitit 2022, kumton Banka Popullore. Numri i transaksioneve të kryera në vend me kartela pagesore të lëshuara në vendin tonë është rritur për 15,8 për qind në vit, ndërsa vlera e transaksioneve është rritur për 13,2 për qind. Rritje vjetore e numrit të pagesave me kartela pagesore në pikat fizike të shitjes është regjistruar për 19,5 për qind, si dhe rritje vjetore prej 8,7 për qind në pikat…
Author: Hamdi Kumanova
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se rritja e paralajmëruar e rrymës prej 7.4 për qind është gënjeshtër dhe pretendon se faturat do të jenë më të larta për 18 për qind. Partitë opozitare paralajmërojnë se në muajt e dimrit faturat do të rriten nga 30 deri në 40 për qind. Mirëpo, LSDM-ja u përgjigj se gjatë krizës botërore energjetike dhe ekonomike, Qeveria vazhdon të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët e fundit për 80 për qind. Përllogaritja e tyre është se çdo amvisëri përfiton mesatarisht 3.500 denarë lehtësim në muaj./Alsat.mk
Rrezik për vonesën dhe vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Nga nesër 60 gjyqtarë dhe 10 prokurorë do të fillojnë të dalin në pension njëri pas tjetrit, sepse kanë mbushur 62 apo 64 vjet, shkruan Alsat. Ministri i Drejtësisë, paralajmëron se nëse gjyqtarët dalin në pension, atëherë shumë lëndë gjyqësore do të duhet të fillojnë nga fillimi, madje disa lëndë do të vjetrohen dhe nuk do të ketë zgjidhje ligjore për to. Ky epilog erdhi pasi shumica parlamentare në Kuvend nuk i kaloi ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës për shkak të veprimeve të opozitës. “Dalja në pension e gjyqtarëve dhe…
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski edhe sot foli për çmimet e reja të energjisë elektrike. Ai tha se nga rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk dëmtohen amvisëritë e vogla. E drejtori i Elektranave të Maqedonise Vasko Kovacevski mohoi pohimet e opozitës se qymyrë ka vetëm edhe për dy ditë. “E vërteta është një se çmimi i energjisë elektrike për 98,8 % nga amvisëritë u rrit për 7.4% dhe unë pres se opozita nuk do të bëjë çdo herë presion në Komisionin Rregullator për Energjetikë”, tha Marko Bislimovski-kryetarë i Komisionit Rregullator. “Ekspertët e opozitës thonë se ka…
Dështon votimi i ndryshimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, përmes të cilit dhjetëra gjykatësve e disa prokurorëve do t’u prolongohej pensionimi. Kjo për shkak se sot është afati i fundit që ky ligj të votohet në seancë plenare, por koha nuk mjafton për shkak se me shumë gjasa deri në mesnatë do të zgjasë seanca për interpelancën e ngritur nga VMRO-DPMNE-ja ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, konfirmoi për TV21, se sot nuk do të ketë hapësirë për seancën sepse gjithë ditën do të zgjasë interpelanca. “Ditë më parë, me shkulje të…
BEKTESHI: KA VETËM NJË GAZSJELLËS ME BULLGARINË Maqedonia e Veriut ka arritje të rëndësishme në aspektin e tranzicionit energjetik në periudhën e kaluar, duke zbatuar disa reforma dhe duke ndjekur vizionin e saj për ndërtimin e një sistemi energjetik të besueshëm, efikas, ekologjik dhe konkurrues që do të ndihmojë rritjen e qëndrueshme ekonomike kështu u shpreh Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, raporton KlanMacedonia. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, n ë konferencës – Forumi Energjetik Maqedonas 2022, njoftoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë përfundimi i të gjitha proceseve të nisura…
Sipas Deutche Welle, presidenti francez Emanuel Macron sot deklaroi se është gjetur zgjidhje për problemin mes Shkupit dhe Sofjes, zgjidhje kjo që do të hap rrugë që të nisin negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. “Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje me kompromis”, thuhet të ketë thënë Macron në konferencën për shtyp në Madrid.
Qeveria ka konfirmuar se sot përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka marrë propozim nga presidenca franceze për të tejkaluar pengesat në rrugën e vendit drejt BE-së. Nga ekzekutivi thonë se propozimi i njëjtë do të shqyrtohet me të gjitha palët në vend, shkruan TV21. Kumtesa e plotë e Qeverisë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Presidenca Franceze ka arritur propozim me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozcioneve tona të shprehura publikisht”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në Qeveri…
Vendi momentalisht është plotësisht i varur nga gazi rus, por lidhja energjetike me rajonin, ndërtimi i interkonektorëve të rinj të gazit natyror me vendet fqinje do të kontribuojë në diversifikim të burimeve të furnizimit me energji dhe më pak varrshmëri nga Rusia, transmeton Portalb.mk. Sipas Bekteshit, vendi po punon në masa dhe projekte në fushën e energjisë për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, por për momentin vendi varret vetëm nga gazi rus. “Maqedonia e Veriut ka vetëm një gazsjellës me Bullgarinë, i cili është plotësisht i dhënë me qira nga Gazprom, nëse Gazprom vendos…
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 163 Riinfektime: 24 Të vdekur në 24 orët e fundit: 0 Të vdekur të raportuar në Termini im: 2 Të shëruar: 110 Testime: 922 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 800. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Ohri dhe Manastiri. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 314.081 Të shëruar: 303.893 Të vdekur: 9.325 Testime: 2.081.796
Samiti i NATO-s në Madrid është një mundësi për të shpjeguar dëmin e bllokadës bullgare për integrimin evropian të RSM-së dhe për unitetin e NATO-s, tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. “Para NATO-s, Pendarovski mund të mburret me një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikat e Aleancës dhe BE-së”, tha Trajanov. Presidenti Stevo Pendarovski mund të aktualizojë proceset integruese evropiane të Maqedonisë para pjesëmarrësve në Samitin e NATO-s në Madrid dhe të theksojë kërkesat irracionale të Bullgarisë, të cilat sfidojnë identitetin, gjuhën, historinë maqedonase, si dhe shantazhin për ndryshimin e Kushtetutës, si parakusht për heqjen e vetos…
Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e 77 plenare me të vetmën pikë në rend të ditës, interpelanca ndaj punës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi. I pari në procedurale u deklarua Xhaferi i cili e spiegoi zhvillimin e kësaj seance. Ai tha se shumë herë është akuzuar se i ka mbajtur në sirtar interpelancat. “Të jem i qartë, këto çështje nuk kanë të bëjnë me mua por me procedurën, për këtë shkak sot është në propozim që të jetë pika e vetme në rendin e ditës”, tha Xhaferi. Xhaferi tha se nuk do të bie në nivelin të…

