Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski para opinionit ka prezantuar një sërë projektesh të nisura dhe përfunduara, transmeton Almakos. “ Të nderuar qytetar të komunës së Butelit, kemi nisur me një ofanzivë ndërtimore verore si asnjëherë me parë. – Kënd i ri për fëmijë në oborrin e shkollës ‘Kliment Ohridski’ – Kemi nisur bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit në asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugës Buteli në gjatësi prej 1000 m2 dhe rrugës Skoevska në gjatësi prej 1800 m2, – Asfaltimi i 20 rrugëve në të gjitha vendbanimet si në fazën e parë ashtu edhe në të dytën, – Parqe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmjën e djeshme ka biseduar me partnerët më të vegjël të koalicionit qeverisës, Lidhjen Demokratike, Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë dhe Partia Liberalo Demokrate, ku i është kërkuar që propozimi i modifikuar francez të kalojë në seancë kuvendore, me çka është pajtuar kreu i ekzekutivit. Maja Moraqanin nga RDM për MIA deklaroi se nuk është saktësuar se kur propozim do të shkojë në Kuvend. Sipas saj në takim partitë kanë kërkuar që të gjithë dokumenete të përkthehen në gjuhën maqedonase.

Lexo më Shumë

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kumtoi se në faqen e Facebook-ut të Universitetit është kryer një sulm kibernetik dhe aktualisht kontrollohet nga një subjekt i panjohur. Nga atje kërkojnë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe përmbahemi nga të gjitha postimet në të, derisa shërbimet e Universitetit të marrin sërish administrimin. Njëkohësisht nga univeristeti thonë se ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet janë ndërmarrë në përputhje me Statutin e UKIM-it, legjislacionin pozitiv në vend dhe rregullat e funksionimit të Facebook.

Lexo më Shumë

Duke komentuar bllok tarifat e reja të energjisë elektrike, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme dhe mundësi për të paguar faturat nuk duhet të subvencionohen. Ai edhe njëherë përsëriti se solidaritet patjetër të ketë, kurse do të ndihmohen familjet më të prekura nga kriza. “Barra nuk mund të jetë e njëjtë për familjet me të ardhura minimale dhe ato me të ardhura më të larta, solidariteti duhet të ekzistojë. Në kohë krize, si kjo, është e nevojshme t’i ndihmojmë ata familje që janë më të rrezikuara. Familjet që kanë të ardhura të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën thirrje për protesta masive para Qeverisë, kundër propozimit francez, përcjell TV21. Sipas Mickoskit me pranimin e këtij propozimi, Edi Rama dhe Shqipëria fillojnë negociatat dhe jo edhe Maqedonia e Veriut. “Ne nuk do të fillojmë tani negociatat, këtë duhet me patjetër qytetarët ta dini. Shqipëria do të fillojë, jo ne. Shqipëria po, por jo ne. Ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën. Në këtë e nënshkruajmë që Shqipëria të nisë negociatat dhe jo Maqedonia. Këtë duhet ta dijë çdo qytetarë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, le të fillojnë. Nëse Komisioni Evropian ka vlerësuar se vendi i…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Strugës nuk mund të marrin atë që u takon me ligj. Përkatësisht, me padi në Gjykatën Themelore në Strugë, ata e padisin komunën për detyrime të papaguara për harxhimet e ushqimit, që u takon sipas ligjit për punën e natës, shkruan Alsat. Një pjesë tjetër e tyre kanë ngritur padi për diferenca të papaguara në pagë dhe harxhime për ushqim. Bëhet fjalë për 40 zjarrfikës. Kërkesat janë për periudhën 2018-2021. Deri më tani janë mbajtur disa seanca, thotë avokati i tyre. “Nga e gjithë rrjedha e këtyre procedurave dhe nga të gjitha provat e paraqitura deri më tani,…

Lexo më Shumë

Grupi i vendeve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës – GREKO, ka konkluduar se Maqedonia e Veriut ka realizuar një progres në zbatimin e rekomandimeve në Raportin e rrethit të katërt të evaluimit duke inkurajuar vendin të vazhdojë me aktivitetet e nisura kundër korrupsionit. Progres modest është shënuar në parandalimin e korrupsionit tek deputetët, gjykatësit dhe prokurorët, vlerëson Grupi i vendeve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës – GREKO, në Raportin e dytë për harmonizimin që është publikuar sot në Strazburg ku vlerësohen masat që janë ndërmarrë nga autoritetet e RMV-së, raporton Klan M, përcjell Telegrafi. “Nga gjithsejt 19-të rekomandimet,…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup, Naser Curri ka reaguar pas shkuljes së bredhit të shenjëtores në sheshin e Shkupit. “Jemi dëshmitarë që para disa ditëve, për shkak të motit të ligë, shi dhe furtunë, era e fortë e shkuli bredhin të cilin e kishte mbjellë vetë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë…Duke menduar se autoritetet lokale dhe ato të qytetit të Shkupit do të përkujdesen që ta kthejnë bredhin në vendin e vetë, ndodhi diçka krejt e papritur për opinionin. Dikush ka marrë të drejtë, që ta prenë bredhin fare pa u koordinuar me autoritetet e qytetit,…

Lexo më Shumë

AlternAtivA e përshëndet dhe e mbështet propozimin e dytë francez, që përbën një kornizë të volitshme, e cila e hap mundësinë e fillimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bën thirrje për kohezion shoqëror dhe shtetëror rreth këtij propozimi. Në të vërtetë, ne jemi të bindur se ky është propozimi më i mirë që ka ardhur ndonjëherë e me të cilin Maqedonia e Veriut e fiton perspektivën europiane pa e vënë në rrezik identitetin etnik të maqedonasve dhe gjuhën maqedonase. Për këtë arsye, ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk konsideron se propozimi francez është marrëveshja më e mirë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë. Në shekullin 21, thekson ai, identiteti nuk mund askujt t’i merret, ndërsa mënyra më e mirë që të mbrohet dhe ruhet është që të jetë brenda Bashkimit Evropian, ku të gjithë janë të barabartë. “Deri tek të gjithë miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut, do të doja t’i njoftoj se propozimi francez është më i mira që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë dhe do të doja t’ju siguroj se në shekullin…

Lexo më Shumë

Arrestim për drogë në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kanë 30-vjeçarin A.K. nga Prilepi, i cili jeton në Shkup, përcjell TV21. MPB shton se i njëjti ka shpërndarë drogë nëpër rrugët e Shkupit. “Përkatësisht, A.K. është furnizuar me drogën, në shtëpinë e tij në lagjen Draçevë, e ka ripaketuar në pako të vogla të gatshme për shitje të mëtutjeshme në rrugë, pas së cilës personalisht ua ka shitur përdoruesve të drogës në territorin e Shkupit me çmim për njësi prej 300 deri në 500 denarë për një pako marihuanë, gjegjësisht 2500 denarë për pako kokainë. Më datë…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian vlerëson se është koha për vendime të përgjegjshme dhe të ecet para me procesin e integrimit. Zëdhënësja e KE-së tha se Brukseli e ndjek situatën në Shkup, ndërsa bëri thirrje që partitë politike të veprojnë në mënyrë konstruktive. Sipas Pisoneros propozimi i rishikuar francez i mundëson Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave me BE-në. “I ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Për ne tani është koha për vendime të përgjegjshme me qëllim që procesi negociues të shkojë para. Propozimi i rishikuar francez e mundëson pikërisht këtë. Në i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë…

Lexo më Shumë