Author: Hamdi Kumanova

Të dhëna shqetësuese për sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve shpalosi shoqata për mbrojtjen e punëtorëve. Punëtorët e tekstilit, ndërtimtarisë dhe bujqësisë punojnë në kushte çnjerëzore dhe jo të shëndetshme, thonë nga kjo shoqatë, duke shtuar se kushtet e punës shkelen vazhdimisht dhe kjo paguhet me gjak. “Nga një studim i fundit që kemi bërë për sektorin e tekstilit, ku kemi mbuluar një të katërtën e punëtorëve, kemi konstatuar se të paktën 80% e punëtorëve në industrinë e tekstilit kanë diagnoza të caktuara shëndetësore. E gjithë kjo thotë se jemi të sëmurë në vendet tona të punës”, tha Milan Petkovski, kryetar…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se dje janë kryer 894 teste, ndërsa janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik njofton se dje janë regjistruar 97 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar dy viktima nga coronavirusi Shkup (85) dhe Berovë (76). Viktimat kanë ndërruar jetë më 13.06.2022 dhe 20.06.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.211, numri i të shëruarve është 303.989, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 895.

Lexo më Shumë

AZIRI E ZENDELI: NUK E KEMI PARË ASNJËRIN PROPOZIM Partitë opozitare shqiptare deri më sot nuk janë kontaktuar nga partitë në pushtet lidhur me propozimin francez. Lidhur me përmbajtjen, ata theksojnë se nuk kanë se çfarë të komentojnë, pasi nuk e kanë idenë se si duket asnjëri nga propozimet. Presin që së shpejti të bëhen pjesë e debatit të hapur lidhur me këtë çështje, raporton Klan M. “Deri në këtë moment që po flasim, ne në formë zyrtare as nuk e kemi pa propozimin e fundit francez dhe as nuk jemi kontaktuar nga ana e Qeverisë, përpos deklaratës së kryeministrit…

Lexo më Shumë

Dje në Tetovë janë sulmuar fizikisht punonjësit e NP “Parkingu i Qytetit” në Tetovë nga një qytetar, automjeti i të cilit ka qenë i parkuar në mënyrë të parregullt. Sipas Komunës së Tetovës, sulmuesi është raportuar në polici dhe do të përballet me dënimet e përshtatshme, përcjell Nistori. “Fatkeqësisht, sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” nuk po ndalen asesi. Punonjësit tanë dje janë sulmuar sërish fizikisht dhe verbalisht nga një qytetar, automjeti i të cilit ka qenë i parkuar në mënyrë të parregullt. Sulmuesi është raportuar në polici dhe do të përballet me sanksionet e duhura. Ngjarje të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 29.6.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Nga data 2.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot para mediave ka deklaruar se propozimi i ri i pranuar nga Franca për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me BE-në. Sipas tij, propozimi i ri përfshin vërejtjet e Qeverisë së RMV-së, dhe se ai paraqet bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me partnerët e koalicionit, në të cilin ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq kanë shpjeguar në detaje propozimin, duke marrë parasysh përcaktimet tona strategjike. Kovaçevski, tha se ky është i pari nga një seri takimesh që do të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja konsideron se nuk mjafton që Kryeministri të konsultohet vetëm me partnerët e koalicionit, sic e quajnë, për propozimin jo të volitshëm që nga opozita vlerësohet si debakël për diplomacinë e vendit. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Propozimi I këtillë nuk guxon të kalojë, për shkak se me këtë humb Maqedonia, nëncmohet, kurse në planin e jashtëm politik nuk do t`ia arrijë qëllimit as për anëtarësimin në BE e as për marrëdhënie më të mira miqësore dhe të barabarta me Bullgarinë. VMRO-DPMNE e ndjen revoltën e qytetarëve, pakënaqësinë e akumuluar për shkak të…

Lexo më Shumë

BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN KOVAÇEVSKI Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen ka njoftuar se ka biseduar përmes telefonit me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe se I përshëndet informacionet se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër marrëveshjes. “Pata një bisedë të mirë telefonike me Kryeministrin Kovaçevski. Përshëndes lajmet se RMV-ja dhe Bullgaria janë afër marrëveshjes që kanë parasysh interesat dhe shqetësimet” – ka shkruar në Tuitter, Ursula Fon der Lajen. Ajo ka shtuar Se komisioni Evropian është gati të nis skriningun për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për rrugën e tyre evropiane. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet rolin konstruktiv të presidencës franceze për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në kontestin e vendit tonë me Bullgarinë fqinje dhe vlerëson që propozimi i dhënë në formën e ideve për zgjidhje është bazë e mirë për të përmbyllur kontestin dhe për të zhbllokuar rrugën tonë europiane. Vendi ynë ndodhet para një vendimi historik, atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe mbylljes së të gjitha çështjeve me fqinjët dhe kontestuese për vendin tonë, prandaj vlerësojmë se shanset e këtilla të një kompromisi që nuk cënon aspak identitetin, gjuhën dhe dinjitetin kombëtar të bashkëqytetarëve tanë…

Lexo më Shumë

Kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar sot para mbledhjes në Qeveri deklaruan se presin që kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski t’i informojë për propozimin francez që do të heqë veton për hyrjen e vendit në BE. Kryetari i Lidhjes Demokratik (LD), Pavle Trajanov deklaroi se e para dhe më e rëndësishmja është që as propozimin e parë dhe as të dytë nuk e kanë marrë si partnerë koalicioni dhe se nuk mund të ndërtojnë qëndrim në bazë të asaj që është thënë në media. “Do të kërkoj së pari, të na sigurohet propozimi, të kemi kohë ta…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, informoi se do të insistojnë që të mos nënshkruhet protokolli për heqjen e vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, derisa të sqarohet dokumenti, siç thotë ai, “që e ka rishikuar Parisi”. Propozimi i fundit i Francës për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është identik me atë fillestar që u votua në parlamentin bullgar, tha për “Euronews” ambasadorja franceze në Sofje, Florence Robin, përcjell “BNR”. “Propozimi nuk ndryshon nga i pari dhe mbron plotësisht të drejtat e pakicave, përfshirë bullgarët, dhe nuk ka…

Lexo më Shumë