“Protesta e quajtur si mbarë popullore e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE dhe partitë tjera opozitare maqedonase, vazhdojnë edhe sot. Derisa mbrëmë disa qytetarë qëndruar para Qeverisë, sot kjo rrugë është bllokuar me automjete dhe qytetarë të tjerë”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili. Protestuesve që gjithë natën qëndruan para Qeverisë iu bashkua edhe lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski. “Sot ose gjatë ditës së nesërme në seancë qeveritare do të kalojë në praktikë “Po-ja” pozitive e Bujar Osmanit me çka formalisht do të nënshkruhet protokolli i seancës së dytë ndërqeveritare të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se me këtë Qeveria…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati sot në Tetovë ndanë 100 grante për vetëpunësim, përcjell TV21. Subvencionet janë në vlerë prej 5.000 deri në 10.000 euro. “Të rinjtë që kanë ide të ndryshme dhe kreativitet t’i shfrytëzojnë masat për vetpunësim dhe në kuadër të biznes planeve që do t’i përpilojnë të mund të fillojnë biznesin e tyre, duke marrë subvencionim nga 5.000 euro deri në 10 mijë euro”, tha Bekteshi në Tetovë, ku u nënshkruan kontratat për disa nga aplikuesit e aprovuar në këtë rajon. Drejtori Murati theksoi se interesimi për këto masa është gjithnjë…
Në tre ditët e fundit janë regjistruar 290 raste të reja Covid-19, nga 1.695 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 250 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në tre ditët e fundit (01.07 deri 03.07.2022) nuk është regjistruar asnjë viktimë, përdshi këtu edhe sipas sistemit “Termini im”. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.501, numri i të shëruarve është 304.239, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 935.
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev thotë se me propozimin në fjalë është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas. “Çështja më e rëndësishme, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë të siguruar dhe garantuar në kohën e negociatave dhe prandaj janë njohur dhe pranuar nga BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja. Protokolli që do të nënshkruanin Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria bullgare shpjegon rrugën për tejkalimin e çështjeve të hapura që janë të zgjidhshme. Ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe miqësore…
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimoski, ka njoftuar se do të ketë ulje të çmimit të derivateve të naftës. Një ndryshim në çmimore pritet të ndodh sot. “Nafta do të ulet për gjysmë denari, ndërsa benzina për një denar. Ajo që është në bursa përkthehet në vendime, nuk ka opsion tjetër”, tha Bislimoski. Lidhur me modelin e ri tarifor për energjinë elektrike, Bislimoski sqaroi se ekzistojnë mekanizma për mbrojtjen e konsumatorëve. Rritja për faturë prej 3.000 denarë, pohon Bislomoski, do të ishte nga 150 në 200 denarë.
“TË SHFRYTËZOHET KJO REVOLTË E POPULLIT MAQEDONAS” Kanë vazhduar protestat e opozitës maqedonase kundër propozimit francez në kornizën negociuese për në BE, përcjellë Klan M. Për të ditën dytë, qytetarët të cilët thonë se I takojnë një grupi joformal në rrjetet sociale, u mblodhën para qeverisë me moton “Ultimatum – Jo faleminderit” “Stop bullgarizimit”, “Fashizmi bullgar – vlerë evropiane”, ishin pjesë të mesazheve për zyrtarët e shtetit dhe të qeverisë, mes tyre edhe mesazhe ofenduese për ata që janë shprehur pozitivisht për propozimin francez. Qytetarëve u janë bashkuar edhe liderët e partive politike. I pranishëm ishte edhe Kryetari I VMRO-DPMNE-së,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë tha se edhe pse jemi në mes të vitit 2022, janë shfrytëzuar 70 për qind e kuotave të punëtorëve që vijnë nga vendet e huaja e që dëshirojnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut. Bekteshi tha se punëtorët kryesisht vijnë nga Turqia, por që odat ekonomike në vend kërkojnë që të liberalizohet procedurat edhe për shtetet tjera. “Pothuaj se mbi 70% vetëm në pjesën e parë të vitit ka interes…nëse është numri 5000, 70 për qind ka aplikime të numrit 5000, nga punëtorë të shteteve të huaja…
Policia gjatë mbajtjes së një manifestimi muzikor në Dojran të Vjetër mbrëmë, prej orës 20:30 deri në orën 2:30 pas mesnate, ka kryer kontroll dhe i ka privuar nga liria nëntë persona pasi tek ta janë gjetur më shumë lloje të drogës. Siç informoi MPB, të privuar nga liria janë K.A. (18), dhe A.M. (19), të dy nga Shkupi, M.C. (26) dhe D.P. (27), të dy nga Kumanova, G.P. (22) nga Prilepi, N.M. (22) nga Ohri, T.S. (21) nga Vallandova, D.A. (19) nga fshati Nikoliq, komuna e Dojranit dhe I.K. (20) nga fshati Illovicë e Strumicës, pasi tek ta janë…
Lëvizja BESA është duke përcjellë me vëmendje situatën aktuale politike në vend dhe sidomos në drejtim të zhbllokimit të procesit euro-integrues të vendit pas propozimit francez. Edhe njëherë rikonfirmojmë pozicionin e Lëvizjes BESA se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm pa alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja BESA është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend. Poashtu pasi…
Protestuesit kundër propozimit francez kalojnë naten oara Qeverise së Maqedonisë së Veriut. Ata thonë se do të qëndrojnë derisa të refuzohet ky propozim, informon KlanMacedonia.
Partia opozitare, VMRO-DPMNE edhe një herë ka reaguar në lidhje me protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke thënë se gjuha maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur, njofton Telegrafi Maqedoni. “Gjuha jonë nuk është e garantuar, ashtu siç thotë qeveria e Kovaçevskit. Këta pranojnë që Bullgaria do të na shkruajë librat shkollorë” thonë nga VMRO-DPMNE. “Qeveria thotë se gjuha do të ruhet por kjo nuk është e vërtetë pasi librat shkollorë do të na shkruajë Bullgaria, sipas dëshirës së tyre” vazhdojnë nga VMRO-DPMNE. “Gjuha maqedone nuk është e garantuar pasi e njejta ka rrezik…
Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve reagoi për dëmtimin e bredhit dhe mos kthimit të tij në gjendjen e mëparshme, duke e prerë atë në disa pjesë dhe duke e ngarkuar në kamionetë për ta dërguar në një drejtim të panjohur, transmeton Portalb.mk. “Çuditërisht ky apel i ynë hasi në vesh të shurdhër dhe sot në vend se ta sanojnë gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka…

