Bie dukshëm numri i punëtorëve në industrinë e prodhimit Maqedonia po përballet me mungesë të punëtorëve nëpër disa fusha të ndryshme veprimtarie. Sektori i industrisë së prodhimit dhe guroreve duke se mbeten sektorët më të padëshiruar për punë. Në periudhën janar – maj të këtij viti, krahasuar me pesë muajt e parë të vitit të kaluar, numri i punëtorëve është më i ulët për dy përqind. Numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe guroreve në maj 2022, krahasuar me majin 2021, shënoi një rënie prej 2.5 përqind, në sektorin e industrisë përpunuese një rënie prej 1.7 përqind si dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më datë 7 korrik mund të marrin vendimin e madh drejt nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, kjo pasi pikërisht në atë datë do të ndodh mbledhja e 27 ambasadorëve të BE-së të cilët do të diskutojnë çështjet aktuale të Unionit. Lajmin për mediat në Shqipëri e ka bërë të ditur, gazetarja Erisa Zikaj e cila nga Brukseli informoi mbi kronologjinë e ngjarjeve për Ballkanin Perëndimor. “Jemi të informuar se presidenca çeke, ashtu si edhe ajo franceze, është e përkushtuar për avancimin e marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për propozimin e fundit dhe përfundimtar të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se me propozimin e ri francez është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas, përcjell TV21. Osmani tha se nuk është me rëndësi qëndrimi i Bullgarisë mbi gjuhën, por që problemi ka qenë që mos të lejohet që Bullgaria të bind 26 vendet e tjera anëtare mbi qëndrimin e saj për gjuhën maqedonase. “Korniza miratohet të njëjtën ditë që ne do të themi po për pakon dhe këtu mbyllet Kushtetuta e procesit të negociatave, ky është dokumenti që neve na lidh më tepër me Bashkimin Evropian, në këtë…
Kryetari i organizatës ”Tga za jug” tha se nuk e pranojnë propozimin francez. ”Jemi kundër propozimit francez dhe Qeveria nuk duhet të pranojë thotë kryetari i organizatës Forumi i refugjatëve të Maqedonisë në shënimin e ditës së refugjatëve nga Pjesa e Egjeut të Maqedonisë”. /KlanMacedonia/
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Strumicës pasi tek i njëjti janë gjetur mjete arkeologjike të rëndësishme të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale, përcjell TV21. Policia ka arrestuar personin me inciale B.B., 39-vjaçarë nga komuna e Vasilevës, pasi gjeti mjetet arkelologjike gjatë kontrollit në veturën e tij me targa të Strumicës. “Janë gjetur 276 monedha, tre maja të shtizës, 10 unaza, si dhe sende të tjera që përfaqësojnë mallra nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose gjëra të rralla natyrore. B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar në zonat urbane kanë lindur 11,224 fëmijë ose 60,2% e numrit të përgjithshëm, ndërsa në zonat rurale 7,424 ose 39,8%. Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve sipas rajoneve e ka Shkupi me 38,9%, kurse më të vogël rajoni lindor me 6,3%. Mosha mesatare e nënave të reja nga numri i përgjithshëm i lindjeve në zonat urbane është 29.9 vjeç, ndërsa në zonat rurale 28.4 vjeç. Mosha mesatare e lindjeve të para në zonat urbane është 28.3 vjeç, ndërsa në zonat rurale 26.0 vjeç.…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë edhe sot do të vendosë karrige para Kuvendit në shenjë mbështetjeje për anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet për të votuar amendamentin me të cilin kërkohen mjete për ribalancimin e Buxhetit për një rritje lineare të pagës neto prej 2.806 denarë për punëtorët në sektorin publik. Para Kuvendit do të vendosen 14 karrige, ndërsa protesta do të nisë në orën 13:30 dhe gjatë kësaj kohe do të ndërpritet qarkullimi. “Gjëja më e rëndësishme për Kuvendin dhe Qeverinë është që të zgjidhet problemi i punëtorëve dhe të mos ketë punëtorë që nuk kanë mundësi të…
Ish-ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e ka komentuar lëvizjet e fundit për kompromisin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke i quajtur si ndryshime të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Fillimi i bisedimeve për ne do të jetë me dy këste. I pari është tani pasi të nënshkruhet marrëveshja dhe pastaj, kur të integrohen bullgarët në Kushtetutë” ka shkruar Dimitrov. Dimitrov gjithashtu ka thënë se ka edhe një mashtrim, që ka rolin për të fshehur të vërtetën e marrëveshjes së vërtetë mes dy vendeve, ku sipas Dimitrov, do të preken kufinjtë historik. Reagimin e tij, Dimitrov ka titulluar “shteti…
Universiteti i Tetovës sot e shënoi 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Në nder të kësaj dite Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit tonë organizoi një ndeshje volejbolli në rërë. Në këtë sfidë u ndeshën dy skuadra në përbërje: Hamza Veseli, Flakron Gafuri, Mihaela Ristovska dhe Antonela Gjeorgjevska. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti bashkë drejtues tjerë të Universitetit, koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Mr. Sc. Gëzim Sulejmani, si dhe përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jaewon Oh, e cila u…
Drejtori ekzekutiv i “Eurothink-ut”, Dimitar Nikollovski pret që në këtë propozim të përfshihen të gjitha çështjet që janë vendosur si vija të kuqe të Maqedonisë së Veriut. “Ajo sigurisht se është garanci për gjuhën dhe mos futjen e aspekteve historike në kornizën negociuese dhe Kushtetuta të mund të hapet më vonë. Por, ende nuk e dimë nëse ato janë përfshirë plotësisht. Kemi paralajmërime të këtilla, por nuk e kemi parë versionin final të propozimit francez. Morëm edhe disa deklarata kundërthënëse nga Bullgaria, sepse edhe ata thonë se propozimet e tyre janë pranuar në tërësi”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se tashmë janë publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore për vitin shkollor 2021-2022. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për zbatimin e këtij procesi, nota mesatare e provimeve eksterne është 3.78 dhe është më e lartë se vitin e kaluar që ishte 3.61. Sipas lëndëve, nota mesatare është 4.00 në Gjuhën amtare, 3.48 në Gjuhën angleze, 4.79 në Gjuhën franceze, 4.70 në Gjuhën gjermane dhe 5.00 në Gjuhën ruse. Në matematikë, nota mesatare është 4.18, në Filozofi 3.93. Siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit, deri…
Shkolla verore 2022 e organizuar nga Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor e Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë, sot e përmbylli programin e saj. Pas një sërë prezantimesh të ligjëratave profesionale nga profesorë universitarë dhe ekspertë të njohur, studentët pjesëmarrës në Shkollën verore patën mundësi që të përfitojnë njohuri të shumta mbi sundimin e ligjit. Ligjëruesit ndanë me studentët eksperiencat e tyre, duke i inkurajuar ata të jenë sa më të zëshëm dhe më të përkushtuar sa i përket sundimit të ligjit në vendin tonë. Drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc.…

