Ministrja e Jashtme gjermane dhe kolegia e saj sllovene druajnë se pa afrimin e shpejtë me BE-në Rusia dhe Kina mund të fitojnë shumë terren në Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave të shpejtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për t’u integruar dhe për t’i afruar njerëzit, tha politikania e Partisë së Gjelbër pas bisedimeve me ministren e re të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, (01.07.) në Berlin. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë jo vetëm gjeografikisht…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes njoftimit në Fejsbuk ka demantuar, siç thekson, gënjeshtrat dhe spekulimet në lidhje me propozimin francez, dhe porositi se gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, pa kurrfarë fusnota apo plotësime. “U paraqiten shumë gënjeshtra dhe spekulime në lidhje me propozimin francez. Dëshirojë të jem kristal i qartë: gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me të gjitha gjuhët tjera në Evropë me këtë propozim. Gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian. Nuk ka kurrfarë fusnota dhe plotësime, ato janë gënjeshtra”, shkroi Kovaçevski. “Strategjia jonë dhe plani dhanë rezultate,…
Qeveria dhe deputetët e shumicës parlamentare e refuzuan amendamentin e opozitës që të gjithë të punësuarve në sektorin publik tu rriten pagat për 2806 denarë. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski, deklaroi se këtë amendament e dorëzuan me kërkesë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilët për momentin protestojnë për rritjen e pagave në sektorin publik, raporton Alsat. Sot është dita e fundit e debatit në Kuvend në Komisionin për Financa dhe Buxhet kur debatohet për Rishikimin e Buxhetit.
QYTETARËT KËTË MUAJ DO TË PAGUAJNË FATURA MË TË LARTA PËR RRYMË Faturat e rrymës këtë muaj qytetarët do t’i paguajmë më shtrenjtë. Kjo pasi Komisioni rregullator për energjitikë shtrenjtoi rrymën për 7,4 përqind, përcjellë Klan M. Por idea për ndarjen në blloqe për harxhimin e rrymës elektrike sipas së cilëve është konstatuar çmimi i një kilovat-orë të harxhuar, në praktikë do të tregojë se thuajse është e pamundur që një familje katëranëtarëshe t`i kënaq nevojat gjatë një muaji, kurse në të njëjtën kohë të harxhojë 210 kilovat-orë rrymë elektrike dhe t`I takojë bllokut të parë tarifor. Ekspertë në fushën…
Të dashur qytetarë të Kumanovës, të nderuar mërgimtarë. Tashmë kur ka ardhur koha e pushimeve, që rëndom i sjell edhe ahengjet familjare, si fejesat, martesat e të ngjashme, vjen edhe dukuria e përdorimit të armëve për qëllime festive. Për fat të keq, të gjithë jemi dëshmitarë se viteve të shkuara në jo pak raste mënyra e tillë e festimit ka shkaktuar edhe pasoja fatale me humbje jete. Kjo është arsyeja që Dega e Alternativës në Kumanovë t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të kenë kujdes nga përdorimi i armëve, që ashtu ta mbrojnë veten dhe familjet e tyre.…
Partia VMRO Popullore ka komentuar propozimin francez i cili ka arritur së fundmi në Maqedoni. Sipas tyre, propozimi francez është zgjidhja ideale e problemit disa vjeçar me Bullgarinë, sepse i njejti pranon identitetin dhe gjuhën pa asnjë fusnotë, prandaj si i tillë duhet edhe të miratohet. “Partia Popullore ka analizuar versionin e fundit dhe të ndryshuar të “propozimit francez”, dhe vlerëson se në të nuk ka asgjë që e kërcënon gjuhën dhe identitetin. Çdo marrëveshje është një lloj kompromisi, por fakti është se pala bullgare ka devijuar më shumë nga qëndrimi i fundit, i ashtuquajturi qëndrim kornizë me të cilin…
Presidenti Stevo Pendarovski për nesër pasdite në kabinetin e tij e konvokoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në të cilin do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në seancë, përskaj anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë, është paraparë të jep deklaratë presidenti Stevo Pendarovski, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.
Gjatë vitit 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 739 objekte të ndërtuara pa leje, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 210 objekte për banim (28,4%), 102 rindërtime, mbindërtime dhe adaptime (13,8%), 73 objekte afariste (9,9%), 29 garazhe (3,9%), 128 rrethoja (17,3%), 6 shkallë (0,8%), 6 terraca (0,8%), 6 terraca verore (0,8%), 71 tenda (9,6%), 23 objekte të përkohshme (3,1%) dhe 85 objekte ndihmëse (11,5%). Numri më i madh i objekteve të ndërtuar pa laje (95,7%) janë në pronësi private.
Ish presidenti Gjorge Ivanov përmes rrjeteve sociale ka shprehur qëndrimin e tij mbi propozimin e ri francez për heqjen e vetos bullgare ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përcjell TV21. Ivanov e quan propozimin tradhti kombëtare, ndërsa thotë se i njëjti duhet të refuzohet. “Si ish-president, i cili për 10 vjet ishte dëshmitar dhe kundërshtar i fortë i të gjitha lojërave të ndyra për shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë, bëj thirrje që propozimi francez të refuzohet. Me një “vendim” të tillë, Republika e Maqedonisë do të zhytet në një humnerë juridike, politike dhe historike. Populli maqedonas përsëri është…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej orës 19:50 të datës 01.07.2022, deri në orën 03:00 të datës 02.07.2022 në Dojran të Vjetër kanë arrestuar 18 persona për posedim të lëndëve narkotike, përcjell TV21. Arrestimet janë bërë gjatë një manifestimi muzikorë ndërsa është konfiskuar marihuanëm kokainë dhe ekstaza. “SPB Strumicë ka kryer kontroll dhe ka arrestuar M.Zh.(26), F.P.(25), Zh.N. (26), K.J.(28), J.R.(21), D.T.(22) dhe F.P.(34), të gjithë nga Shkupi, I.G.(25) nga fshati Kadino, komuna e Ilindenit, A.S.(26) dhe V.B. 26) nga Kavadari, A.P.(26) dhe Z.T.(46) nga Negotina, A.U.(23) dhe J.U.(30) nga Dojrani i Ri, J.S.(19) nga Tetova, S.I.(22) nga…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët shpjegoi detyrimin që jep propozimi i ri francez për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, përcjell TV21. Osmani tha se sipas propozimit të ri kjo do të ndodhë pasi të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në, respektivisht pas përfundimit të procesit të skriningut ose para hapjes së kapitulli të parë të negociatave. “A i fillojmë negociatat apo nuk i fillojmë. Propozimi që ishte më herët, i cili thoshte, ndryshime kushtetuese, pastaj fillim të negociatave, tani ka fillim të negociatave, konferencë të parë ndërqeveritare, hapjen e negociatave,…
Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, për hyrje në vend ka filluar të ketë pritje nëpër pikat kufitare. Në vendkalimin kufitar Tabanovc, pritja është rreth një orë, ndërsa për dalje nga pika kufitare Bogorodicë pritet 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM. Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur dhe po zhvillohet pa pengesa.

